AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Lëvizja “Bashkë”: E majta e re që po krijon pritshmëri dhe antagonizëm

Lëvizja “Bashkë” e kryesuar nga pedagogu Arlind Qori ofron idetë e majta për shtetin dhe ekonominë si “antidot” ndaj politikës neoliberale të dy partive të mëdha në zgjedhjet e 11 majit, por programi i saj pritet me ndasi mes analistëve të politikës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
07:11 | 02/04/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Foto: Facebook.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kandidon për herë të parë me ambicien për t’u përfaqësuar në parlament Lëvizja ‘Bashkë’ – një parti politike e re e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori, i cili renditet në vendin e dytë në listën e kandidatëve për qarkun Tiranë të kësaj partie.

Lëvizja “Bashkë” lindi nga “Organizata Politike”, një grupim i krijuar në aulat e universiteteve dhe që prej një dekade është angazhuar në protesta për të drejtat e grupeve të cënueshme të shoqërisë, duke përfshirë studentët, minatorët, naftëtarët apo pensionistët.

E regjistruar në prag të zgjedhjeve vendore të 2023, Lëvizja “Bashkë” e testoi fuqinë e vet elektorale kryesisht në bashkinë e Tiranës, ku Qori mori rreth 13 mijë vota si kandidat për kryebashkiak dhe u rendit i treti pas Erion Veliajt të Partisë Socialiste dhe Belind Këlliçit të koalicionit opozitar. Gjithashtu, në listën e kandidatëve për këshilltarë Lëvizja “Bashkë” mori 7500 vota dhe fitoi një mandat në Këshillin Bashkiak.

Programi qeverisës, i prezantuar disa ditë më parë nga Lëvizja “Bashkë”, u mëshon ideve të majta për një shtet të fortë në të gjithë sektorët dhe tezave për barazi sociale.

Lëvizja “Bashkë” ka krijuar profilin e një partie të majtë në një terren politik, ku ideologjitë politike të së majtës dhe së djathtës duket se kanë humbur kuptimin, pasi partitë e djathta ofrojnë programe sociale, ndërsa Partia Socialiste në pushtet avancon politikat e shtetit liberal me koncensione dhe PPP në çdo sektor.

Në programin e saj me 177 faqe, Lëvizja “Bashkë” premton një shtet zhvillimor, njëherazi social dhe të drejtë, që merr në dorë sektorët kryesorë të ekonomisë si industria e naftës, bujqësia, ndërtimi, energjia apo arsimi.

Shteti zhvillimor i Lëvizjes “Bashkë” është “…një shtet llogaridhënës ndaj qytetarëve, i cili lufton monopolet dhe oligopolet dhe, përmes politikave mbështetëse dhe orientuese, nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit…”.

Marksistë apo e majta që mungon?

Lideri i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori u shfaq i fundit në prezantimin e programit me kodin e shkujdesur të veshjes dhe mëngët e këmishës të përveshura. Ai e krahasoi marrëdhënien kryetar-parti me atë të pedagogut me studentët dhe programin e partisë së tij me një ide “që synon të transformojë për mirë vendin”.

“Një ide e madhe që pushton popullin, kthehet në një forcë materiale,” tha Qori duke perifrazuar një shprehje të famshme të filozofit gjerman, Karl Marx, por pa e cituar atë me emër. “Idetë tona, duke shkuar në çdo derë, në çdo fshat, në çdo fshat apo shesh, do të ikin nga letra nga nga lartësia e abstraksioneve dhe do të kthehen në një forcë materiale qe e transformon një herë e mirë vendin,” shtoi Qori.

Filozofi gjerman i shekullit XIX, Karl Marx që citon Qori, frymëzoi revolucionin proletar në Rusi në 1917 me “Manifestin komunist” dhe u përdor më tej si frymëzim nga regjimet totalitare komuniste në Evropën Lindore, përfshirë edhe diktaturën e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Qori është kritikuar shpesh për ndjekje të ideve marksiste në lëvizjen e tij politike, por ai i ka hedhur poshtë këto krahasime në çdo rast.

“Komunizmi ka lindur në 1848 dhe ka vdekur në 1989,” arsyetoi ai gjatë një dalje mediatike, ndërsa i krahasoi idetë e lëvizjes së tij si ide të majta demokratike të materializuara në vende të Europës Perëndimore.

Idetë e Lëvizjes “Bashkë” krijojnë megjithatë ndasi mes ekspertëve të politikës.

Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike dhe kritik i hershëm i Qorit, thekson orientimin politik marksist të Lëvizjes “Bashkë”, ndërsa votën pro tij e quan “shprehje e zhgënjimit të thellë me politikën e tanishme”.

“Lëvizja Bashkë në gjithë veprimtarinë e saj para kthimit në parti është një organizatë marksiste dhe tani duket se po përpiqet të zbusë termat ideologjikë për t’u bërë e pranueshme nga pjesa e publikut që nuk e ka njohur më herët,” tha Hasimja, duke e quajtur të pandershme mospranimin e kësaj ideologjie nga drejtuesit e saj.

Por Andi Bushati, analist politik dhe themelues i medias Lapsi.al, i quan sipërfaqësore kritikat ndaj Lëvizjes “Bashkë” dhe e quan atë një risi të zgjedhjeve në tre dekadat e Shqipërisë postkomuniste. Bushati thekson se idetë e majta që artikulon Qori i kanë munguar skenës politike, duke ofruar një antidot ndaj ‘dogmës neoliberale’ të përqafuar nga partitë e mëdha.

“Aplikimi i kapitalizmit më të egër të mundshëm solli pasurimin e shpejtë të disave dhe distancimin e tyre nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Pikërisht kjo trajektore, ku u stimulua ai që ka, për të pasur akoma edhe më shumë-, pra kjo dhe jo thjesht Rilindja apo Edi Rama-, polli sistemin oligarkik që ne vuajmë sot,” tha Bushati për BIRN.

“Lëvizja Bashkë ofron një alternativë për ta thyer dhe çrrënjosur këtë inerci 30 vjeçare,” shtoi Bushati, duke theksuar se votuesit shqiptarë janë me fat që kjo lëvizje po këmbëngul për ta futur këtë këndvështrim në debatin publik.

Këndvështrimet për programin

Bushati e analizon programin e Lëvizjes “Bashkë” përmes motos që Shqipëria të jetë shtet i të gjithëve dhe jo vetëm i një pakice.

“Në këtë drejtim i shoh edhe propozimet e tyre për shtetin social, atë zhvillimor, madje dhe gogolin e taksimit deri 35% për ata që fitojnë më shumë,” thotë Bushati, duke kujtuar se taksimi progresiv i artikuluar nga Rama në vitin 2013 u kthye në një taksim të pandershëm që krijoi më shumë pabarazi.

Bushati thekson gjithashtu se shprehjet në program si “mbrojtja sociale”, “kohezioni social” apo “rritja e solidaritetit” nuk janë ringjallje të fantazmave marksiste, por parime të një të majte moderne.

“Pra në këtë kuptim, programi i Lëvizjes Bashkë mund të konsiderohet si propozim për një revolucion kulturor, i cili tenton t’i japë fund mentalitetit “peshku i madh e ha të voglin”, ku i pari merr gjithçka dhe i dyti mbetet pa asgjë,” shtoi ai.

Hasimja e kritikon programin e Lëvizjes “Bashkë”, veçanërisht për qasjen ‘etatiste’, që sipas tij kërkon më shumë shtet dhe lë pak hapësirë për sipërmarrjen private. Sipas tij, përmbajtja e këtij programi tregon se Lëvizja Bashkë nuk ka mësuar asgjë nga dështimet madhore të politikave ekonomike të dhjetëvjeçarëve të fundit në Perëndim.

“Së pari është një program etatist. Ai synon të fuqizojë shtetin, duke i dhënë për shembull kontroll të plotë mbi burimet energjitike, duke shtrënguar maksimalisht lirinë e sipërmarrjes përmes legjislacionit, duke rritur masivisht të ardhurat dhe shpenzimet publike, etj,” tha Hasimja për BIRN.

Ai analizon gjithashtu se rritja e propozuar e taksave sjell si rrjedhojë rrënimin e konkurrueshmërisë, ngurtësimin e tregut të punës apo dekurajimin e punës përmes asaj që Hasimja e quan kopjim i konceptit të Ramës për “taksimin e ndershëm”.

“Edhe nëse do të zbatohej nga engjëjt, ky program etatist do ta rrënonte vendin ekonomikisht brenda një kohe të shkurtër, shumë më keq sesa qeverisjet hajdute pararendëse,” përfundoi Hasimja.

Etiketa: Andi BushatiArlind QoriErmal HasimjaKarl MarxLëvizja BashkëOrganizata PolitikeProgrami
I mëparshmi

Si ndryshon rendi botëror

Tjetri

Si përfundon Trumpizmi

Tjetri
Si përfundon Trumpizmi

Si përfundon Trumpizmi

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.