AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

Partitë e reja që arritën të sfidojnë duopolin PS-PD dhe të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm thonë se objektivi i tyre do të jetë ndryshimi i sistemit politik me qëllim hapjen e garës, por mandatet e tyre janë të kufizuara.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 11 majit. Foto: Nensi Bogdani.

Tre parti të reja sfiduan duopolin e politikës shqiptare dhe siguruan mandate parlamentare në zgjedhjet e 11 majit jashtë dy kampeve të mëdha, por suksesi i tyre elektoral u kufizua nga parashikimet e Kodit Elektoral. Deri pasditen e së enjtes, partitë e vogla morën së bashku mbi 150 mijë vota, por vetëm tre prej tyre arritën t’i përkthenin ato në mandate parlamentare.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, partia “Mundësia” e Agron Shehajt dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit do të jenë parti parlamentare jashtë dy kampeve të mëdha. Edhe pse të tre ata i bashkon fryma anti-establishment, të rinjtë refuzuan idenë e një bashkimi para zgjedhjeve dhe shpesh luftuan edhe kundër njëri-tjetrit në fushatë.

Mijëra votat e hedhura për ofertat e tyre politike ata i lexojnë si besim i publikut për t’u përfaqësuar në Kuvend, përfaqësim që gjithsesi do të jetë i kufizuar për shkak të sistemit proporcional rajonal.

Adriatik Lapaj nga “Nisma Shqipëria Bëhet”  i tha BIRN se objektivi i tyre do të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor në mënyrë që të hapet gara.

“Sistemi elektoral mban peng demokratizimin e vendit, sepse përmes artificave nuk lejon të pasqyrohet vullneti politik i qytetarëve,” tha Lapaj.

Edhe Agron Shehaj e sheh si faktor penalizues sistemin elektoral për partinë e tij të krijuar 10 muaj më parë.

“Sistemi është ndërtuar për të bërë të pamundur ndryshimin, na duhet një kod më përfaqësues,” tha Shehaj, duke e cilësuar ndryshimin e tij si një objektiv politik.

Nga ana tjetër, Shehaj beson se një aleancë parazgjedhore mes partive të reja ishte e pakuptimtë dhe secila prej tyre duhej të kuptonte mbështetjen e publikut.

“Ne nuk refuzuam koalicionin, refuzuam shkrirjen. Kishim nevojë t’i tregonim opinionit publik se sa mbështetje kishim dhe zgjedhjet e para për ne treguan se kemi arritur rezultate përtej pritshmërive të opinionit publik dhe të dy partive të mëdha që na sulmonin,” shtoi ai.

Ndërkohë, Dashamir Shehi, një politikan me përvojë të gjatë që drejtoi koalicionin “Djathtas për Zhvilim”, por nuk arriti të përfaqësohet në Kuvend, e sheh suksesin e të rinjve si një gjë të mirë për politikën.

“Janë të rinj, me energji,” tha Shehi, ndërsa parashikon rritjen e mëtejshme të tyre politike.

Por Shehi shpreh keqardhje që votat e dhëna për alternativat e tjera përtej PS-së dhe PD-së nuk arritën të përfaqësoheshin sa duhej në Kuvend dhe beson se llogaritë e mandateve do të ishin ndryshe nëse do të kishte aleanca parazgjedhore mes tyre.

Sipas Shehit “do të kishin më shumë mandate sot, nëse do të kishin afruar pranë vetes dhe parti të tjera të vogla në bazë të afërsisë dhe ideologjike”.

Nevoja për alternativa të reja

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë debatit për votat në KZAZ nr.40. Foto:LSA.

Partitë e reja edhe pse u futën në një garë të pabarabartë të burimeve financiare, njerëzore e mediatike, shënuan një shtrirje kombëtare duke marrë vota në çdo qark, një tregues që për njohësit e politikës, lidhet me nevojën e elektorarit për alternativa të reja politike.

Luljeta Progni, gazetare politike, e quan këtë rezultat një moment të rëndësishëm për skenën politike pas një kohe të gjatë të mbizotërimit të partive të vjetra.

