AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Simbolik apo thelbësor? Rreziku i përfaqësimit të grave në Kuvendin e ri

Në parlamentin e ri pritet të hyjnë 50 deputete gra ose më shumë se 1/3 e Kuvendit – një shifër e mirë statistikore për të cilën aktivistet e të drejtave të grave apelojnë që të mos mbetet në nivelin e përfaqësimit simbolik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:44 | 22/05/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku është vetmja grua nga Partia Demokratike që u zgjodh përmes listave të hapura. Foto: LSA.

Në legjislaturën e re parlamentare që nis në shtator, pritet që të ulen 50 deputete gra që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 majit, pas garës së realizuar prej tyre në listat e mbyllura dhe të hapura.

Numrin më të lartë të përfaqësimit e ka Partia Socialiste me 35 gra të zgjedhura nga 83 deputetë në total, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 13 gra dhe Partia Socialdemokrate me 2 deputete gra nga 3 mandate gjithsej. Në listën e fituesve rezulton dhe një kandidate tjetër grua nga koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, por sipas një premtimi parazgjedhor, ajo edhe mund të tërhiqet për t’ia lënë vendin Adriatik Lapajt nga lista e hapur. I pyetur nga BIRN nëse ai do të merrte mandatin, Lapaj nuk dha një përgjigje përfundimtare.

Nga pikëpamja numerike, gratë dhe vajzat do të përbëjnë 35 për qind të parlamentit të ri, ose 5 për qind më shumë se sa kuotat e diktuara nga Kodi Zgjedhor për të lehtësuar rrugën e përfaqësimit të grave në politikë. Por për aktivistet e të drejtave të njeriut, përfaqësimi statistikor nuk mjafton, nëse gratë dhe vajzat deputete nuk do të kenë edhe një përfaqësim thelbësor me zërin e tyre në parlament.

“Mbetet një rrezik real që ky të jetë një përfaqësim më shumë simbolik sesa thelbësor,” i tha BIRN Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, duke shtuar se “nëse gratë zgjidhen për të plotësuar kuota, por nuk u jepet fuqia reale për të ndikuar në agjendën politike, atëherë progresi mbetet sipërfaqësor”.

Sipas Leskajt, kjo rrezikon të krijojë një iluzion barazie, ndërsa strukturat reale të pushtetit “mbeten të pandryshuara”.

Edhe Irena Shtraza, drejtuese projektesh në UN Women Shqipëri, mendon se ndonëse rritja e përfaqësimit është domosdoshmëri, kjo nuk duhet parë kurrsesi si një përfaqësim simbolik dhe pa fuqi reale.  Shtraza apelon gjithashtu që mandatet e grave në Kuvend të mos shërbejnë vetëm për balancë gjinore.

“Shpresojmë”, thotë ajo, “që të mund të kenë sa më shumë zë e të sjellin një frymë të re në parlament, që shkon në linjë me interesat e qytetarëve e qytetareve dhe tejkalon interesat partiake”.

Përfaqësim real apo zgjatim i partisë?!

Shumica e grave që fituan mandatin e deputetes për katër vitet e ardhshme kanë dalë nga listat e sigurta të partive politike, të caktuara nga kryetarët e partive dhe të kushtëzuara nga dispozitat ligjore që detyrojnë që 1 në 3 kandidatë të jetë grua.

Nga 50 deputete në total, 11 u zgjodhën nga listat e hapura, mes të cilave vetëm Jorida Tabaku nga koalicioni opozitar dhe 10 deputete të tjera nga Partia Socialiste.

Zgjedhja e shumicës së grave nga kryetarët e partive kryesore konsiderohet një element shqetësues nga përfaqësueset e shoqërisë civile, të cilat e vënë theksin te mungesa e demokracisë së brendshme.

“Fakti që shumica e grave janë zgjedhur përmes listave të mbyllura partiake është medalje që ka dy anë,” tha Ines Leskaj, e cila vlerëson faktin që ky sistem ka ndihmuar në shtimin e përfaqësimit të grave.  Por nga ana tjetër, sipas saj, “ai mund të kufizojë pavarësinë e tyre politike, për shkak të varësisë nga lidershipi partiak që kontrollon renditjen në lista”.

“Në këto kushte, rreziku që ato të ndjehen më shumë si zgjatime të vullnetit të partisë sesa si përfaqësuese të interesave të komuniteteve është aty,” sugjeron Leskaj.

Irena Shtraza nga UN Women sugjeron se problemi i pavarësisë politike nuk njeh gjini, por lidhet me demokratizimin e vetë partive.

“Hapësira për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe për të përfaqësuar interesat e elektoratit, nuk njeh gjini,” tha Shtraza, duke shtuar se si gratë, ashtu edhe burrat duhet të punojnë së bashku për të krijuar një sistem politik të ndërtuar mbi bazën e mundësive të barabarta dhe demokracisë”.

“Pa reforma brenda partive dhe pa hapësirë për zgjedhje në mënyrë të pavarur nga elektorati e veprim të pavarur nga të zgjedhurit e zgjedhurat e tyre, përfaqësimi mund të mbetet simbolik, për gratë dhe për burrat njëkohësisht,” theksoi ajo.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Leskaj nga Rrjeti  “AWEN”, e cila nuk i sheh kuotat si mekanizmin fundor për të rritur barazinë reale gjinore në politikë.

“Nëse nuk shoqërohen me demokratizim të brendshëm të partive, transparencë dhe garë të barabartë,  ato (listat e mbyllura) mund të forcojnë kontrollin nga lart-poshtë,” tha Leskaj, ndërsa shtoi se barazia gjinore reale në politikë kërkon mbështetje konkrete për ndërtimin e lidershipit të grave dhe fuqizimit të tyre.

Ndërkohë, Shtraza ngre një tjetër shqetësim për zgjedhjet e 11 majit; mungesën e diversitetit dhe një përfaqësim gjithëpërfshirës edhe brenda grupit të grave të zgjedhura.

“Grupe të caktuara të grave mbeten sistematikisht të përjashtuara nga proceset politike, për shkak të mungesës së mundësive, sidomos gratë me aftësi të kufizuara, gratë rome dhe egjiptiane, gratë e reja dhe gratë në zonat rurale,” theksoi ajo duke iu referuar mosplotësimit të angazhimeve ndërkombëtare që ka ndërmarrë shteti shqiptar.

 

Etiketa: Gratë në politikëInes LeskajIrena ShtrazaJorida TabakuKoalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”Kodi ZgjedhorPartia DemokratikePartia SocialdemokratePartia SocialistePërfaqësimi gjinorZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Celibashi: Platformat e KQZ u përballën me sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve

Tjetri

SPAK thotë se çifti Veliaj-Xoxa fshehu edhe dy pasuri të tjera

Tjetri
Biznesmeni financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit

SPAK thotë se çifti Veliaj-Xoxa fshehu edhe dy pasuri të tjera

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.