AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Me 5 vjet vonesë, dërgohen në gjykim të akuzuarit për blerje votash në Tiranë

Katër zyrtarë dhe një ndërmjetës u dërguan për gjykim nën akuzën e ndikimit të paligjshëm apo korrupsionit në lidhje me veprime të bëra gjatë zgjedhjeve njëpartiake për pushtetin vendor në vitin 2019.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:00 | 09/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bëri të ditur se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar më gjykim katër zyrtarë dhe një ndërmjetës nën akuzën se kanë kushtëzuar qytetarët të votojnë partinë e tyre të pëlqyer përmes premtimit të mos-humbjes së vendit të punës apo të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Krimet e dyshuara në këtë rast janë hetuar përmes përgjimeve.

SPAK nuk bën të ditur se për cilën parti politike të akuzuarit blenë vota, por në zgjedhjet e vitit 2019, opozita nuk mori pjesë dhe partia e vetme realisht në garë ishte Partia Socialiste, e cila i fitoi zgjedhjet.

Sipas SPAK, të akuzuarit “kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.”

“Nga bisedat e përgjuara, të përfshira në fashikullin e procedimin penal ka rezultuar se përmes veprimeve të tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të përfitimeve të parregullta kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa shtetasve,” thuhet në njoftim.

Nën akuzë u vendosën Dritan Stoka e Alqi Hajdini, të dy zyrtarë të institucionit që në atë kohë merrej me legalizimet e ndërtimeve pa leje, ALUIZNI dhe që aktualisht është transformuar në Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Të dy akuzohen se “në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit të drejtperdrejtë të përfitimeve të parregullta apo shpërblim në te holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje” të disa shtetasve.

Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk Tiranë, u vu nën akuzë për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion aktiv në zgjedhje ndërsa Ylli Baruti akuzohet se ka bërë ndërmjetësin në rastin e dy zyrtarëve të kadastrës.

Etiketa: Agim OsmaAgjencia Shteterore e KadastresAlqi HajdiniBlerje votashDritan StokaKorrupsion në zgjedhjeLegalizimetSPAKYlli Baruti
I mëparshmi

Bankat nën hetim për abuzime në tregun 16 milionë euro të sigurimit të jetës së debitorit

Tjetri

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Erjon Shehaj

Tjetri
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Erjon Shehaj

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Erjon Shehaj

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.