AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Institucionet nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Të dhënat statistikore lidhur me kallëzimet e kryera ndaj korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nga institucionet sinjalizuese dhe ato ligjzbatuese pranë SPAK, tregojnë se veç Policisë së Shtetit, shumica e enteve të tjera publike nuk kanë gjetur paligjshmëri për të referuar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Apatia e institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe paligjshmërive të funksionarëve të lartë bëri që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani të evidentojë në mënyrë të përsëritur gjatë raportimeve të analizave vjetore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në Kuvend, mungesën e kallëzimeve penale për korrupsion dhe krim të organizuar nga ana e enteve publike që kanë funksion të hetojnë paraprakisht këto krime dhe ti adresojnë ato pranë organeve të drejtësisë.

Sipas të dhënave që BIRN siguroi përmes kërkesave për informacion pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i vetmi institucion që ka depozituar çdo vit kallëzime është Policia e Shtetit. Për periudhën 2020-2024, Policia e Shtetit ka depozituar gjithsej 293 kallëzime penale, nga të cilat 205 për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe 88 denoncime që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Konkretisht, për vitin 2020 janë depozituar në total 67 kallëzime; 68 kallëzime penale për vitin 2021; 44 kallëzime në vitin 2022; 65 kallëzime penale në 2023-in dhe 49 në vitin 2024.

Institucioni që renditet i dyti përsa u përket kallëzimeve penale të regjistruara në SPAK, është Kontrolli i Lartë i Shtetit, që në vitin 2020 ka depozituar 1 kallëzim; në 2021-in 4 kallëzime; 2 në vitin 2022 dhe 11 në 2024-ën – të gjitha kallëzime që kanë të bëjnë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka depozituar një kallëzim në vitin 2023; Administrata Doganore Shqiptare dhe ILDKPKI, nga një kallëzim në vitin 2024, edhe këto për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Institucione të tjera që kanë për detyrë funksionale apo janë krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk kanë kryer asnjë kallëzim. Një prej strukturave që nuk ka bërë asnjë referim prej  krijmit të saj, është dhe Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion, që drejtohet nga Ministri i Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit. Kjo strukturë u krijua bazuar në urdhërat nr.106, të datës 25 korrik 2019 dhe 25 qershor të vitit 2020, me objektiv luftën kundër çdo lloj korrupsioni dhe forcimin e besimit për një administratë publike, efiçente dhe me integritet të lartë në shërbim të qytetarit.

Të tjera institucione veprimtaria e të cilëve ka të bëjë dhe me veprimtarinë e krimit të organizuar apo korrupsionin, por që nuk kanë depozituar asnjë kallëzim gjatë këtyre katër viteve në SPAK, janë Agjencia e Inteligjencës Financiare; Administrata Tatimore Shqiptare; Komisioneri i Prokurimit Publik,  Autoriteti Mbikqyrjes Financiare; Shërbimi Informativ Shtetëror; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Banka e Shqipërisë, etj..

Etiketa: AdministrataAgjencia e Inteligjencës FinanciareAltin DumaniBanka e ShqipërisëILDKPKIKëshillit të Lartë të ProkurorisëKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKorrupsionMinistri i DrejtësisëPolicia e ShtetitSPAK
Tjetri

Kuvendi fut në rend dite plotësimin e vakancave në institucionet e pavarura

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.