AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes

Edi Rama shpesh e përshkruan veten si ‘kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave’. Por në Shqipërinë që ai drejton, artistët shpesh harrohen, të lënë në hije nga retorika dhe burokracia.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
1 year më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lufta për paqe, Ibrahim Kodra, 1977, Galeria Kombëtare e Arteve, Kosovë

Ibrahim Kodra është figura më e shquar e zonës së Ishmit, 35 kilometra në veri të qytetit të Durrësit.

Megjithatë, mungesa e kujdesit të autoriteteve për evidentimin e piktorit të njohur në shkallë evropiane është e dukshme edhe në vendlindjen e tij.

“E kemi përjetësisht pranë kalasë së Ishmit, ashtu si e la amanet ai vetë, por nuk kemi mundur të bëjmë më shumë se kaq,” tha për BIRN kryetari i shoqatës “Ishmi”, Isuf Shehu.

Veç varrit të 19 viteve më parë, në sheshin e kalasë mesjetare nuk është hedhur asnjë hap për muzeun e premtuar para tre dekadash për piktorin e shpallur “Nderi i Kombit”.

Sipas Isuf Shehut, rruga me emrin “Ibrahim Kodra” dhe një pllakë përkujtimore, instaluar nga një bashkëfshatar shumë pranë vendit ku ndodhej banesa e tij e fëmijërisë, janë të vetmet shenja nderimi të zonës për piktorin ishmak me famë evropiane.

Vogëlushi nga fshati Likmetaj i zhvilloi mësimet e para në shkollën fillore të Ishmit, ngritur në vitin 1913, shkolla e tretë që është ngritur në shkallë vendi.

Pranë memorialit ABC, të ndërtuar në krye të fshatit, tabela nënvizon edhe emrat e dy nxënësve të shquar të shkollës, Ibrahim Kodra dhe Tinka Kurti.

Edhe Bashkia e Durrësit, që e përfshin territorin e vendlindjes së Kodrës, nuk ka asnjë interes për të dëshmuar respektin profesional dhe miqësinë e dhjetëra artistëve nga Italia, të cilët në vitin 2006 i dhuruan 127 tablo personale institucionit të qeverisjes vendore.

Më pas, bashkia nuk e ndërtoi dot një galeri më vete për veprat që dëshmonin rëndësinë që kishte piktori nga Ishmi në Itali, dhe tablotë mbetën të paekspozuara asnjëherë të gjitha së bashku.

“Punimet e kolegëve nga vendi fqinj gjatë 20 viteve mbetën në arkivat e Galerisë së Arteve Pamore, aty ku vijojnë të ‘strehohen’ edhe sot,” tha për BIRN Jashar Arrëza, drejtor i shkollës jopublike “Ibrahim Kodra”.

“Të gjitha tablotë nuk janë ekspozuar asnjëherë së bashku, por vetëm në grupe të vogla,” shtoi Jashar Arrëza, sipas të cilit Bashkia e Durrësit që prej 20 vjetësh vazhdon të neglizhojë hapjen e një ekspozite të plotë.

Veprat e piktorit të madh nga Ishmi janë shumë të pakta në Durrës dhe thuajse mungojnë në vendlindjen e tij.

Më së shumti ato i gjen në lokalet e shqiptarëve apo në familjet e të pasionuarve jashtë vendit.

Violinisti Florian Vlashi, që jeton dhe punon në Koruna (Spanjë), tha për BIRN se në koleksionin e Vercellit ka blerë tre vepra me certifikatën përkatëse.

Instrumentisti shqiptar kujton disa vepra në një nga restorantet e mëdha të shqiptarëve, si dhe ato të ekspozuara në hotelin e Luganos, në pronësi të Behgjet Pacollit.

Tetë tablo të Kodrës janë pjesë e koleksionit personal të Jashar Arrëzës në galerinë e shkollës, e cila hapet herë pas here me vepra të autorëve të ndryshëm.

Edhe Lulzim Bega, që jeton në Likmetaj, disa qindra metra larg shtëpisë ku lindi Kodra, vazhdon t’i kërkojë dy vepra të hershme të piktorit, që i përkasin mesit të viteve ‘30.

Këto dy punime ndodheshin në Likmetaj që nga koha kur artisti ishmak u largua për studime në Itali.

Bega po grumbullon edhe tekstet e shkruara për artistin nga Ishmi, duke nisur nga intervista-album e Abdulla Tafës “Kodra, një univers” në vitin 1992.

Lulzim Bega, i cili drejton ansamblin artistik të Ishmit “Ibrahim Kodra”, tha për BIRN se mbi themelet e shtëpisë së Kodrës në fshatin Likmetaj, pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019, tashmë është ngritur banesa ku jeton 97-vjeçari Sabri Kodra, kushëriri më i afërt i piktorit.

“Edhe Sabriu kërkon që varri i Kodrës të zhvendoset pranë shtëpisë ku ai lindi,” tha Bega.

Në sheshin para kalasë mesjetare, varri i Kodrës vazhdon të jetë i heshtur, edhe pse muret e fortifikimit të shekullit të 16-të janë restauruar me shumë profesionalizëm dy vjet më parë.

Nga lart, lumi i Ishmit dhe fushat në të dy anët e tij e hapin shikimin deri në vargmalin e Skënderbeut përballë.

Shumë rrallë ndodh që një grup piktorësh nga Tirana hapin ekspozitat e tyre në natyrë, ndërsa bashkëfshatarët e Kodrës vazhdojnë të shpresojnë në ngritjen e një muzeu, që do t’i japë vlerën e merituar piktorit që e bëri të njohur emrin e krahinës ku lindi.

Tani godina e stacionit të pompave, ngjitur me varrin, pritet të ndryshojë destinacion.

“Ne urojmë që mjediset e saj të shërbejnë për vizitorët e ekspozitës dhe për njohjen e figurës së Ibrahim Kodrës, ashtu si ai e meriton,” përfundoi Isuf Shehu, kryetar i shoqatës “Ishmi”.

 

Etiketa: BashkiaBashkia e DurrësitBehgjet PacolliDurrësiekspoziteFlorian VlashiGaleriIbrahim KodraIsuf ShehuLikmetajLuganoLulzim BegaSkënderbeu
Tjetri
Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe të metat e ‘Rilindjes Urbane’

Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe të metat e ‘Rilindjes Urbane’

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.