AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Pse e urren Trump Gjykatën Penale Ndërkombëtare: Sepse s’mund ta kontrollojë atë

Në menaxhimin e armiqësisë së administratës së re amerikane ndaj gjykatës me bazë në Hagë, mbështetësit e saj duhet të punojnë për të ruajtur pavarësinë e saj duke shmangur një cikël përshkallëzimi me Shtëpinë e Bardhë.

Mark KerstenngaMark Kersten
1 year më parë
në Opinion
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Pixabay.

Urdhri ekzekutiv i administratës Trump javën e kaluar për vendosjen e sanksioneve kundër stafit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, GJPN, është quajtur hakmarrës dhe i turpshëm, si dhe një akt “që i vë Shtetet e Bashkuara në anën e kriminelëve të luftës në kurriz të viktimave të krimeve të rënda që kërkojnë drejtësi”.

Këto përshkrime janë të sakta. Por kush është në shënjestër të këtyre sanksioneve, pse u dhanë, çfarë ndikimi mund të kenë dhe ku e lënë ato GJPN-në?

Sanksionet nuk qenë surprizë. Është kuptuar prej muajsh se administrata Trump është infektuar nga ndjenja anti-GJPN. Që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, u pranua që SHBA-ja do të rifillonte përpjekjet për të gjymtuar gjykatën, përpjekje këto të nisura në fund të presidencës së parë të Trump.

Është e lehtë të harrosh sulmet ndaj GJNP-së nga njerëz si Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton – i cili e quajti gjykatën “të vdekur”, dhe nga ish-sekretari i shtetit i Trump, Mike Pompeo, i cili e quajti atë një “gjykatë e jashtëligjshme”. Sanksionet më të fundit janë një vazhdimësi e kësaj teme, jo një lajthitje.

Në janar, republikanët u përpoqën të miratonin një projektligj që autorizon sanksionet përmes Kongresit, por u bllokuan nga demokratët në Senat. Si rezultat, sanksionet e fundit vijnë me Urdhër Ekzekutiv. Frika më e madhe mes përkrahësve të GJNP-së ishte se SHBA-ja do të vendoste sanksione jo vetëm kundër stafit të GJNP-së, por edhe kundër vetë gjykatës. Kjo do të përbënte një kërcënim potencial ekzistencial për institucionin dhe aftësinë e tij për të funksionuar.

Duke reflektuar këto frikë, u raportua se stafi në gjykatë po kryente një backup të të dhënave dhe provave në rast se nuk mund të hynin në platformat e Microsoft nga të cilat institucioni është bërë i varur.

Për momentin, Shtëpia e Bardhë ka vendosur të mos e sanksionojë gjykatën në tërësi, por të fokusohet në një listë individësh. Vetëm një person, prokurori i GJPN-së, Karim Khan, është listuar. Nëse SHBA-ja vazhdon të synojë vetëm zyrtarë individualë, sanksionet as nuk do ta paralizojnë dhe as do ta shkatërrojnë gjykatën.

Por sanksionet mund të ndërhyjnë në veprime të caktuara dhe sigurisht që do të përfshihen në vendimmarrjen e gjykatës. Për shembull, a do t’i lejohet gjykatësit Khan të flasë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë të cilën e bën dy herë në vit, ose të marrë pjesë në Asamblenë e Shteteve Palë të konferencës së GJPN-së, kur ajo zhvillohet në OKB në Nju-Jork? Pavarësisht nga përgjigjet, sanksionet që synojnë individët janë të menaxhueshme, veçanërisht nëse Bashkimi Evropian thirret vë në zbatim Statutin e tij të Bllokimit për të izoluar stafin e sanksionuar të GJPN-së dhe për të garantuar që ata të kenë akses në institucionet financiare dhe bankare.

Megjithatë, nuk është momenti për t’u treguar të vetëkënaqur. Siç e kam shpjeguar më parë, ndryshe nga raundi i fundit i sanksioneve amerikane, Shtëpia e Bardhë ka katër vjet kohë për të dëmtuar gjykatën. Nëse hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët e GJPN-së vazhdojnë punën e tyre në kontekste si Palestina, pa u dekurajuar nga bullizmi amerikan, administrata Trump mund të përshkallëzohet; regjimi i Trump ka ende shumë rrugë përpara për të vënë sanksione të reja, për të shënjestruar GJPN-në në tërësi me sanksione ndëshkuese dhe ndoshta për t’i vënë tarifa vendeve që mbështesin institucionin.

Rrugë e vështirë përpara

Asgjë nuk është përtej limiteve për administratën Trump. Shmangia e një cikli përshkallëzimi duke ruajtur integritetin dhe pavarësinë e gjykatës do të kërkojë një akt balancues delikat.

Në menaxhimin e armiqësisë amerikane, GJNP-ja dhe mbështetësit e saj duhet të jenë të kthjellët për burimin e antipatisë së Uashingtonit ndaj gjykatës. Përgjigja e lehtë është se ligjvënësit amerikanë po kërkojnë hakmarrje për vendimin e GJPN-së për të lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe mundësinë që gjykata të bëjë të njëjtën gjë për anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan.

Kjo është padyshim pjesë e ekuacionit, por reagimet e SHBA-së ndaj hetimeve të GJPN-së në kontekste specifike janë vetëm një simptomë e shkakut më të thellë që nxit antipatinë e Uashingtonit ndaj gjykatës: mungesa e kontrollit mbi institucionin.

