AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skema e mashtrimit me call center, SPAK sekuestron disa pasuri

Në kuadër të hetimit pasuror ndaj Jusel Micit dhe Mendim Domit, të akuzuar si drejtues të një organizate kriminale përmes një skeme mashtrimi për zhvatjen e qytetarëve europianë, u zbuluan dhe sekuestruan 31 pasuri që dyshohet se burojnë nga aktiviteti i paligjshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:31 | 07/03/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim i një call center. Foto; Wikimedia Commons

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK  njoftoi të premten më 7 mars sekuestrimin e pasurive të tjera të dy të akuzuarve si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, që nëpërmjet mashtrimit online përmes call-center-ave në Shqipëri dhe Itali, dyshohet se u vodhën shtetasve evropianë miliona euro në këmbim të premtimit për investime në letra me vlerë dhe kriptovaluta. Sekuestrimet janë kryer në funksion të procedimit pasuror të dy të pandehurve Jusel Mici dhe Mendim Domi, të cilët po gjykohen për mashtrim kompjuterik, krim të organizuar, fshehje e të ardhurave dhe pastrim parash. Përveç pasurive të tyre, janë vendosur nën sekuestro edhe pasuritë e personave të lidhur.

Në kuadër të hetimit pasuror, janë vendosur nën sekuestro 31 pasuri. Në Tiranë janë sekuestruar pesë apartamente me sipërfaqe totale 562 m2; tetë ngastra tokë arë me sipërfaqe totale 23 mijë e 807 m2; një njësi shërbimi me sipërfaqe 442 m2; gjashtë garazhe me sipërfaqe totale rreth 92 m2; 40% të kuotave të shoqërisë tregtare “Super Foods”; tre automjete dhe tre llogari bankare me vlerë rreth 1.6 milionë lekë. Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy vila në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se të pandehurit u propozonin viktimave të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja të kompanive fiktive. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, ato zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta. Nga aktet e adminsitruara gjatë hetimit penal, janë ngritur dyshime se numri i të dëmtuarve është shumë herë më i madh nga ata që kanë kryer kallëzim për këtë skemë mashtrimi. Duke iu referuar kallëzimeve, dëmi ekonomik i provuar në dëm të qytetarëve evropianë arrin në vlerën 3 milionë euro.

Etiketa: Call centerJusel MiciMendim DomiSekuestrimi i pasuriveSPAK
I mëparshmi

Mjeti i fuqishëm i Evropës kundër Rusisë

Tjetri

Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

Tjetri
Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.