AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Urdhër arresti për liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik

Prokuroria shtetërore e Bosnjës thuhet se ka lëshuar një urdhër arresti për liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe dy të tjerë për shkelje të "rendit kushtetues" të vendit.

Azem KurticngaAzem Kurtic
1 year më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik. Foto: Anadolu.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës lëshoi të mërkurën një urdhër arresti për Milorad Dodik, president i entitetit të Republikës Srpska të udhëhequr nga serbët, dhe dy të tjerë, duke i akuzuar ata për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës dhe Hercegovinës, njoftuan mediat.

Masa erdhi pasi Dodik, kryeministri i Republikës Srpska Radovan Viskoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç, nuk iu përgjigjën dy thirrjeve për t’u marrë në pyetje.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të urdhrit të arrestit nga Prokuroria apo nga institucione të tjera. Lajmi u raportua fillimisht nga Alternativna Televizija, nga televizioni i entitetit të Republikës Srpska, RTRS, dhe nga media pranë Dodikut.

Një burim nga policia e Republikës Srpska pohoi se forca nuk kishte marrë asnjë urdhër. Detajet e plota të akuzave nuk janë bërë ende publike.

Radovan Kovaceviç, një zëdhënës i partisë së Dodikut, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, i cili është gjithashtu deputet në parlamentin shtetëror të Bosnjës, mohoi që Dodik apo Republika Srpska të kishin “sulmuar” rendin kushtetues të Bosnjës.

“Askush nuk do të arrestojë apo mund të arrestojë lidershipin shtetëror të Republikës Srpska. Republika Srpska nuk po sulmon rendin kushtetues; përkundrazi, ajo po merr vendime që ka të drejtë t’i marrë, bazuar në kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës Srpska”, tha Kovaçeviçi.

Çështja u hap pas vendimit të gjykatës shtetërore për Dodikun më 26 shkurt, kur ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur postin presidencial për kundërshtimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, i cili është mbikëqyrësi ndërkombëtar i paqes në Bosnje.

Në përgjigje të kësaj, asambleja e Republikës Srpska miratoi ligje që ndalojnë prokurorinë në nivel shtetëror, gjykatën në nivel shtetëror, Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje, SIPA dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, të ushtrojnë çdo juridiksion në entitet.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës i pezulloi përkohësisht këto ligje më 6 mars, në pritje të një vendimi përfundimtar, por Dodik këmbënguli që ligjet e reja do të zbatoheshin në entitet.

Prokuroria mund t’i thërrasë dy herë individët për t’i marrë në pyetje. Nëse ata nuk përgjigjen, mund të lëshohet një urdhër për ndalimin e tyre.

Nëse Dodik, Stevandiç dhe Vickoviç e kundërshtojnë ndalimin, kjo mund të pasohet një urdhër arresti kombëtar. Nëse nuk kapen brenda Bosnjës, mund të lëshohet një urdhër arresti nga Interpoli.

Etiketa: Bosnja dhe HercegovinaMilorad DodikNenad StevandiçRadovan ViskoviçRepublika Srpskaurdhër arrest
Tjetri
Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.