Nga negociatat e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në vitin 1998 e deri më sot, asnjë administratë e Shtëpisë së Bardhë – republikane apo demokratike – nuk ka pranuar ndonjëherë që GJPN-ja të mund të vepronte në mënyrë të pavarur. Presidencat e njëpasnjëshme kanë dashur të ushtrojnë kontroll, republikanët nëpërmjet masave shtrënguese si sanksionet ose Akti për Mbrojtjen e Anëtarëve të Shërbimit Amerikan – i njohur në mënyrë pejorative si “Akti i Pushtimit të Hagës” – dhe demokratët përmes një fluksi të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe ndarjesh provash që GJPN-së i nevojitet.

Të dy kanë kërkuar të kontrollojnë axhendën e GJPN-së. Asnjë nga të dy nuk e pranon aftësinë e gjykatës për të marrë vendime që bien ndesh me interesat e SHBA-së; ata thjesht e manifestojnë ndryshe antipatinë e tyre. Kuptimi i këtyre dinamikave është çelësi për të përcaktuar mënyrën se si GJPN-ja i përgjigjet sanksioneve dhe marrëdhëniet e saj me SHBA-në në përgjithësi.

GJPN-ja nuk mund t’i përgjigjet e vetme sulmeve të SHBA-së ndaj institucionit. Ajo ka nevojë që shtetet e saj anëtare të ngrihen dhe të mbështesin gjykatën dhe mandatin e saj. Ka shumë mënyra në të cilat ata mund ta bëjnë këtë, megjithëse mbështetësit nuk duhet të presin që shtetet ta shprehin gjithmonë mbështetjen me zë të lartë. Për shumë shtete, veçanërisht ato që përballen me kërcënimet e tyre nga administrata Trump, është e qartë se çdo mbështetje do të bëhet pas skene dhe jo përmes deklaratave të hapura. Nëse nxiten të bëjnë deklarata për GJNP-në, disa shtete do të zgjedhin deklarata publike që nuk mbështesin pa mëdyshje gjykatën dhe mandatin e saj.

Shtetet anëtare janë të ndara jo vetëm për mënyrën se si ta mbështesin GJNP-në, por nëse duhet ta bëjnë këtë gjë. Një deklaratë në mbështetje të gjykatës u nënshkrua nga 79 shtete anëtare të GJPN-së. Gjykata ka 125 anëtarë, që do të thotë se 46 nuk e kanë nënshkruar deklaratën. Australia dhe Zelanda e Re refuzuan të shprehin mbështetje për GJPN-në, ashtu si Serbia dhe Italia, e cila po përballet me kritika për vendimin e saj për të dërguar në Libi me një avion të shërbimit sekret një shtetas libian të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e emigrantëve, në vend që ta dorëzojë atë në GJPN-së.

E ardhmja për gjykatën nuk do të jetë e lehtë. GJPNJ-ja dhe mbështetësit e saj – si shtetet ashtu edhe në shoqërinë civile – duhet të identifikojnë mënyrat se si institucioni duhet të funksionojë në një peizazh politik gjithnjë e më të tensionuar. Disa komentues kanë sugjeruar shënjestrimin e Trump me versionin e GJPN-së për pengimin e drejtësisë, ose të bëjnë që shtetet anëtare të vendosnin sanksione udhëtimi ndaj atyre që sanksionojnë gjykatën. Ia vlen që të reflektohet për këto aspekte, por mund të rrezikojnë ta bllokojnë GJPN-në në një betejë të përshkallëzuar që ajo  nuk mund ta fitojë.

Është kritike të identifikohen strategjitë që shmangin hyrjen e gjykatës në një cikël përshkallëzimi me Shtëpinë e Bardhë, nga njëra anë, dhe normalizimin e një Shtëpie të Bardhë që jo vetëm kundërshton GJNP-në, por po planifikon hapur të kryejë krime ndërkombëtare.

Disa mënyra për ta bërë këtë përfshijnë forcimin e marrëdhënieve ekzistuese me shtetet anëtare, demokratizimin e mbështetjes për gjykatën në rajone si Afrika dhe Amerika e Jugut, dhe heqjen proaktive të GJPN-së nga çdo varësi nga Uashingtoni ose kompanitë amerikane.

Shumë autorë krimesh ndërkombëtare që janë në kërkim do të donin ta shkatërronin të vetmen gjykatë ndërkombëtare që përpiqet t’u kërkojë llogari. Më vijnë në mendje Vladimir Putin i Rusisë dhe Omar al-Bashir i Sudanit, por ka shumë të tjerë. Sanksionet e Trump nënkuptojnë se Amerika po i zbaton urdhrat e tyre.

Por sanksionet ekspozojnë gjithashtu atë që ka qenë prej kohësh e qartë: status quo-ja e politikës së jashtme në Amerikë nuk arrin ta kuptojë një institucion që vepron në mënyrë të pavarur nga interesat e ngushta politike të SHBA-së; në fakt, ajo do të parapëlqente t’i mbronte autorët e krimeve ndërkombëtare sesa të pranonte pavarësinë e GJNP-së. Ky realitet i kahershëm duhet të drejtojë mënyrën se si gjykata dhe mbështetësit e saj reagojnë ndaj kërcënimeve që vijnë nga Uashingtoni tani dhe në të ardhmen.

Mark Kersten është një asistent profesor i Kriminologjisë dhe Drejtësisë Penale dhe një konsulent i lartë në Fondacionin Ëayamo. Ai është i vendosur në Vankuver, Kanada, ku punon në përgjigjet kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj mizorive masive.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: Donald TrumpGJPNGjykata Penale e Drejtësisësanksione
Tjetri
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arrestohet për një skemë korrupsioni

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një ‘mekanizëm korruptiv’ për jetë luksi

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.