AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Françesku për kafshët

Enciklika e fuqishme e Papës së ndjerë, Laudato Si’, përmbysi doktrinën e dominimit absolut njerëzor mbi botën natyrore. Për fat të keq, si në shumë fusha të tjera ku liberalët shpresonin për ndryshime praktike, kur erdhi puna te kafshët, Françesku nuk ia doli të përdorte pozicionin e tij për të nxitur reforma në botën reale.

Peter SingerngaPeter Singer
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Papa Françesku. Foto ilustruese.

Kur Kardinali Jorge Mario Bergoglio u zgjodh Papë në vitin 2013, shumë liberalë kishin pritshmëri të larta. A do të lejoheshin priftërinjtë të martoheshin? Apo, edhe më radikale akoma, ndoshta ai do të hapte një rrugë që gratë që të shuguroheshin? Madje, pati disa aludime se ai mund të njihte bashkimet e të njëjtit seks.

Duke pasur parasysh shumë studime që tregojnë se shumica e katolikëve përdorin ose prezervativë ose kontraceptivë oral, ishte e arsyeshme të shpresohej që një papë i ri, më progresiv, do të modifikonte mësimet e kishës mbi planifikimin familjar. Një reformë e tillë mund të kishte ndodhur 60 vjet më parë, nëse Papa Gjon XXIII do të kishte jetuar mjaftueshëm gjatë për të marrë raportin e Komisionit Papnor për Kontrollin e Lindjeve që ai kishte krijuar.

Të gjitha këto pritshmëri përfunduan në zhgënjim.

Midis mbështetësve të kafshëve, emri i zgjedhur nga Bergolio ngjalli pritshmëri ndryshe: Françesku, një referencë e dukshme për Françeskun e Asizit, shenjtin mbrojtës të kafshëve. Nuk kaloi shumë kohë para se Neë York Times të botonte artikullin me titull: “Qentë në Parajsë? Papa Françesku i lë hapur portat e Parajsës”.

Ky do të kishte qenë me të vërtetë një ndryshim revolucionar, sepse Kisha ka mësuar prej kohësh se vetëm njerëzit kanë shpirt të pavdekshëm. Teologët konservatorë shpejt theksuan se doktrinat e kishës nuk modifikohen nga vërejtjet sipërfaqësore të një pape.

Megjithatë, një enciklikë papnore është tjetër gjë. Pa ndryshuar drejtpërdrejt doktrinat kryesore të kishës, ajo mund të ofrojë udhëzime autoritare se si duhen interpretuar ato. Ky është qëllimi i enciklikës së Françeskut Laudato Si’ (“Lavdi Ty të qoftë”), e cila merret me mjedisin jo-njerëzor dhe është një nga arritjet e tij më të rëndësishme. Titulli vjen nga “Kantika e Krijesave”, një këngë e kompozuar nga Françesku i Asizit rreth vitit 1224.

Për të parë se sa e rëndësishme është enciklika, fillimisht duhet t’i kujtojmë vetes dominimin e gjatë, në mendimin katolik romak, të Thoma Akuinit, i cili lindi rreth vitit kur Françesku i Asizit kompozoi “Kantika e Krijesave”. Akuini ishte teologu i krishterë më me ndikim i periudhës para Reformimit, dhe filozofia e tij, Thomizmi, ishte deri vonë filozofia gjysmëzyrtare e Kishës Katolike Romake.

Ja çfarë thotë Akuini për kafshët: “Nuk ka rëndësi se si sillet njeriu me kafshët, sepse Perëndia ia ka nënshtruar të gjitha gjërat pushtetit të njeriut dhe është në këtë kuptim që Apostulli thotë se Perëndia nuk interesohet për qetë, sepse Perëndia nuk e pyet njeriun se çfarë bën ai me qetë, apo kafshë të tjera.”

