AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pasojat ekonomike të paqes ukrainase të Donald Trump

Në vend që të përfshihet në diskutime të gjata për të kërkuar lëshime nga Rusia, presidenti amerikan Donald Trump duket i përkushtuar t'i japë Kremlinit gjithçka që ai dëshiron për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por shpërblimi i agresorit dhe ndëshkimi i viktimës do të çonte në përgatitjen e terrenit për luftën e ardhshme.

Gene FriedangaGene Frieda
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Anadolu/Getty Images.

Në fund të Luftës së Parë Botërore, John Maynard Keynes ishte pjesë e delegacionit britanik në Konferencën e Paqes në Paris, ku Aleatët fitimtarë diktuan kushtet e paqes për Fuqitë Qendrore të mundura. Ai doli i shqetësuar nga konferenca. Siç shkroi më pas në The Economic Cosequences of Peace, përqendrimi i delegatëve në konsideratat politike afatshkurtra, duke përfshirë dëshirën për të “ndëshkuar” Gjermaninë për agresionin e saj, do të vinte me koston e stabilitetit afatgjatë social dhe politik në Evropë. Ky është një paralajmërim që ia vlen të kujtohet sot.

Paralajmërimi i Keynes i vitit 1919 rezultoi parashikues. Asnjë nga udhëheqësit e tre fuqive aleate nuk zgjati më shumë se tre vjet në detyrë pas nënshkrimit të Traktatit të Versajës. Gjatë dekadës në vijim, Gjermania u përball me paqëndrueshmëri në përkeqësim, me hiperinflacion që i la vendin depresionit, ndërsa qeveritë e njëpasnjëshme u përpoqën të përmbushnin kushtet e vështira të traktatit. Prosperiteti në rënie, së bashku me rënien e besimit në qeverinë e tyre, nxitën zemërimin popullor dhe kontribuuan në ngritjen e Adolf Hitlerit. Rezultati ishte konflikti më vdekjeprurës në historinë njerëzore.

Administrata e presidentit të SHBA Donald Trump duket e gatshme të bëjë një gabim të ngjashëm teksa ai negocion një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – vetëm se këtë herë, është viktima dhe jo agresori që duhet të ndëshkohet. Sigurimi i ndihmës së gjerë ushtarake dhe financiare për Ukrainën, së bashku me rolin e tyre kryesor në NATO, e cila supozohet të garantojë sigurinë e Evropës, u jep Shteteve të Bashkuara leva të mjaftueshme për ta detyruar Rusinë të ulet në tryezën e negociatave. Por në vend që të angazhohet në diskutime të gjata që synojnë koncesionet e kërkuara nga presidenti rus Vladimir Putin, Trump duket i përkushtuar t’i japë Putinit gjithçka që ai dëshiron.

Kjo do të përfshinte, me sa duket, një marrëveshje për të mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s dhe me shumë gjasë edhe kthimin e garancive të sigurisë për shtetet baltike. Ajo do të përfshinte gjithashtu lehtësimin e sanksioneve ekonomike si një lloj shtyse që synon të “garantojë” paqen në Ukrainë. Por kjo mund të ketë efektin e kundërt: duke lehtësuar riarmatimin rus, një heqje e sanksioneve mund të përshpejtojë rikthimin e vendit në agresion dhe përçarje.

Për Trump, ky është problemi i Evropës. Bota po rindahet në sfera ndikimi, kështu që demokracitë evropiane – duke përfshirë një Bashkim Evropian të fragmentuar – do të duhet të konkurrojnë me Rusinë për lidershipin rajonal. Dhe, në fakt, çdo operacion paqeruajtës pas konfliktit do të përbëhet vetëm nga trupa evropiane. Por kjo logjikë është po aq e gabuar sa ajo e Traktatit të Versajës dhe ka të ngjarë të ketë efekte të ngjashme katastrofike, duke filluar me shkatërrimin e sovranitetit të Ukrainës dhe destabilizimin e Evropës.

