AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e 27 të pandehurve për trafik qeniesh njerëzore

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet ndaj 27 anëtarëve të dy grupeve kriminale, që akuzohen se kishin krijuar një rrjet të trafikimit të shtetasve nga Bangladeshi dhe Kameruni drejt vendeve të BE-së, në këmbim të mijëra eurove.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:50 | 11/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 11 prill përfundim të hetimeve ndaj 27 të pandehurve, të akuzuar si anëtarë të dy grupeve kriminale me veprimtari trafikimin e qenieve njerëzore nga vendet e Azizë Jugore dhe Afrikës Qendrore drejt Shqipërisë, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian. Mes të pandehurve ka dhe punonjës policie e biznesmenë që kanë ndihmuar në kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.

SPAK kërkon kalimin për gjykim të çështjes ndaj 27 të pandehurve për veprat penale“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë me qëllim përfitimi, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, dhe “Korrupsion  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. Dy grupet u goditën një vit më parë, kur ndaj 21 prej të hetuarve u caktuan masa sigurimi personal “arrest në burg”.

Sipas prokurorisë, nga hetimi është provuar ekzistenca e dy grupeve kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar të mbi 650 shtetasve të huaj, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni, gjatë vitit 2023 deri në prill të vitit 2024, kundrejt përfitimeve materiale. Në njoftim thuhet se këto dy grupe dyshohet të kenë kryer të njëjtën veprimtari edhe në vitin 2022.

Shqipëria është përdorur si vend tranzit, ku pasi është është lehtësuar hyrja e ligjshme nëpërmjet procedurave fiktive, më vonë është mundësuar udhëtimi i një pjese të të  interesuarve drejt vendeve të Bashkimit Evropian përmes transportit ajror, po në mënyrë në ligjshme. Ndërsa trafikimi në mënyrë të paligjshme është mundësuar përmes transportit tokësor, nga Shqipëria në Kosovë e më pas në Serbi.

Veprimtaria e dy grupeve fillonte me rekrutimin e shtetasve të huaj në vendet e origjinës, përmes agjensive që operojnë në Emiratet e Bashkuara, Dubai apo edhe në Kamerun. Në vijim të pandehurit kryenin ndërmjetësimin e punësimit, duke nisur me aplikimin për punësimin e tyre në shoqëri të ndryshme tregtare të regjistruara në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. SPAK vëren se në disa raste, ortakët apo administratorët e këtyre shoqërive ishin në dijeni të fiktivitetit të punësimit dhe konsiderohen edhe ata si anëtarë të grupeve kriminale.

Të tjerë anëtarë të këtyre grupeve kujdeseshin për falsifikimin e kontratave të qirasë e të punës, ftesat për punësim, çertifikatat profesionale apo ato të njohjes së gjuhëve të huaja, që ishin të domosdoshme për procedurat për t’u pajisur me vizën përkatëse.

Shtetasit e trafikuar nga Bangladeshi është provuar se paguanin deri në tetë mijë euro për këtë shërbim që iu ofrohej nga grupet kriminale. Shumat monetare paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit, nëpërmjet sistemit “Haëala” – një sitem informal dhe popullor për transferimin e parave

Nga kontrollet e ushtruara në banesat e të pandehurve janë sekuestruar 700 mijë USD; 400 mijë euro, 4 000 paund dhe 520 mijë lekë.

Etiketa: Afrika QendroreAzia JugoreBangladeshBashkimi EvropianKamerunSPAKTrafikimi i qenieve njerezore
I mëparshmi

Harta e riskut: Qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

Tjetri

Paratë nuk prodhojnë demokraci

Tjetri
Paratë nuk prodhojnë demokraci

Paratë nuk prodhojnë demokraci

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.