AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPA mbajti dy qëndrime për prokurorin Erjon Shqarri

Shumica e rrëzoi si të pabazuar një prej shkaqeve të ngritura nga Komisionerja Publike ndaj prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri, se ai nuk arrinte të kuptonte veçoritë e krimeve me bazë gjinore. Pakica arsyetoi se Shqarri nuk i përmbush kriteret ligjore për t’u konfirmuar në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Erjon Shqarri dhe përfaqësuesja e tij ligjore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vlerësimin e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Shumica e përbërë nga kryesuesi i trupit gjykues, Sokol Çomo, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtaret Ina Rama e Rezarta Schuetz e gjetën të pabazuar kërkimin e Komisioneres Publike, Irena Nino për pezullimin e Shqarrit nga detyra dhe dërgimin për trajnim për një vit në Shkollën e Magjistraturës lidhur me probleme të konstatuara në dy çështje të hetuara prej tij.

Anëtarja në pakicë, gjyqtarja Natasha Mulaj sjell në vëmendje se ajo ka shfaqur mendim ndryshe dhe në gjykimin e çështjes së bashkëshortes së subjektit, prokurores Anita Jella. Sipas Mulajt, ajo ka vlerësuar atëherë se Jella gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë, e për rrjedhojë dhe në këtë rast duhej të trajtonte këtë rrethanë, pavarësisht faktit se Komisionerja Publike ka ngritur probleme vetëm për aspektin profesional. Po ashtu, Mulaj shfaq mendime ndryshe dhe për vlerësimin e dy çështjeve të hetuara nga subjekti, duke arritur në konkluzionin se ai duhej të ishte shkarkuar nga detyra.

Erjon Shqarri u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 9 prill 2024, por Operacioni Ndërkombëtar iu Monitorimit, ONM rekomandoi ankimimin e kësaj vendimmarrje dhe shqyrtimin e dy çështjeve. Rasti i parë kishte të bënte me denoncimin e një vajze ndaj ish-partnerit për përndjekje – çështje që ishte pushuar nga Shqarri. Ky i fundit pretendoi se viktima dhe i kallëzuari kishin qenë në komunikim me njëri – tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte bërë më shumë telefonata ndaj të kallëzuarit dhe se për të pasur një rast përndjekje, refuzimi i viktimës duhej të ishte kategorik dhe i hapur.

Por ONM dhe Nino arsyetuan se subjekti nuk arrinte të kuptonte veçoritë e krimeve me bazë gjinore dhe duhej të trajnohej në Shkollën e Magjistraturës.

Ky shkak i ngritur nga Komisionerja u gjet i pabazuar nga shumica që sjell në vëmendje se nga hetimi i kryer prej subjektit ka rezultuar e provuar se kallëzuesja dhe i kallëzuari prej saj, edhe pse i kanë dhënë fund lidhjes, kanë pasur komunikim të vazhdueshëm dhe të ndërsjellë me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer në mënyrë të vazhdueshme telefonata dhe mesazhe.

“Megjithëse në kallëzimin e saj, ajo shpjegon se i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurin e saj, nuk e ka ndërprerë komunikimin me të, fakt i cili provohet me numrin e lartë të mesazheve dhe telefonatave që ka kryer në drejtim të të kallëzuarit”, konstaton shumica që çmon se në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për “ngacmime”, “imponim për ndryshimin e mënyrës së jetesës” apo “ankth të rëndë” të shkaktuar nëpërmjet telefonit, pasi kallëzuesja ka qenë edhe vetë aktive.

Shumica arrin në konkluzionin se në këtë rast nuk provohet pretendimi kallëzueses se nga telefonatat e ish-partnerit i është shkaktuar gjendje ankthi. “…ndërkohë që në asnjë moment ajo nuk ka reshtur vetë së telefonuari dhe dërguari sms në drejtim të tij”, citohet në vendimin e shumicës ku në vijim konstatohet se nuk ka veprime të qëllimshme, por del qartë se është një komunikim mes dy personave që kanë pasur një marrëdhënie dashurore midis tyre.

Tjetër argument që sjell shumica është fakti se nuk ka prova që kallëzueses t’i jetë kufizuar mundësia e lëvizjes lirshëm apo të ketë qenë e detyruar të ndryshojë mënyrën e jetesës.

Shumica vlerëson se, ndryshe nga sa ka pretenduar Komisionerja Publike në ankim, prokurori Shqarri ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe e ka bazuar vendimin e pushimit të çështjes në konstatimin e saktë të situatës faktike dhe në vlerësimin e duhur të provave të marra gjatë hetimit, në raport me elementet e veprës penale “Përndjekja”.

Megjithatë, konstatohet se subjekti duhej t’i kishte pasqyruar në mënyrë të detajuar rrethanat dhe veprimet e kryera, si dhe mund të kishte kryer një analizë më të plotë e të hollësishme të legjislacionit mbi të cilin mbështet vendimmarrjen e tij, me qëllim arritjen e konkluzionit që e çoi në pushimin e çështjes penale. Për rrjedhojë është gjetur i bazuar pretendimi komisioneres se vendimi i pushimit të çështjes ka mangësi në drejtim të plotësisë së arsyetimit të tij.

Mulaj në pakicë vlerëson se nga aktet e administruara del qartë se kallëzuesja është përndjekur nga ish-partneri i saj me anë të telefonit dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar gjendje të rëndë emocionale të dëmtuarës. Sipas pakicës, ndryshimi i kualifikimit të veprës penale, në një afat të shkurtër nga momenti që subjekti i rivlerësimit është ngarkuar me hetimin e këtij procedimi penal, dëshmon se Shqarri ka neglizhuar rrethanat e treguara nga denoncuesja.

