AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, qindra gra dhe vajza, së bashku me qytetarë dhe aktivistë marshuan përgjatë qendrës së Tiranës, duke kërkuar të drejtat e tyre përmes himnit simbolik dhe pankartave të spikatura me mesazhe në mbrojtje të grave.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
13:57 | 08/03/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë, vajzat dhe aktivistët marshuan në mbrojtje të lirive dhe të drejtave. Foto: Nensi Bogdani.

Nën sloganin “Mos ma prek lirinë”, qindra aktivistë, qytetarë, gra dhe vajza të Tiranës iu bashkuan të shtunën paradite marshimit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars.

Ato kërkuan respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre, duke bërë thirrje që t’i jepet fund kulturës patriarkale në Shqipëri dhe shtypjes së të drejtave themelore për shkak të gjinisë.

“Jemi mbledhur për të kërkuar atë që na takon. Duam drejtësi sociale, barazi ekonomike dhe dinjitet për të gjitha gratë dhe vajzat,” tha Elkjana Gjipali, një mësuese në protestë.

Përgjatë dekadës së fundit, një grup aktivistesh që advokojnë për të drejtat e grave dhe vajzave në Shqipëri, të njohura si Kolektivi Feminist, e kanë kthyer në traditë marshimimin për të drejtat e grave më 8 Mars.

“Në një shoqëri ku gratë ende nuk janë të sigurta në shtëpi, në punë, në shkolla, spitale apo gjykata, të qëndrojmë të heshtura nuk është një opsion,” u shprehën aktivistet e Kolektivit Feminist.

Protestuesit i thanë BIRN se 8 Marsi nuk është një festë, por një ditë për të ngritur zërin për të drejtat e grave.

“8 Marsi për mua është një luftë e vazhdueshme për lirinë e gruas, barazinë gjinore dhe për mundësi të pafundme për gratë jo vetëm në rolin politik, por edhe ekonomik e shoqëror”, thotë Sonila Sota, aktiviste e të drejtave të njeriut.

Edhe himni i këtij marshimi përcolli mesazhin e këtyre kërkesave nëpërmjet zërave të protestueseve.

“Prapë erdhi 8 Marsi, në rrugë ne po marshojmë, bashkë zërat tonë po ushtojnë. Mblidhuni o gra, mblidhuni o motra, bashkë ne jemi më të forta,” ishin disa prej vargjeve të refrenit të këngës që aktivistet kënduan njëzëri përgjatë marshimit.

“Jemi të lodhura nga kontrolli mbi jetët tona dhe trupat tanë. Nga shtypja, nga varfëria, nga padrejtësia që na detyron të punojmë më shumë për më pak. Nga një sistem që na trajton si të padukshme, që e sheh punën tonë të papaguar në shtëpi si detyrë dhe jo si skllavëri” u shprehën aktivistet e Kolektivit Feminist.

 

Etiketa: 8 Marsibarazi gjinoreDita Ndërkombëtare e GruasDrejtesi socialeElkjana GjipaliKolektivi feministProtesta
I mëparshmi

Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

Tjetri

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Tjetri
Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti

15:30 | 22/07/2026
cover v7

“Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë

14:30 | 22/07/2026
KPA

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

11:40 | 22/07/2026
qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

07:37 | 22/07/2026
center of gostivar 1536x864

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

14:47 | 21/07/2026
mbledhje e klgj

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

14:46 | 21/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.