“Edhe pse fiton pak mandate, ky rezultat mund të konsiderohet një sukses domethënës në kontekstin aktual politik,” thotë Progni, duke shtuar se “kjo dëshmon nevojën e elektoratit për një alternativë të re përkundrejt dy partive të hershme PS dhe PD që kanë mbajtur të polarizuar politikën për 35 vjet”.

Progni e përshkruan rrugën e tyre deri në 11 maj si shumë të vështirë.

“Një nga pengesat kryesore ishte vetë ambienti shoqëror dhe politik, i cili tradicionalisht ka qenë skeptik dhe shpeshherë mosbesues ndaj alternativave të reja,” thekson ajo duke sjellë shembuj të iniciativave të mëparshme që kanë dështuar të hynë në parlament.

Edhe për Eduart Gjokutajn, themelues i organizatës së edukimit financiar “Altax”, vota për këto parti tregon një rritje të interesit të votuesve për alternativa që flasin për drejtësi sociale, shtet garantues, dhe reforma ekonomike gjithëpërfshirëse.

“Vota për partitë e reja në zgjedhjet e vitit 2025 tregon një dëshirë për ndryshim dhe përfaqësim të alternativave të reja, veçanërisht për ato që prekin drejtësinë sociale dhe rishikimin e sistemit tatimor,” vëren Gjokutaj.

Megjithatë, sipas tij edhe pse këto parti arritën të tërheqin rreth 8% të votuesve, ato u penalizuan nga shpërndarja joproporcionale e mandateve sipas sistemit zgjedhor, që favorizon partitë më të mëdha.

Garë e pabarabartë

Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani. Foto: LSA.

Partitë e reja bënë fushatë në një terren të dominuar nga liderët e dy partive kryesore dhe një garë të pabarabartë nga pikëpamja e burimeve financiare, strukturave patronazhiste, përdorimit të adminstratës dhe ndikimit mediatik nga dy partitë e mëdha.

Nga ana tjetër, ato garuan me një sistem zgjedhor të miratuar nga PS-PD dhe që perceptohet si i pabarabartë për lëvizjet e reja, pasi nuk reflekton vullnetin e votuesve, por favorizon partinë që merr më shumë vota.

Të gjitha këto shihen prej ekspertëve si elementë dekurajues dhe penalizues për partitë e reja.

Sipas Prognit, një sërë faktorësh kanë qenë në disfavor të alternativave të reja, që nga rrjetet tradicionale të pushtetit dhe ndikimit në elektorat nga dy partitë mëdha, sistemi elektoral e deri tek mungesa e përvojës së tyre elektorale.

“Por pjesa më sfiduese”, sugjeron ajo, “është padyshim fushata agresive e mazhorancës, ku e gjithë makineria e pushtetit, administrata, ishte në funsksion të votës për të rifituar mandatin qeverisës”.

Progni shton se faktorë të tjerë pengues ishin dhe ata të brendshëm, siç është mungesa e përvojës politike, strukturat organizative ende të brishta dhe një hapësirë e kufizuar në media.

Ndërsa për Gjokutaj, penalizimi më i madh i tyre ishte formula ligjore e shpërndarjes së mandateve, që nuk reflekton realisht përqindjen e votave të fituara prej tyre.

“Shpërndarja e votave të forcave të vogla nuk ka rezultuar në një përfaqësim të drejtë, dhe për këtë arsye ato arritën të fitonin vetëm disa mandate,” analizon Gjokutaj, duke theksuar se favorizimi i partisë dominuese në numër mandatesh nga ky sistem ka kufizuar mundësinë e forcave të reja për të marrë më shumë deputetë.

“Kjo shpërndarje e mandateve jo-proporcionale ka krijuar një barrierë të dukshme për partitë e reja që kanë arritur të fitojnë një mbështetje të konsiderueshme në disa qarqe, por që në fund kanë mbetur me një përfaqësim të kufizuar në parlament,” përfundon ai.

Etiketa: Adriatik LapajAgron ShehajArlind QoriEduard GjokutajEndrit ShabaniKodi ZgjedhorLuljeta ProgniPartite e rejaZgjedhjet e 11 majit
Tjetri
Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.