“Subjekti i rivlerësimit e ka cilësuar ndryshe trajtimin e çështjes, pa u bazuar në rrethanat e rastit konkret, duke e bërë kështu të paefektshëm zbatimin e sanksionit të parashikuar në raport me rëndësinë e veprës penale të kryer”, vëren Mulaj dhe shton se zgjidhja që i ka bërë Shqarri çështjen, inkurajon autorët për të gjetur zgjidhje të kësaj forme për t’i shpëtuar dënimit dhe dekurajon viktimat për t’iu drejtuar organeve të drejtësisë.

Çështja tjetër për të cilën u kërkua riedukimi i Shqarrit, kishte të bënte me kërkimin e një mase sigurimi personal “detyrim paraqitje” në vitin 2022 ndaj një personi të hetuar për përkrahje të autorit të krimit, por që kishte qenë i dënuar më parë. Sipas Ninos, subjekti nuk kishte kryer verifikimet e duhura për gjendjen gjyqësore të personit nën hetim, duke kërkuar një masë sigurimi personal me të lehtë, që nuk përkonte me aktet e administruara.

Shqarri parashtroi në mbrojtjen e tij se kërkesa për caktimin e masës së sigurisë është bazuar në verifikimet e kryera brenda 48 orëve dhe se personi i lënë në detyrim paraqitje nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale deri në momentin e dërgimit të çështjes në gjyq.

Ashtu si Komisionerja, edhe Kolegji arrin në konkluzionin se veprimet verifikuese të subjektit për gjendjen gjyqësore të Shqarrit nuk kanë qenë të plota. Por, shumica vlerëson se kjo mangësi nuk është gjetur përsëritëse dhe për rrjedhojë është vlerësuar e pamjaftueshme për të aplikuar masën e pezullimit ndaj Shqarrit dhe detyrimin për ndjekjen e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Mulaj sjell në vëmendje se kjo çështje është hetuar nga KPK bazuar në një gjetje të ONM-së, ku citoheshin burime mediatike në të cilat ngriheshin dyshime se subjekti kishte liruar nga burgu një person, që më pas është vrarë. Pakica konstaton se nga burime të hapura evidentohet se personi në fjalë ka qenë në një tjetër proces penal në momentin që subjekti ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së sigurimit “detyrim paraqitje”. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka qenë nën hetim nga autoritetet italiane për krime të lidhura me drogën.

Mulaj arsyeton ndryshe nga shumica, duke vlerësuar se mangësia e subjektit e identifikuar në këtë çështje merr kuptim dhe tjetër peshë në konsideratë të informacioneve që rezultojnë nga burime të hapura, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e publikut, prej nga përftohen perceptime të rëndësishme mbi veprimtarinë profesionale të prokurorit Shqarri.

Pakica për pasurinë

Mulaj shkon në arsyetimin e saj tej ankimit të paraqitur prej Komisioneres Publike. Ajo argumenton se, pavarësisht faktit se kërkimi komisioneres ka qenë vetëm në kriterin profesional, ankimin e konsideron si mjet procedural për të vënë në lëvizje Kolegjin për shqyrtimin e çështjes.

Ajo sjell në vëmendje se jo pa qëllim, ligjvënësi i ka orientuar institucionet e rivlerësimit, që kur është rasti, ato mund të zbatojnë edhe procedurat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative ose në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Mulaj konstaton se, “në Kodin e Procedurave Administrative thuhet se tërheqja e një pale nuk çon në përfundimin e procedurës administrative, në rast se organi publik/Kolegji vlerëson se vazhdimësia e procedurës është në interes publik ose në interesin e ligjshëm të palëve të tjera”. Ajo çmon se çështja duhet parë në tërësi në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Në vijim Mulaj referon mendimin e saj si pakicë në çështjen e bashkëshortes së subjektit, prokurores Anita Jella, kur ka konkluduar se ajo nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.  Për rrjedhojë, Mulaj vlerëson se dhe Shqarri gjendet në të njëjtën situatë. “…kam çmuar që nuk mund të ketë vlerësim të ndryshëm mbi të njëjtat rrethana e prova. Rrethanat e mësipërme janë të mjaftueshme që, për shkak të veçorive të rastit, për sa kohë procesi i rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit dhe bashkëshorten e tij është bërë mbi të njëjtat akte, legjitimohet edhe qëndrimi im i shprehur për vlerësimin e kriterit të pasurisë, të subjektit të rivlerësimit Erjon Shqarri”, arsyeton Mulaj.

Në përfundim, ajo shprehet se në vlerësim të problemeve që lidhen me pasurinë dhe profesionalizmin, arrin në konkluzionin se prokurori Erjon Shqarri nuk përmbush në mënyrë kumulative kriteret ligjore për konfirmimin e tij në detyrë dhe ka votuar për shkarkimin e tij.

Etiketa: Anita JellaErjon ShqarriIna RamaIrena NinoKolegji i Posaçëm i ApelimitMimoza TasiNatasha MulajOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitProkuroreProkuroria e Rrethit VlorëRezarta  SchuetzSokol Çomo
Tjetri
KPK ngre dyshime se prokurori Lorenc Mërkuri ka cenuar besimin e publikut

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Lorenc Mërkuri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.