AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Evropa është thjesht aq e dobët sa ajo vetë mendon se është

Ndërsa duket sikur e gjithë bota ka ndryshuar brenda natës, e vërteta është se ende nuk ka ndodhur asgjë. Nëse evropianët do të hapnin sytë, ata do të shihnin se i kanë të gjitha burimet, talentin dhe instrumentet që u nevojiten për të marrë përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

Sławomir SierakowskingaSławomir Sierakowski
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Keir Starmer takohet me presidentin francez Emmanuel Macron për një takim dypalësh në Elysee. Foto: Wikipedia.

Evropa sapo ka mbajtur një sërë samitesh të profilit të lartë. Pas Paris AI Action Summit dhe Konferencës së Sigurisë në Mynih, liderët evropianë u mblodhën për dy takime urgjente në Paris për të adresuar sinjalet shqetësuese që vijnë nga administrata e re në Shtetet e Bashkuara. Në secilin rast, një pyetje qendrore ishte se si Evropa mund të arrijë teknologjikisht dhe ushtarakisht Amerikën dhe Kinën.

Tashmë, është e qartë për të gjithë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump synon ta trajtojë Evropën me përbuzje dhe se evropianët duhet të marrin të marrin plotësisht në duart e tyre përgjegjësinë për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre. Amerikanët jo vetëm që po anashkalojnë qeveritë evropiane për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë, por ata gjithashtu i kanë dhënë mbështetjen e tyre partive evropiane të ekstremit të djathtë dhe kanë akuzuar liberalët dhe demokratët evropianë për tradhti ndaj vlerave perëndimore.

A ka ndonjë metodë në këtë çmenduri? A mund të jetë uvertura ndaj Rusisë një përpjekje për të përsëritur strategjinë e presidentit amerikan Richard Nixon për të thyer aleancën midis Kinës komuniste dhe Bashkimit Sovjetik? Ne e dimë që Trump është i fiksuar pas Kinës dhe se vetë rusët kanë arsye të forta të kenë frikë nga dominimi kinez. Nëse sakrifikimi i një pjese të Ukrainës do t’i lejonte Trump-it t’i jepte një goditje bête noire-it të tij, ai me siguri do ta shfrytëzonte rastin.

Por kjo manovër Niksoniane nuk ka gjasa të ketë sukses nëse Trump nuk siguron pjesëmarrjen e Evropës, dhe kjo duket e pamundur. E paralizuar nga frika që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në fillim të vitit 2022, Evropa ka harruar se mund të thotë “jo”. Por administrata Trump i ka shkundur nga gjumi liderët evropianë. Ata tani po bëjnë një inventar të pikave të tyre të forta dhe po eksplorojnë opsionet e tyre. Ukraina nuk është ende me shpatulla pas murit. Me mbështetjen e shtuar nga Evropa, ushtria e saj shumë inovative mund të vazhdojë t’i rezistojë agresionit të Rusisë.

Për më tepër, administrata Trump nuk ka bërë ende asgjë, përveç bisedave. Fokusi i saj i vërtetë është në frontin e brendshëm, ku është e zënë duke shkatërruar kapacitetin e saj me shkarkime masive nga puna. Lufta e Trump ndaj administratës publike – me sa duket preludi i vendosjes së një ekipi besnikësh politikë – do t’i kushtojë në mënyrë të pashmangshme para Amerikës dhe do të zvogëlojë aftësinë e tij për të zbatuar axhendën e tij politike.

Bashkimi Evropian, nga ana e tij, nuk duhet të përgjigjet me kërkimin e zakonshëm të unitetit. Duke pasur parasysh partitë në pushtet në Hungari, Sllovaki dhe gjetkë, kjo nuk është as e mundur dhe as e nevojshme. Strategjia më e mirë është të ndërtohet një koalicion i vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera që Trump po i armiqëson pa arsye, si Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja e Jugut. Këtë duket se ka në mendje presidenti francez Emmanuel Macron, duke gjykuar nga deklaratat e tij të fundit. Shumë nga paralajmërimet e tij të kaluara tani po bëhen realitet. Ai mbetet një nga liderët e vetëm, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili nuk po përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë ose në zonën përreth. Dhe të mos harrojmë, Franca dhe Britania e Madhe kanë të dyja armë bërthamore.

Në mbulimin mediatik pas prishjes me SHBA-në është anashkaluar fakti se Evropa Perëndimore është më e frikshme se Evropa Lindore. Ne jemi ndoshta më të njohur me krizat, por gjithashtu nuk jemi ata që janë nën shënjestrën e Trump. Ne nuk kemi një suficit të madh tregtar me SHBA-në dhe shpenzojmë qindra miliarda dollarë për armë të prodhuara nga SHBA-ja. Ndryshe nga Holanda (ironikisht shtëpia e sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s), e cila shpenzoi rreth 1.7% të PBB-së së saj për mbrojtjen në vitin 2023, Polonia shpenzon pothuajse 5%.

Duke gjykuar nga vala e fjalimeve dhe deklaratave të fundit të zyrtarëve republikanë, mund të mendohet se në të vërtetë ekzistojnë dy parti republikane. Nga njëra anë, është partia e vjetër që gjithmonë kërkonte të rriste shpenzimet e mbrojtjes, të forconte aleancat ushtarake të SHBA-së dhe të përballej me autokratë si presidenti rus Vladimir Putin. Nga ana tjetër, është partia e lëvizjes MAGA të Trump, e cila duket se beson se madhështia kombëtare kërkon shpërbërjen e shtetit amerikan dhe braktisjen e aleancave të kahershme, të gjitha të justifikuara me retorikën primitive të gjakut dhe tokës dhe teoritë konspirative.

Ndërsa duket sikur e gjithë bota ka ndryshuar brenda natës, e vërteta është se nuk ka ndodhur ende asgjë. Nëse evropianët do të hapnin vetëm sytë, ata do të shihnin se kanë të gjitha burimet, talentin dhe instrumentet që u nevojiten për të garantuar sovranitetin e tyre dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin. Ata nuk kanë nevojë për një ftesë në tryezë. Ata duhet të frymëzohen nga Ukraina, e cila e ka ndalur e vetme marshimin e agresionit të Rusisë përmes forcës së saj të vullnetit.

Nuk është momenti që evropianët t’i zërë paniku. Përkundrazi, Trump na ka dhënë atë që na duhet më shumë: një arsye për të luajtur vendit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe Is Only as weak as It Thinks It Is

Etiketa: Donald TrumpEmmanuel MacronEvropaKeir StarmerRusiaUkraina
Tjetri
‘Keqkuptimi i madh’: Rama mohon ‘gjyqin politik’ por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës

‘Keqkuptimi i madh’: Rama mohon ‘gjyqin politik’ por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.