AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

Komuniteti Italian në qytetin e Durrësit po krijon një kalendar të vetin me ngjarje sociale dhe kulturore për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin, por edhe me organizatat vendase.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
07:45 | 08/03/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në një sallë të vogël pranë kishës “Shen Luçia”, rezidentët italianë kanë ekspozuar krijimet e tyre. Foto: Gëzim Kabashi.

Rezidente në Durrës prej një viti, Paola Leonneti organizoi një ekspozitë me foto, tablo dhe punime artizanale për komunitetin italian që jeton në qytetin bregdetar. Ekspozita “Italianët në Durrës, një udhëtim në kërkim të pasioneve” është vendosur në një sallë pranë kishës “Shën Luçia” dhe ka për synim që të krijojë sinergji jo vetëm mes anëtarëve të komunitetit italian, por edhe me organizatat vendase.

“Mikpritja e vendasve më ka prekur shumë, pasi ato që dëgjojmë në Itali në disa raste për shqiptarët janë të pasakta,” tha Leonneti për BIRN.

“Tashmë po kërkojmë edhe kontakte me organizmat vendase, në mënyrë që eksponatet e përbashkëta me punime artizanale të vizitohen edhe nga qytetarët durrsakë,” shtoi ajo.

Autorët e punimeve të ekspozuara janë përgjithësisht italianë të moshës së tretë, të cilët janë vendosur në Durrës pas përvojave të ndryshme jetësore.

Njëri prej tyre, Michele Palmieri ka paraqitur një kolazh me foto nga udhëtimet e tij në vende të ndryshme të botës.

“Këtu janë një pjesë e fotove nga Estonia, Belgjika, Kuba dhe shumë vende të tjera,” thotë Michele. Mjek nga profesioni, ai jeton prej 4 vitesh në Durrës dhe tashmë ka shumë miq nga qyteti. Megjithatë, ai ende nuk ka mësuar që të flasë gjuhën shqipe.

“Durrsakët flasin të gjithë në gjuhën tonë dhe nuk kemi ndonjë nxitje për ta mësuar shqipen,” u shfajësua ai, ndërsa shtoi se 3-4 anëtarë të grupit të tij kanë filluar ta mësojnë me mësues të kualifikuar.

Numri i saktë i shtetasve italianë që jetojnë në qytetin e Durrësit është i paqartë, por anëtarë të komunitetin thonë se aktualisht janë rreth 4 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve pensionistë. Në një sallë të vogël në qendër të Durrësit, rreth pesëdhjetë prej tyre organizohen shpesh me njëri-tjetrin në takime për letërsinë, pikturën, autorët e njohur apo për mbrëmje muzikore në karaoke.

Carlo Cherson është një burrë i gjatë me pamje të menduar, por të gjithë e vlerësojnë si mik dhe organizator të mirë. Carlo tha për BIRN se takimet zhvillohen mbi bazën e interesave që kanë pjestarët, të cilët ndonjëherë mblidhen për të luajtur Bridge apo Buraco.

“Ne jemi ende një grup chati dhe komunikojmë më shumë me ëhatsaap, jo vetëm për qytetet nga ku kemi ardhur, por edhe për euron apo hyrjen e Shqipërisë në BE,” thotë Cherson, ndërsa shton “do të na pëlqente të ishim një komunitet më i organizuar”.

Sipas tij, gjithkush ka nevojë të dijë se çfarë dokumentacioni duhet për lejen e qëndrimit, për një biznes apo edhe për rastet më të thjeshta të blerjes së një makine, ndërsa shprehet i kënaqur nga miqtë shqiptarë që u përgjigjen me kompetencë pyetjeve të tyre.

Megjithatë, jo të gjithë italianët organizohen me njëri-tjetrin për ekspozita apo aktivitete të tjera. Corrado Bisighini jeton në lagjen 13 të qytetit dhe preferon që kafenë e mëngjesit ta pijë me miqtë buzë detit.

“Mësova për ekspozitën, por nuk më tërheq. Më pëlqen ta pij kafen e mëngjesit në bregdet, me miq të tjerë,” tha ai.

Qyteti i Durrësit është vetëm një nga zonat bregdetare ku italianët kanë zgjedhur që të kalojnë ditët e tyre në pension. Luana dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që të shpërngulen në Orikum, një tjetër qytezë bregdetare në jug të vendit.

“Do të përshendetemi me të gjithë, pasi kemi vendosur të transferohemi në Orikum, afër Vlorës. Mendojmë se është më qetë dhe e dimë që është një qytezë turistike,” përfundoi ajo.

Nga pikturat e ekspozuara në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi.
Fotot e udhëtimeve të Michele Palmierit. Foto: Gëzim Kabashi.
Etiketa: Bashkia e DurrësitCarlo ChersonCorrado BisighiniMichele PalmieriPaola LeonnetiShtetasit italianë
I mëparshmi

Skema e mashtrimit me call center, SPAK sekuestron disa pasuri

Tjetri

Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri

Tjetri
Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri

Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.