AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mjeti i fuqishëm i Evropës kundër Rusisë

Nëse liderët evropianë duan të vazhdojnë deklaratat e tyre në mbështetje të Ukrainës pas tradhtisë së Amerikës ndaj vendit, ata duhet të shfrytëzojnë momentin duke sekuestruar asetet e Rusisë. Evropa është bërë mburoja e botës kundër valës në rritje të autoritarizmit dhe ajo nuk mund t’i lejojë më vetes të fshihet pas justifikimeve.

Andrew KosenkoJoseph E. StiglitzngaAndrew KosenkodheJoseph E. Stiglitz
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Samiti i Londrës 2025 për Ukrainën. Fotoja zyrtare. Wikipedia.

Tashmë është e qartë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump do ta tradhtojë Ukrainën në luftën e saj për t’i rezistuar agresionit rus. Vetë Trump është ose viktimë e dezinformimit, ose është pjesëmarrës i gatshëm në një përpjekje për të mashtruar amerikanët për shkaqet dhe pasojat e luftës.

Gënjeshtrat e Trump përfshijnë pretendimin se Ukraina është po aq fajtore për luftën; se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk “ka kartat” e duhura për t’i dhënë fund konfliktit me kushte të favorshme; dhe se Ukraina nuk do të kishte mundur të mbrohej pa ndihmën e SHBA-së. Megjithatë, e gjithë bota e di se Rusia nisi një pushtim të paprovokuar dhe ne të gjithë i mbajmë mend javët e para, kur ukrainasit mbrojtën me guxim një vijë fronti prej 1,800 miljesh kundër një ushtrie të supozuar superiore, shumë kohë përpara se të arrinin dërgesat perëndimore të artilerisë, automjeteve të blinduara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Skena e turpshme në Zyrën Ovale më 28 shkurt theksoi armiqësinë e Trump ndaj Zelensky-t dhe dashurinë për presidentin rus Vladimir Putin. A është kjo thjesht sepse Trump i do figurat autoritare që kanë përmbushur ambiciet e tij? Apo mos ndoshta është ngaqë Putin ka kompromat ndaj Trump (siç dyshohej gjerësisht gjatë mandatit të tij të parë)?

Sido që të jetë rasti, Trump e refuzon vetë idenë e sundimit të ligjit, sepse ai ia nënshtron atë interesit politik: ligji duhet të përdoret kur i shërben interesave të presidentit dhe të shpërfillet kur nuk i shërben interesave të tij. Marrëveshjet midis vendeve (madje edhe ato që ai i ka nënshkruar) mund të prishen sipas dëshirës. Shtetet e Bashkuara, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Rusinë, premtuan të mbrojnë integritetin territorial të Ukrainës 30 vjet më parë, sipas Memorandumit të Budapestit, të nënshkruar në dhjetor 1994. Në këmbim, Ukraina ra dakord të hiqte dorë nga arsenali i tretë më i madh bërthamor në botë, i trashëguar nga Bashkimi Sovjetik. Rusia e shkeli marrëveshjen kur pushtoi dhe aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe tani Ukraina është tradhtuar nga dy nga palët e marrëveshjes.

Refuzimi i Trump për të nderuar fjalën e Amerikës është i turpshëm. Ukrainasit e respektuan pjesën e tyre të marrëveshjes dhe prisnin që SHBA-ja të bënte të njëjtën gjë. Këto tradhti kanë pasoja vdekjeprurëse dhe jo vetëm për Ukrainën. Për dekada, vetë siguria e Evropës është mbështetur në nenin 5 të traktatit të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve. Megjithatë, tani është e qartë se SHBA-ja do ta mbrojë Evropën vetëm nëse kjo i shërben asaj që Trump beson se janë interesat e tij. Ligji ndërkombëtar dhe detyrimet që vijnë prej traktateve nuk kanë asnjë domethënie për të, njësoj si edhe për Putinin.

Evropianët po fillojnë t’i pranojnë këto realitete të ashpra. Detyrat më të menjëhershme janë krijimi i një force mbrojtëse të vetë-mjaftueshme dhe vendosja se çfarë do të bëhet me 220 miliardë dollarët në asetet sovrane ruse (nga 300-350 miliardë dollarë të bllokuara në 2022) që aktualisht mbahen në juridiksionet evropiane. Në qershor 2024, G7 ra dakord të përdorte interesin (50 miliardë dollarë) nga këto asete për të ofruar ndihmë financiare për Ukrainën dhe Komisioni Evropian bëri disbursimin e parë prej 3 miliardë dollarësh në janar 2025. Por me SHBA-në që ka të ngjarë t’i japë fund ndihmës së saj financiare, kjo gjysmë masë nuk është më e mjaftueshme. Evropa duhet të shkojë edhe më tej, duke sekuestruar të gjitha asetet ruse nën kontrollin e saj.

Ne kemi argumentuar më parë se këto asete duhet të përdoren për të financuar rindërtimin e Ukrainës, pasi dëmi i shkaktuar nga agresioni rus i tejkalon 220 miliardë dollarë. Por paratë duhen edhe më urgjentisht tani. Nuk mund të rindërtohet një vend që është ende nën sulm dhe pushtim të pjesshëm. Drejtësia dhe logjika diktojnë që këto burime të shkojnë për të financuar mbrojtjen e Ukrainës. Evropa mund të përdorë çfarëdolloj manovrash ligjore që i nevojiten; ajo që ka rëndësi është që Ukraina t’i marrë paratë menjëherë, në mënyrë që të blejë pajisje ushtarake dhe të riparojë infrastrukturën që Rusia po shkatërron vazhdimisht.

Nuk mund të flitet për përgjegjësi. Rusia nuk duhet të lejohet të pretendojë se pasuritë janë të mbrojtura ligjërisht në një kohë kur ajo vetë po shkatërron sundimin e ligjit dhe po konfiskon lirisht asetet perëndimore brenda juridiksionit të saj. Për më tepër, vënia e fondeve menjëherë në dispozicion të Ukrainës do të ishte në interesin e Evropës. Çfarëdo që Ukraina të shpenzojë për industrinë e saj të mbrojtjes, në fund kjo do të forcojë kapacitetin mbrojtës të Evropës dhe do të stimulojë ekonominë e saj të lëkundur.

Nuk ka më kohë për të humbur. Përdorimi i fondeve si kolateral për Komisionin e ardhshëm Ndërkombëtar të Kërkesave, siç është propozuar, do të shkaktonte vonesa të papranueshme. Vala e autoritarizmit po rritet dhe Evropa është bërë mburoja e botës kundër saj. Vlerat evropiane – dhe mbrojtja e lirive civile, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në nivel global – janë në rrezik.

Siç tha së fundmi presidenti francez Emmanuel Macron, “Evropa duhet të rizbulojë shijen e rrezikut, të ambicies dhe të pushtetit”. Nëse ai dhe liderët e tjerë evropianë duan të vazhdojnë mbështetjen e tyre retorike për Ukrainën pas debatit të Zyrës Ovale, ata duhet të shfrytëzojnë momentin, që do të thotë të sekuestrojnë asetet e Rusisë. Ukraina po mbron të gjithë Evropën. Evropa nuk duhet të fshihet pas justifikimeve legaliste.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe’s Powerful Tool Against Russia

Etiketa: Donald TrumpEmmanuel MacronLufta Rusi-UkraineVladimir PutinVolodymyr Zelensky
Tjetri
Rrëfime pa kufje, të rinjtë ndajnë eksperiencat e punës në call center

Skema e mashtrimit me call center, SPAK sekuestron disa pasuri

v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.