AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e 11 anëtarëve të krimit të organizuar

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe kërkon gjykimin për 11 anëtarë të krimit të organizuar në Tiranë dhe Elbasan, të akuzuar për vrasje, plagosje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë e me dhunë, ngjarje të ndodhura gjatë dy dekadave të fundit në disa qarqe të vendit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 15 maj përfundimin e hetimeve ndaj disa krerëve dhe anëtarëve të disa organizatave kriminale, që e kanë ushtruar dhe vijojnë veprimtarinë e tyre kriminale kryesisht në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. SPAK kërkon gjykimin e të pandehurve Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela,  Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika, që akuzohen se përmes bashkëpunimit në cilësinë e grupit të strukturuar kriminal kanë kryer një sërë veprash penale të rënda, si vrasje, plagosje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë e me dhunë, etj..

Suel Çela akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2022 në Tiranë, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të vrarë shtetasin Kastriot (Elton) Kile, në muajin mars të po atij viti.

Talo Çela është marrë i pandehur për vrasjen me paramendim të Fatmira Dedaj në shtator të 2013-ës në garazhin e një pallati në Durrës; tentativën e vrasjes së Arben Çetës në nëntor të po atij viti; vrasjen në rrethana cilësuese të Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në dhjetor të vitit 2019, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan; vjedhjen me dhunë në vitin 2011 të pasurive të Lirak Bajraktarit në Elbasan, të Skënder Roshit në Kavajë, të banesës së Hamit Haxhiut në Shijak në shkurt të 2013-ës, të pasurisë së Astrit Ademit në maj të po atij viti në Marikaj të Vorës e të banesës së Hamdi Sharkës në prill të vitit 2017; si dhe për vjedhjen me armë të pasurisë së shtetasit Xhemali Liçi në dhjetor të vitit 2012 në Elbasan.

I pandehuri Eljo Bitri akuzohet për shkatërrim me eksploziv të pronës së Mustafa Subashit në janar të vitit 2020 në Durrës; vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në mars të atij viti po në Durrës; vrasjen me paramendim të Emiljano Ramazanit në korrik të 2020-ës në Elbasan; dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Bengasi në janar të vitit 2020 në Tiranë; vjedhjen me dhunë të banesës së Hamdi Sharkës në prill të vitit 2017 në fshatin Polizhan të Beratit;  si edhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit në korrik të 2020-ës në Elbasan.

Për vrasjen e Fatmira Dedaj në shtator të 2013-ës, së bashku me Talo Çelën akuzohet dhe Festim Qoli. Ky i pandehur akuzohet dhe për vrasjen me paramendim të djalit të saj, Elvis Dedajt, në qershor të vitit 2012 në Durrës. Qoli akzuzohet se ka bashkëpunuar me Bitrin për dhunimin e Blerta Bengasit në janar të 2020-ës, si dhe për shkatërrimin me eksploziv të pronës së Mustafa Subashit në Durrës.

Agron (Kamber) Mehja dhe Aleks Çela akuzohen për tentativë vrasje të Arben Çetës në nëntor të vitit 2013 në Labinot-Fushë të Elbasanit; Abedin Mama është marrë i pandehur për bashkëpunimin me Talo Çelën në vrasjen në rrethana cilësuese të Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në dhjetor të vitit 2019; Florenc Çapia është marrë i pandehur për sigurimin e kushteve dhe mjeteve së bashku me Eljo Bitrin për të kryer vrasjen Sokol Sanxhaktarit në Elbasan; Alket Xhixha, Elvin Merlika dhe Ervis Martinaj, ky i fundit i shpallur në kërkim policor pas zhdukjes së tij tre vjet më parë, akuzohen për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Indrit Dokles në muajt prill-maj të vitit 2022.

Provat për këto krime, disa të ndodhura më shumë se një dekadë më parë u zbuluan bazuar në dëshminë e anëtarëve të krimit të organizuar të penduar, si dhe nga të dhënat e siguruara prej përgjimeve të aplikacioneve SKY-ECC.

SPAK sqaron se është duke vijuar hetimet për të dokumentuar aktivitetin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këto ngjarje kriminale.

Etiketa: Alket XhixhaAndi ZylyfiDorian ShkozaDurrëselbasanEljo BitriElvin MerlikaElvis DedajEmiljano RamazaniErvis MartinajFestim QoliIndrit DokleKrimi OrganizuarMustafa SubashiProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSokol SanxhaktariSPAKSuel ÇelaTalo Çela
Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.