AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Valentin Preçi

Kolegji vendosi me shumicë votash të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi, duke i rrëzuar si të pabazuar shkaqet e ankimit të ngritura nga institucioni i ish-Komisionerëve Publikë dhe nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit e cënim të besimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkive – seancë gjyqësore në KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 26 shkurt vendimarjen për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preci. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi. Në seancën e shpalljes së vendimit nuk ishin të pranishëm drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që parashtroi shkaqet e ankimit të ngritura nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, si dhe as subjekti i rivlerësimit, prokurori Valentin Preçi.

Preçi u konfirmua në detyrë më 10 janar të vitit 2024 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e rivlerësimit të tij. Bazuar në një rekomandim të ONM-së, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, që mori kompetencat e institucionit të Komisionerëve Publikë, kërkoi shkarkimin e Precit për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, duke argumentuar se subjekti gjendej në kushtet e cenimit të besimit. Gjatë shqyrtimit në Kolegj, bazuar në një gjetje të ONM, u parashtrua se prokurori Preçi kishte pasur komunikime të hershme telefonike me Arben Frrokun, ndryshe nga sa kishte pretenduar para institucioneve të vetingut, se udhëtimet me këtë person dhe më vonë me vëllain e tij, Arben Frrokun në vitin 2012, kishin qenë kontaktet e vetme të rastësishme me këta persona.

Lidhur me shkaqet e ngritura për një apartament dhe garazh në Tiranë, Kolegji solli në vëmendje se edhe drejtuesi i SPAK, kërkoi përfshirjen në analizë të të ardhurave të bashkëshortes së subjektit nga puna në një revistë.

Lidhur me mosdeklarimin e financimit nga vjehrri i subjektit për shlyerjen e disa kësteve të një kredie, KPA vlerëson se Preçi nuk e ka pasur detyrim të kryente një deklarim të tillë. Sipas Kolegjit, në pyetësorin standard të KPK kërkohej deklarimi i financimeve dhe subjekti e ka pasqyruar aty.

KPA ka gjetur bindëse dhe shpjegimet e provat e dorëzuara nga prokurori Preçi për mbulimin e shpenzimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga persona të tretë, të ardhurat nga ndihma ekonomike atij, si dhe për pagesën e qirasë.

Shumica e trupit gjykues vëren se vendimi i Kolegjit i sjellë në vëmendje nga Komisioneri si rast i ngjashëm me atë të subjektit, rezulton të jetë i ndryshëm.

KPA ka vendosur të konsiderojë si të ardhura të ligjshme në analizën financiare të vitit 2010 dhe një shumë prej rreth 4000 euro të pretenduar nga subjekti se është përfituar në loto sportive. Sipas Kolegjit, subjekti ka paraqitur dokumentacion ligjor të kohës, si dhe e ka deklaruar këtë të ardhur në vitin 2010 dhe në deklaratën veting.

Po ashtu, u soll në vëmendje se kjo shumë nuk është pretenduar të jetë përdorur për krijimin e ndonjë pasurie, por dhe nëse nuk do të konsiderohej në analizën e vitit 2010, sërish sipas Kolegjit, bilanci financiar do të rezultonte pozitiv.

Balanca negative e konstatuar në analizën financiare të përgjithshme, është çmuar e papërfillshme për të sjellë penalizim. Në përfundim të analizës së shkaqeve të ngritura në kriterin e pasurisë, shumica e Kolegjit çmon se prokurori Valentin Preçi arrin nivel të besueshëm.

Kolegji çmon se subjekti dhe në kriterin e pastërtisë së figurës nuk gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm. Shumica argumenton se, kontakte të papërshtatshme konsiderohen ato kur subjekti ka dijeni për përfshirjen e personit të kontaktit në krimin e organizuar.

Sipas KPA, udhëtimet e subjektit me Arben Frrokun dhe Mark Frrokun kanë ndodhur në qershor dhe korrik të vitit 2012, përpara se ai të kishte dijeni për veprat penale që akuzohej një prej tyre jashtë shtetit.

Lidhur me mosdeklarimin në deklaratën veting të kontakteve me këta persona, KPA vlerëson se subjekti ka plotësuar në mënyrë të saktë pyetësorin standard, duke pasqyruar të dhënat përkatëse për këto udhëtime.

Si argument mbështetës është marrë edhe raporti pozitiv i institucioneve ndihmëse.

Për 5 komunikimet telefonike me Arben Frrokun në prill të vitit 2012, pak muaj para se të udhëtonte me atë person drejt Malit të Zi, Kolegji vëren se ngjarja kriminale e kryer nga Frroku ka ndodhur një vit më vonë. Ndërkohë, nuk janë gjetur komunikime në periudhën e ngjarjes, si dhe vepra penale rezulton të mos bëjë pjesë në ato të krimit të organizuar.

Ndërsa për veprat penale për të cilat është proceduar Mark Frroku jashtë shtetit, Kolegji konstaton se faktet për ato dënime penale janë regjistruar në Shqipëri në vitin 2015.

Po ashtu, Kolegji ka rrëzuar si të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Dumanit, se sjellja e subjektit ka pasur si qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. Sipas shumicës, subjekti i ka deklaruar këto kontakte episodike që çmohen se nuk mund të sjelli shkarkim.

Për rrjedhojë, KPA vlerëson se prokurori Valentin Preçi arrin nivel të besueshëm për figurën.

Edhe gjetjet në aspektin profesional janë çmuar pa peshë për të ngarkuar prokurorin Preçi me përgjegjësi. Për rrjedhojë është konkluduar se nuk qëndron pretendimi i drejtuesit të SPAK, se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Në përfundim, shumica e Kolegjit vlerëson se prokurori Valentin Preçi arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit dhe se konfirmimi i tij duhet të lihet në fuqi.

Etiketa: Albana ShtyllaAltin DumaniArben FrrokuFlorian BallhysaIna RamaKolegji i Posaçëm i ApelimiKolegji i Posaçëm i ApelimitMark FrrokuMimoza TasiShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSokol ÇomoValentin Preçi
Tjetri
Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë

Me sulmet kundër SPAK, Rama po 'mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.