AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vdekja e punëtorit në Kavajë, policia arreston drejtuesen teknike e shpall në kërkim administratorin e një kompanie

Policia njoftoi arrestimin e një 68-vjeçareje drejtueseje teknike dhe shpalli në kërkim një inxhinier dhe administratorin e  një kompanie që po ndërtonte në Qerret të Kavajës, pasi nga shembja e skelës në ndërtim u vra një 59-vjeçar dhe u plagos një punëtor tjetër. Tre punëtor kanë humbur jetën në 2 javë në Shqipëri dhe të paktën dy raportohen të plagosur.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punëtor duke vendosur shufrat e hekurit në një kantier ndërtimi në Tiranë. Foto Ilustruese: Nensi Bogdani.

Një punonjës 59 vjeç humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë çmontimit të një skele të premten, në një objekt në ndërtim në Qerret, Kavajë. 24 orë pas ngjarjes Policia Vendore në Durrës bëri me dije se ndaloi drejtuesen teknike të punimeve dhe shpalli në kërkim sipërmarrësin dhe inxhinierin për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

59-vjeçari humbi jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit në një pallat.

“Rreth orës 15:30, (të premten) në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shtetasi H. P. rreth 59 vjeç, i cili ka qenë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat”, njoftoi policia e Durrësit rreth ngjarjes.

Si pasojë e rënies së trarit u dëmtuar në këmbë punonjësi tjetër me inicialet S.H, 36 vjeç.  Policia tha se në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen u arrestua sipas policisë në flagrancë  një 68-vjeçare me inicialet E. Xh., banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Ndërsa, sipas policisë u shpall në kërkim administrator i firmës dhe inxhinieri i punimeve.

“Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë administrator i firmës dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat, dhe e shtetasit M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit”, njoftoi policia.

Siguria në punë mbetet një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri, sidomos në sektorë si ndërtimi, minierat dhe energjia elektrike. Vetëm në këto dy javë të prillit, tre punëtorë humbën jetën dhe dy të tjerë janë raportuar të plagosur. Veç ngjarjes së rëndë në Qerret, një elektricist mbeti i vdekur në Divjakë më 14 prill gjatë punimeve për riparimin e një linje të tensionit të mesëm. Policia bëri me dije se 32-vjeçari kishte rënë në kontakt me rrymën. Ndërkohë më 19 prill një 48-vjeçar u vra nën gurët e një galerie minerare në Martanesh.   Një 71-vjeçar u plagos një javë më parë në guroret e Dimalit, ndërsa një 36-vjeçar u plagos pas shembjes së skelave në Qerret.

Etiketa: AksidenDimalDivjakeKabajëMartaneshMinatorPoliciaPolicia e ShtetitPunëtorQerret
Tjetri
Fushata në Dibër dominohet nga ‘lufta brenda llojit’ për mandatin e pestë

Fushata në Dibër dominohet nga ‘lufta brenda llojit’ për mandatin e pestë

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.