AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Richard Grenell kritikon “burgosjen e gabuar” të Hashim Thaçit

I dërguari i SHBA-së Richard Grenell denoncoi burgosjen dhe gjyqin në Hagë të Hashim Thaçit për krime lufte dhe fajësoi evropianët dhe institucionet e vetë Kosovës për "dështimin për t'i dhënë fund kësaj padrejtësie".

Përparim IsufingaPërparim Isufi
1 year më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me Richard Grenell në Mynih, Gjermani, në shkurt 2020. Foto: Hashim Thaçi/Facebook.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell, bëri thirrje të hënën për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku ai po gjykohet për krime lufte që nga prilli i vitit 2023.

“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkroi Grenell në një postim me hashtag emrin e ish-prokurorit të posaçëm Jack Smith.

Smith dha dorëheqjen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në nëntor 2022 për të marrë përsipër hetimin për përfshirjen e Trump në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol Hill, Uashington. Ai dha dorëheqjen më 12 janar, disa ditë përpara inaugurimit të Trump për një mandat të dytë presidencial.

Së bashku me urimin për popullin e Kosovës për “një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17-vjetorin e pavarësisë së tyre”, Grenell kritikoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila mbështetet financiarisht nga BE-ja, për trajtimin e çështjes së Thaçit.

“Ky moment historik është nën hijen e një padrejtësie të rëndë. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, tha Grenell.

“Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në pesë vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, shtoi ai.

BIRN kërkoi një koment nga Dhomat e Specializuara për këtë pretendim, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit.

Aktakuza në këtë rast pretendon se Thaçi dhe tre ish-politikanë të tjerë të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kur ishin figura të larta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në fund të viteve 1990.

Ata akuzohen se kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte kontrollin mbi Kosovën gjatë luftës “duke përfshirë kanosjen e paligjshme, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës ndaj dhe largimin e atyre që konsideroheshin kundërshtarë”. Ata të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Dhomat e Specializuara u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se u kryen nga luftëtarët e UÇK-së gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të vendosura në Hagë dhe përbëhen nga personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e lidhura me UÇK-në dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja. Por e ashtuquajtura “gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar financohen kryesisht nga Bashkimi Evropian, megjithëse SHBA-ja ka kontribuar duke dërguar një pjesë të stafit në gjykatë. Ngrirja e ndihmës amerikane nuk ka gjasa të prekë drejtpërdrejt gjykatën, sipas raporteve të mediave.

Ish-prokurori i specializuar Smith ka qenë prej kohësh në qendër të kritikave nga Trump dhe aleatët e tij. Ai u largua nga institucioni i Hagës në vitin 2022 për të punuar për Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, ku drejtoi dy hetime penale për aktivitetet e Trump.

Në mandatin e parë të Trump si president i SHBA-së, Grenell ishte ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe për disa vite mbajti rolin e të dërguarit të tij në Ballkan. Ai ndërmjetësoi një marrëveshje me Kosovën dhe Serbinë për çështje kryesisht ekonomike, por shumica e pikave të marrëveshjes nuk janë zbatuar.

Etiketa: Donald TrumpGjykata e HagesGjykata Speciale e KosovësHashim Thaçikrime lufteRichard GrenellUCK
Tjetri
Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.