AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ kërkoi rishqyrtimin e një ankese ndaj mitingut të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë si në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:59 | 27/02/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anetarët e Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve, Elvin Lako, Elvis Cefa, Ilirjan Rusmaili, Koli Bele dhe Ledio Braho | Foto: LSA

Për t’i shpëtuar ndalimeve që vendos Kodi Zgjedhor për aktivitetet politike para zgjedhjeve, kryeministria i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 14 shkurt njoftimin për një aktivitet të kryeministrit Edi Rama me rastin e “Ceremonisë së Hapjes “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Aktiviteti u njoftua të zhvillohej në 20 shkurt në orën 16.00 në prani edhe të funksionarëve të huaj.

Por ndryshe nga njoftimi në KQZ, të enjten e 20 shkurtit Rama mblodhi në “Sheshin Skënderbej” mijëra punonjës të Bashkisë së Tiranës, që u rreshtuan në kuadrate ndërsa kishin të veshur uniformat e punës. Ndryshe nga njoftimi, Rama e përdori tribunën për të dhënë mesazhe elektorale, ndërsa sulmoi kundërshtarët, kritikët dhe gazetarët dhe cilësoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si të bërë “pa gjyq”.

I vënë në lëvizje nga ankimi i organizatës “Qëndres Qytetare”, e cila i pati kërkuar KQZ ta ndalonte aktivitetin, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve gjeti të enjten se përmbajtja e aktivitetit ishte e ndryshme nga ajo që ishte njoftuar.  KAS gjeti se aktiviteti i 20 shkurtit 2025 i zhvilluar në orën 16.30 ishte “i ndryshëm nga ai që u raportua në KQZ”. Komisioni prishi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që pati rrëzuar ankimin e “Qëndresës Qytetare” për bllokim të mitingut dhe kërkoi që rasti të rishqyrtohej.

I pyetur nga BIRN, Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duhej të rimerrte në shqyrtimin ankimin e tyre dhe rekomandonte gjobë ndaj kryeministrisë për mosraportim të aktivitetit.

“Sot hodhëm hapin e parë drejt ndëshkimit të kryeministrit të vendit për tubimin në sheshin për para bashkisë. Një veprim i cili ishte i paraportuar në KQZ, por edhe një veprim në gjykimin tonë përdorte burimet dhe punonjësit e administratës së bashkisë”, tha Xhemollari.

Ai tha se vendimi i KAS ishte një mesazh se kushdo prej zyrtarëve qoftë edhe kryeministri “do duhet t’i nënshtrohet rregullave të administrimit zgjedhor”. Kryeministria nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

 

Etiketa: Bashkia TiraneEdi RamaErion VeliajKodi ZgjedhorKomisioni Qendror i ZgjedhjeveSheshi Skënderbej
I mëparshmi

Vota nga diaspora, parlamenti zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

Tjetri

Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët

Tjetri
Pacientët dhe taksapaguesit paguajnë kostot shtesë të zjarrit në urgjencën e QSUNT

Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.