Këtu “Apostull” i referohet Palit të Tarsit dhe interpretimit të Palit të ligjit të lashtë hebraik rreth Sabatit si një ditë pushimi, jo vetëm për njerëzit, por edhe për qetë. “A kujdeset Perëndia për qetë?” pyeti Pali (1 Korintasve 9:9). Përgjigja e tij ishte jo: ligji ishte menduar “vetëm për ne”.

Pikëpamjet e Palit dhe të Akuinit përfaqësojnë një interpretim të ashpër të vargut “sundim” në Zanafillë: “Dhe Perëndia tha: ‘ Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. (Zanafilla 1:26-28)

Për Akuinin dhe pasuesit e tij, ky sundim është absolut: njerëzit mund të bëjnë çfarë të duan me kafshët dhe, pavarësisht se sa i dëmtojnë kafshët ose sa mizorisht i përdorin ato, Perëndia nuk do t’i gjykojë për këtë. Megjithatë, kohët e fundit, katolikët më miqësorë ndaj kafshëve kanë argumentuar se kjo nuk është mënyra e saktë për ta kuptuar vargun. Në vend të kësaj, ata argumentojnë se Perëndia ia besoi krijimin e tij – kafshët dhe vetë natyrën – kujdesit tonë, ashtu si pronarët e tokave mund t’i besojnë një administratori për t’u kujdesur për pronën e tyre dhe të gjitha krijesat në të.

Në Laudato Si’, Françesku trajton këtë debat: “Edhe pse është e vërtetë që ne të krishterët ndonjëherë i kemi interpretuar gabimisht Shkrimet e Shenjta, në ditët e sotme duhet ta hedhim poshtë me forcë idenë se krijimi ynë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe dhënia e sundimit mbi tokën justifikon dominimin absolut mbi krijesat e tjera.”

Papa, madje, e hedh poshtë shprehimisht pikëpamjen e Palit: “Pushimi në ditën e shtatë”, thotë ai, “nuk është menduar vetëm për qeniet njerëzore, por edhe që demi dhe gomari juaj të pushojnë.” Për t’u siguruar që thelbi të mos humbasë, Françesku shton: “Është e qartë se Bibla nuk ka vend për një antropocentrizëm tiranik të pakujdesshëm për krijesat e tjera.”

Duke hedhur poshtë pikëpamjen mbizotëruese për kafshët të mbajtur nga mendimtarët kryesorë në Kishën Katolike Romake për pjesën më të madhe të ekzistencës së saj, Françesku bëri diçka të rëndësishme dhe të denjë për Françeskun e Asizit.

E megjithatë, këtu, si në fusha të tjera ku liberalët shpresonin për ndryshime më praktike, shohim një njeri me qëllime të mira që shpesh thoshte gjërat e duhura, por dështoi të përdorte pozicionin e tij për të çuar përpara reformat e nevojshme. Për shembull, Laudato Si’ pohon se ne duhet të “respektojmë mirësinë e veçantë të çdo krijese, për të shmangur çdo përdorim të çrregullt të gjërave”. Përdorimi më i “çrregullt” i qenieve të gjalla sot është bujqësia industriale, e cila aktualisht rrit dhe vret më shumë se 200 miliardë kafshë çdo vit, duke i trajtuar ato tërësisht si mallra, duke i ngjeshur ose duke i mbyllur në kafaze ose stalla të vogla. Është një ndërmarrje e përqendruar vetëm në tregtimin e produkteve shtazore sa më lirë të jetë e mundur, pa marrë parasysh sigurimin e një niveli minimal mirëqenieje.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Papa Françesku do t’i kishte nxitur ithtarët e Kishës të mos ishin bashkëfajtor në këtë përdorim të çrregullt të kafshëve dhe të shmangnin, sa herë që të ishte e mundur, produktet e bujqësisë industriale? Kjo është e vështirë të thuhet. Ndoshta atëherë Laudato Si’ do të kishte bërë vërtet një ndryshim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Francis on Animals

Etiketa: Laudato Si’Papa Françesku
Tjetri
Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.