AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

Të dhënat e dosjes hetimore të analizuara nga BIRN tregojnë se një duzinë shoqërish tregtare dhe OJF-sh, dyshohet se janë përshirë në një skemë korruptive ryshfetesh për të pasuruar familjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Të dhënat e dosjes hetimore të analizuara nga BIRN tregojnë se 12 shoqëri tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat përfitonin fonde direkt nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliajt, i kanë paguar më shumë se 110 milionë lekë (1.1 milionë euro) disa kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

“Nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj, si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme,” tha SPAK në njoftim për shtyp.

Megjithatë, këto pagesa, që dyshohen se janë në formën e pastrimit të parave dhe kishin për qëllim të justifikonin shpenzimet marramendëse që bënte bashkëshortja e kryebashkiakut për veshje firmato, bizhuteri dhe aksesorë, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

Veliaj i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka pretenduar se po persekutohet padrejtësisht, duke lëshuar një lumë me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado, dhe gjyqtarit Erion Bani.

“Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion,” deklaroi ai pas arrestimit. “Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një idiotësitë e asaj akuze,” shtoi Veliaj.

Kompanitë dhe OJF-të

Në total, SPAK ka identifikuar pesë kompani - Agi Kons, Fusha, Gerard-A, Noa Control dhe One Albania – të cilat kanë përfituar 22 procese prokurimi publik, për një vlerë totale prej 7.9 miliardë lekë (79 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.

Nga këto pesë kompani, SPAK ka kërkuar masa sigurie në gjykatë vetëm për administratorët e Agi Kons, Gerard-A dhe Fusha shpk.

Kompania me numrin dhe vlerën më të lartë të prokurimeve është Agi Kons, me administrator biznesmenin Gentjan Sula. Sipas SPAK, Sula dhe Veliaj kanë një lidhje të hershme me njëri-tjetrin, e cila shkon pas në vitet 2004-2005 dhe provohet nga udhëtimet jashtë vendit me avionë ‘charter’ dhe transaksionet me pasuri të paluajtshme.

Sipas SPAK, kompania Agi Kons ka përfituar 4.9 miliardë lekë në prokurime dhe koncesione nga Bashkia e Tiranës, një pjesë të të cilave ia ka transferuar kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa. Xoxa gjithashtu dyshohet se ka përfituar një vilë në Marea Resort në Qerret nga Agi Kons.

Duke u bazuar në të dhënat dokumentare të pagesave të administrimit të resortit, qelizave të kompanive celulare, dëshmive të punonjësve dhe miqve të çiftit Xoxa-Veliaj, si dhe komunikimeve elektronike të Ajola Xoxës, SPAK ka arritur në përfundimin se vila me vlerë të përllogaritur në 500 mijë euro është në pronësinë faktike të familjes Veliaj-Xoxa.

E dyta në listën e përfitueseve që dyshohet se ka transferuar ryshfete drejt kompanive ose OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa, është kompania Fusha Shpk. E administruar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha, sipas SPAK, kjo kompani ka përfituar 2.2 miliardë lekë (22 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.

Kjo kompani ka bërë disa pagesa ndaj personave fizikë, të cilat pastaj ia kalonin një pjesë të parave qendrës ‘Harabel’, të themeluar nga Ajola Xoxa.

“Thënë ndryshe, gjysmën e shumës së marrë nga Fusha Shpk këto shtetase, në cilësinë e personave fizikë, e kanë kaluar në llogaritë e Qendrës Harabel,” shkruan SPAK.

Kompania e tretë në listë, për nga niveli i përfitimeve nga kontratat publike është Gerard-A. Kjo kompani ka marrë 619 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës dhe entitetet në varësi të saj, përshirë UKT, Drejtorinë e Pastrimit dhe Gjelbërimit apo Drejtoria nr. 2 Punëtorëve të Qytetit.

Kjo kompani është në pronësi të shtetasit Sokol Kryeziu, por SPAK ka ngritur dyshime se ajo në të vërtetë kontrollohet nga dikush tjetër.

“Ky shtetas ka punuar si kontrollor deri në momentin që ka blerë shoqërinë,” shprehet SPAK për Kryeziun, ndërsa shton se sipas kontratës së shitjes shoqëria është blerë për shumën 33.4 milionë lekë, vlerë e cila do të paguhej me këste për gjashtë vjet.

“Gjithashtu, i njëjti shtetas rezulton se në periudhën 21.10.2017 deri më 26.02.2018 ka punuar si fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit,” shton organi i akuzës.

Megjithëse në dukje pa lidhje me botën e artit, Kryeziu, gjatë periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ka blerë disa piktura nga Nan Gallery, e kontrolluar nga Ajola Xoxa, me vlerë 5 milionë lekë.

Një tjetër formë që sipas SPAK përdorej nga Veliaj për të pasuruar familjen e tij me fondet publike, ishte nëpërmjet OJF-ve të financuara nga Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, shtatë OJF të financuara nga Bashkia e Tiranës me një vlerë prej më shumë se 1 miliard lekë (10 milionë euro), kanë bërë pagesa drejt kompanive dhe entiteteve fitimprurëse të kontrolluara nga Ajola Xoxa.

OJF-ja me financimin më të lartë mes tyre është Kongresi Rinor Kombëtar (KRK), një entitet që ka marrë 942 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, gjatë viteve 2022-2024. Kjo organizatë i ka transferuar më pas 4 milionë lekë organizatës Balkan Youth Link – Albania (BYL-A), e cila kontrollohej nga Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, deputetja e PS-së, Klotilda Busha.

BYL-A ka përfituar drejtpërdrejt 5 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, e ndjekur nga Shoqata Bash-Art, Eventus, Community Assist, qendra Frobolous dhe qendra Muza.

Etiketa: Agi KonsAjola XoxaErion VeliajGerard-AHarabelNAN GalleryNoa ControlOls DadoShkëlqim FushaSPAKUKT
Tjetri

Ndryshime teknike të Kodit, PS-PD ‘humbasin’ shansin të bëjnë reformë zgjedhore

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.