AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fitimet e bankave shënojnë rekord historik

Fitimet e sistemit bankar në Shqipëri arritën në 370 milionë euro gjatë vitit 2024, me një rritje 15% kundrejt vitit 2023, duke shënuar kështu një rekord historik.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
08:24 | 19/02/2025
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Interesat e larta të borxhit publik gjatë vitit të kaluar, por edhe një rritje jo e vogël e portofolit të kredive për biznese dhe individë duket se solli fitime rekord për sistemin bankar, sugjerohet nga të dhënat e publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Në total, asetet e sistemit bankar u rritën me 6.4%, furnizuar kjo nga rritja e depozitave të qytetarëve dhe bizneseve me 5.9% dhe rritja e kapitalit aksioner me 10%. Totali i aseteve të bankave në fund të vitit të kaluar ishte pothuajse 2.1 trilionë lekë ose 21 miliardë euro.

Ndryshe nga asetet, fitimet neto të të njëmbëdhjetë bankave që operojnë aktualisht në Shqipëri arritën në 37.4 miliardë lekë, të cilat, me kursin aktual janë të barabarta përafërsisht me 370 milionë euro. Fitimet e bankave u rritën veçanërisht gjatë vitit 2023, kur kriza e inflacionit të lartë shtyu bankat qendrore në të gjithë botën, si edhe në Shqipëri, të rrisnin interesat bazë. Në rastin e Shqipërisë, rritja e interesave bazë solli rritje të fortë të interesave të titujve të borxhit publik të brendshëm, gjë që nga ana e vet solli më shumë të ardhura nga bankat që janë mbajtëse të pjesës dërrmuese të këtij borxhi por edhe fitime shtesë për bankat që kanë një pjesë jo të vogël të portofolit të kredisë me interesa të luhatshëm të varur nga interesat e bonove të thesarit 12-mujore.

Si rrjedhojë e kësaj, normat e fitimit të bankave në raport me kapitalin aksioner u rritën nga 12.3% në vitin 2022 në 17% në vitin 2023 dhe 18% në vitin 2024. Po kështu, norma e fitimit kundrejt aseteve u rrit nga 1.4 në 1.9%, gjë që do të thotë se bankat patën mundësinë të mbajnë si fitim neto 1.9 lekë në çdo 100 lekë asete.

Bankat në rastin e Shqipërisë kanë rreth 39% të të gjitha aseteve të investuara në kredi dhe 41% të tjera në në tituj, ku përfshihen blerjet e borxhit publik shqiptar.

Banka Kombëtare Tregtare është banka me më shumë fitime, si në vlerë absolute ashtu edhe si normë kthimi mbi kapitalin aksioner. Kjo bankë fitoi gjatë vitit të kaluar 8.7 miliardë lekë dhe pati normë kthimi mbi kapitalin aksioner në masën 24.1%. Raiffeisen Bank Albania ishte e dyta më fitimprurësa me 7.6 miliardë lekë fitime neto dhe normë kthimi 21%. Të gjitha bankat e mbyllën vitin 2024 me fitime.

Të njëmbëdhjetë bankat numëruan 7154 punonjës në fund të vitit të kaluar. Numri i të punësuarve u rrit me 130 vetë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, viti 2024 shënoi edhe rritje të numrit të degëve dhe agjencive të sistemit bankar nga 385 në 405 njësi.

Fitimet e bankave pritet të mos jenë kaq të larta gjatë vitit aktual për shkak se interesat e borxhit publik janë në rënie dhe politika monetare është drejt lehtësimit pas krizës thuajsedyvjeçare të çmimeve të larta.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shqetësim për sistemin bankar aktualisht është ekspozimi jo i vogël në sektorin e pronave të patundshme dhe rreziku që një rënie e çmimeve në këtë treg pas rritjes marramendëse të pesë viteve të fundit, të përkthehet në kredi  të pashlyera si nga ana e kompanive të ndërtimit që kanë marrë hua për të ndërtuar ashtu edhe nga ana e konsumatorëve që kanë marrë hua për të blerë prona të patundshme. Afërsisht gjysma e kredive të dhëna nga bankat kanë pasur për qëllim blerjen e pronave të patundshme ndërsa sektori i ndërtimit ka marrë edhe rreth 17% të të gjithë kredisë të dhënë për biznes.

Etiketa: Banka Kombetare TregtareBorxhi publikFondi Monetar NderkombetarRaiffeisen BankShoqata Shqiptare e BankaveSistemi bankar
I mëparshmi

Turizmi i gjuetarëve kërcënon të zhdukë shkurtat e Ballkanit

Tjetri

Sulmi surprizë i Trump ndaj Evropës

Tjetri
Sulmi surprizë i Trump ndaj Evropës

Sulmi surprizë i Trump ndaj Evropës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.