Për Ukrainën, një tërheqje e SHBA-së pas mureve të larta të axhendës së Trump-it “Amerika e para” do të nënkuptonte vdekje të sigurt. Rusisë mund të mos i duhet as të përdorë veprime ushtarake për ta vënë vendin nën kontrollin e saj de facto. Vetëm fushatat e dezinformimit mund të minojnë legjitimitetin e autoriteteve.

Sa për pjesën tjetër të Evropës, ajo do të përballet me një zgjedhje të palakmueshme midis angazhimit për gjithnjë e më shumë burime për mbrojtjen dhe investimit në zgjidhjet e sfidave të tjera ekzistenciale, si ndryshimet klimatike dhe plakja e shoqërisë. Menaxhimi i këtij kompromisi do të jetë sfida më e madhe, si financiarisht ashtu edhe politikisht, me të cilën janë përballur liderët evropianë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Ndërsa vizionet për sigurinë evropiane ndryshojnë, uniteti i BE-së do të testohet si kurrë më parë – madje as në vitet 2010, kur fragmentimi ekonomik pothuajse e shkatërroi eurozonën. Duke pasur parasysh mungesën e potencialit të rritjes në Evropë ose të lidershipit politik vizionar – mangësi që u shfaqën shumë përpara luftës në Ukrainë – disa vende të BE-së mund të tërhiqen drejt një blloku euroaziatik, të ankoruar nga Rusia dhe Kina, që premton energji të lirë, mallra të lira dhe një standard alternativ teknologjik me burim të hapur. Gjithsesi, ditët e një ekonomie të vetme të integruar globale duket se janë të numëruara.

Paqja ukrainase që administrata Trump duket se ka gjasa të përqafojë mund të shkaktojë gjithashtu ndarjen e sistemit financiar ndërkombëtar. Garancitë e sigurisë kanë formuar prej kohësh një shtyllë të dominimit të dollarit amerikan – dhe “privilegji i tepruar” që kjo i jep SHBA-së. Kjo është arsyeja pse pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, i cili forcoi mbështetjen për NATO-n dhe çoi në forcimin e garancive të sigurisë për Tajvanin, përforcoi epërsinë e dollarit.

Braktisja e Ukrainës dhe refuzimi i NATO-s nga Amerika, së bashku me heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, do të kishin efektin e kundërt, duke nxitur investitorët privatë dhe zyrtarë të kërkojnë alternativa të tjera ndaj dollarit. Duke minuar besimin te SHBA-ja dhe duke përkeqësuar perspektivat e rritjes së Amerikës, përqafimi i tarifave tregtare nga Trump do ta përforconte këtë prirje.

Një kërkesë më e dobët për asete në dollarë do të çonte në kosto më të larta të huamarrjes për qeverinë amerikane dhe firmat amerikane. Frenimi i rritjes që do të vinte si pasojë e kësaj mund t’i shtyjë liderët amerikanë të dyfishojnë politikat e gabuara proteksioniste dhe të rrisin presionin ndaj Rezervës Federale të SHBA-së për t’i dhënë përparësi rritjes mbi stabilitetit të çmimeve.

Ashtu si me Britaninë në kohën e Keynes, cikli i reagimeve negative midis deficiteve më të larta fiskale, rritjes së kostove të huamarrjes dhe rritjes më të dobët do të forcojë shtysën që investitorët të kërkojnë alternativa ndaj dollarit. Me Evropën e pushtuar nga paqëndrueshmëria, Kina ka të ngjarë të jetë përfituesi kryesor i kësaj përpjekjeje.

Në Konferencën e Paqes në Paris, Keynes pa atë që kolegët e tij nuk arritën ta shihnin dot: Traktati i Versajës do të krijonte terrenin për një konflikt të ri. “Lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërave” së shpejti do të kishte një vazhdim. E njëjta gjë mund të thuhet për planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Economic Consequences of Trump’s Ukrainian Peace

Etiketa: Donald TrumpEvropaLufta Rusi-UkraineNATOVladimir Putin
Tjetri
Prokurori Ols Dado konfirmohet në detyrë

KLP ngre shqetësim për fushatën e vazhdueshme të sulmeve ndaj prokurorit Ols Dado

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.