AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP cakton masën e dytë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho

KLP pranoi pjesërisht kërkimin e ILD-së për uljen e pagës së prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho si dhe vendosi largimin e tij nga pozicioni i kreut të Prokurorisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:13 | 10/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kledian Llaho në KPK pas konfirmimit në detyrë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të enjten më 10 prill një masë të dytë disiplinore ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho. Më 31 janar, Llahos iu dha masa disiplinore “vërejtje publike”, megjithëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD kërkoi ulje page, lidhur me konstatimet për zvarritje të hetimit të një çështjeje penale dhe moszbatim të një vendimi gjykate.  Kurse masa e dytë e caktuar nga KLP është ulje e pagës me 20% për tre muaj dhe si masë plotësuese, largimin e tij nga pozicioni i kryetarit. Edhe në këtë rast, ILD kërkoi masë më të rëndë disiplinore, uljen e 40% të pagës për një vit që u pranua pjesërisht, si dhe largimin e tij si drejtues.

Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Llaho u procedua administrativisht për herë të dytë me kërkesë të ILD, pas 6 ankesave të një prokurore të Prokurorisë së Sarandës, për veprime e sjellje që u vlerësuan se përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e tij.

Relacioni ku u bazua vendimarrja për caktimin e masës së dytë disiplinore ndaj Llahos, u mbajt sekret nga ana e KLP duke u lexuar pa praninë e publikut, bazuar në një vendim të datës 27 shkurt, me argumentin se çështja kishte të dhëna sensitive. Megjithëse vetë prokurori Llaho dhe përfaqësuesja e ILD-së nuk ngritën ndonjë pretendim dhe kërkuan që seanca të vijonte me dyer të hapura, shumica e anëtarëve të KLP-së propozuan dhe vendosën atëherë që të mbanin sekret të dhënat e trajtuara në procedimin disiplinor të dytë ndaj Llahos.

 

Etiketa: Inspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseKledian LlahoMase disiplinoreProkuroreProkuroria e Rrethit Sarandë
I mëparshmi

“Mundësia”: Lëvizja e personalizuar e Agron Shehajt për një forcë të re të qendrës së djathtë

Tjetri

Evropa duhet të veprojë më shpejt për t’u mbrojtur

Tjetri
Evropa duhet të veprojë më shpejt për t’u mbrojtur

Evropa duhet të veprojë më shpejt për t’u mbrojtur

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.