AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bankat nën hetim për abuzime në tregun 16 milionë euro të sigurimit të jetës së debitorit

Autoriteti i Konkurrecës njoftoi se ka hapur hetime të thelluara nën dyshimin se disa nga bankat kryesore në vend dhe disa kompani sigurimesh kanë zhvatur kredimarrësit përmes një produkti sigurimesh që paguhet nga kredimarrësit për të garantuar kthimin e kredisë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:43 | 09/04/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Transparenca e shërbimeve bankare. foto: Geralt/Pixabay

Bankat kryesore të Shqipërisë u vendosën nën hetim të thelluar të mërkurën nga Autoriteti i Konkurrencës nën dyshimin se kanë shkelur nenin 4 dhe nenin 9 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, bëri të ditur Autoriteti i Konkurrencës në një njoftim për shtyp.

Hetimi ka të bëjë me praktikat e ndërmjetësimit për shitjen e një police sigurimi jete, të cilën bankat ua kërkojnë me detyrim kredimarrësve të caktuar, përfshirë kredimarrësit e kredisë për shtëpi. Kjo police sigurimi ka për qëllim që të garantojë se një kompani sigurimi do të paguajë kredinë në rast se kredimarrësi vdes pa e shlyer atë. Ky është një produkt që, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, realizon të ardhura bruto për kompanitë e sigurimeve në masën 1.64 miliardë lekë [rreth 16 milionë euro].

Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ndalon dy ose më shumë operatorë në të njëjtin treg që të bien në marrëveshje me njëri-tjetrin për të kufizuar konkurrencën, për shembull, përmes caktimit të çmimeve të njëjta, kufizimit të sasisë apo vendosin kritere të tjera kufizuese për konsumatorin.

Neni 9 i ligjit ndalon kompanitë të cilat vlerësohet se kanë fuqi dominuese në treg nga abuzimi me këtë fuqi dominuese.

“Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës për kreditë të cilat kërkojnë sigurim jete për ndërmarrjet: OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Credins Bank SHA, Banka Raiffeisen SHA, Banka e Tiranës SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA, Banka Amerikane e Investimeve SHA dhe Abi Broker Sigurimesh SHA dhe në tregun e kredidhënies me sigurim  jete për kreditë që jepen brenda bankës Bankës së Parë të Investimeve SHA dhe Bankës Procredit SHA,” thuhet në njoftimin e autoritetit.

“Sjellja e ndërmarrjeve Banka Raiffeisen SHA, OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Tirana Bank SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, ABI Bank SHA, Abi Broker Sigurimesh SHA dhe Procredit Bank SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003 ndërkohë që sjellja e ndërmarrjeve Tirana Bank SHA, Credins Bank SHA, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA dhe Banka e Parë e Investimeve SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003,” thuhet më tej në këtë njoftim.

Rritje e shpejtë e të ardhurave, kosto minimale e dëmeve

Sigurimi i jetës së debitorit është një produkt sigurimi që u shitet me detyrim kredimarrësve, për llogari të sigurisë së bankave për shlyerjen e kredisë në rast se kreditori vdes. Rreth 118 mijë shqiptarë blenë një police të tillë sigurimi gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Numri i klientëve të kësaj klase sigurimi dhe të ardhurat e kompanive të sigurimit nga këto shitje kanë pësuar rritje dramatike gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e AMF tregojnë se numri i shqiptarëve që është detyruar të blejë një police sigurimi për jetën e debitorit është rritur me dy herë, nga 59 mijë vetë në vitin 2019, në 118 mijë në vitin 2024. Të ardhurat nga shitja e policave të sigurimit të kësaj klase janë rritur me 112%, gjë që do të thotë se çmimi mesatar i policës së shitur është rritur gjithashtu. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit, në vitin 2024 ishin vetëm 10% të primeve të paguara. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimeve shijojnë norma fitimi bruto në masën 90% për këtë produkt, shifër kjo që sugjeron shkallë të ulët konkurrence në treg në dëm të konsumatorëve.

Përgjatë pesë viteve të fundit, pra periudhës 2009-2024, shqiptarët kanë paguar 6.6 miliardë lekë polica sigurimi të jetës së debitorit, ndërsa kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej 843 milionë lekë dëme ose 12% të të ardhurave.

Etiketa: Abi Broker SigurimeshAutoriteti i KonkurrencesBanka Amerikane e Investimeve SHABanka e Tiranës SHABanka Kombëtare Tregtare SHABanka Raiffeisen SHACredins Bank SHAE-Business Solutions SHPIntesa SanPaolo BankOTP Bank Albania SHAUnion Bank SHA
I mëparshmi

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Tjetri

Me 5 vjet vonesë, dërgohen në gjykim të akuzuarit për blerje votash në Tiranë

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Me 5 vjet vonesë, dërgohen në gjykim të akuzuarit për blerje votash në Tiranë

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.