AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi deklaroi se u qëndronte shkaqeve të ankimit lidhur me aspektin profesional të prokurores së Vlorës, Elona Alvora dhe kërkoi verifikimin e disa çështjeve penale të hetura prej saj, duke vendosur në mënyrë alternative, ndryshimin ose lënien në fuqi të konfirmimit të subjektit, e cila në mënyrë të përmbledhur paraqiti qëndrimin e saj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:49 | 29/05/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Elona Alvora pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 29 maj me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Vlorës, Elona Alvora. Përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK, prokurori Adnan Xholi deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ngritura nga Komisionerja Publike, Irena Nino dhe kërkoi rikontroll të konkluzioneve të shkallës së parë për kriterin profesional. Ashtu si Nino, edhe Xholi në përfundim kërkoi ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin e prokurores Alvora. Subjekti paraqiti parashtrime të përmbledhura, duke dhënë shpjegime për gjetjet e evidentuara në shkaqet e ankimit.

Prokurorja Elona Alvora u konfirmua në detyrë prej KPK më 7 qershor 2022, ndërkohë që u transferuan për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje penale të hetuara prej saj. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 31 maj të vitit 2022, Alvora u përball ndër të tjera, me gjetjet për zvarritje të hetimeve dhe rrëzimin e vendimmarrjeve të saj nga gjykata.

Komisionerja Nino e ankimoi vendimarrjen e KPK, duke konstatuar se shkalla e parë e vetingut është ndalur vetëm në dy denoncime edhe pse janë analizuar rreth 10 të tilla. Po ashtu, u evidentua se Komisioni nuk ka administruar një pjesë të akteve dhe vendimeve gjyqësore mbi të cilat ka vlerësuar për çështjet e hetuara nga subjekti. Hetimi administrativ i Komisionit për profesionalizmin u çmua i paplotë dhe jo shterues, ndërsa provat dhe shpjegimet e subjektit për të kundërshtuan barrën e provës u vlerësuan jo bindëse.

Ashtu si Nino, edhe Xholi nënvizoi se hetimi i KPK për profesionalizimin e prokurores Alvora është i paplotë. Ai kërkoi që të administrohen në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës aktet e dy çështjeve të hetuara nga subjekti, kërkesë që u pranua nga Kolegji pasi vendosi hapjen e shyqrtimit gjyqësor.

Xholi renditi gjetjet për një sërë çështjet të hetuara nga Alvora, që kishin të bënin kryesisht me vendime mosfillimi apo kërkesa për pushim të rrëzuara nga gjykatat. Ai konstatoi se ka pasur moskryerje të veprimeve të urdhëruara nga gjykata në afate të pajistifikuara. Sipas Xholit, është e nevojshme të verifikohen veprimet e subjektit në drejtim të përmbushjes së detyrave, apo të marrjesh së urdhërave e vendimeve. Në parashtrimet e drejtuesit të SPAK, u relatuan zgjatje të hetimeve të çështjeve për afro 8 vjet pa pasur ende një rezultat konkret.

Sipas Xholit, mospërmbushja e detyrave të lëna nga gjykatat me vendim të formës ka dëmtuar hetimin në cënim të interesave të qytetarëve. Ai kërkoi që të përfshihen në shqyrtim edhe dy çështje, të cilat KPK i transferoi në ILD për verifikime të mëtejshme.

Në përfundim, prokurori Xholi deklaroi se hetimi administrativ i KPK për profesionalizimin është i paplotë për të krijuar bindjen se subjekti arrin nivel të besueshëm në këtë kriter. Ai kërkoi, që pasi Kolegji të shqyrtojë gjithë shkaqet e ankimit, të vendosi në mënyrë alternative, ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurores Elona Alvora.

Subjekti paraqiti në mënyrë të pëmbledhur qëndrimin e saj ndaj shkaqeve të ankimit. Ajo kërkoi që të mos bëhen pjesë e shqyrtimit dy çështjet e transferuara në ILD.

Lidhur me rrëzimet e vendime të saj nga gjykatat, Alvora argumentoi se në disa prej çështjeve ajo ka mbajtur qëndrim të ndryshëm nga gjykatat e shkallëve, prandaj dhe i ka ankimuar. Ajo shtoi se kur ka pasur të njëjtin qëndrim, pavarësisht argumenteve, nuk ka ushtruar ankim. sipas Alvorës, vetëm për një pjesë të vogël të çështjeve është ushtruar ankim.

Lidhur me pretendimet për vonesa në kryerjen e hetimeve, subjekti deklaroi se ka pasur ngarkesë shumë të lartë në punë për shkak të vakancave në Prokurorinë e Vlorës. “Kam bërë maksimalen”, deklaroi Alvora dhe shtoi ndër të tjera se ka ndjekur gjithmonë procedurën.

Subjekti i kërkoi Kolegjit që të ketë parasysh gjatë shqyrtimit të çështjes se ajo ka vepruar në rastet e mungesës së burimeve njerëzore.

Lidhur me shkaqet e ngritura në ankim për secilën prej çështjeve, Alvora deklaroi se u qëndronte shpjegimeve të dhëna në KPK. Ajo u shprej se KPK ka ndjekur të njëjtën metodologji si për gjithë subjektet, edhe për vlerësimin e profesionalizimit të saj.

Dy denoncime të mbërritura në Kolegj, u vlerësuan prej Xholit se nuk përmbanin shkaqe për hetime të mëtejshme.

Kolegji vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, si dhe që ti dërgojë kërkesa prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës për të vendosur në dispozicion dosjet e kërkuara nga Xholi. Seanca e radhës u shty për më datë 24 qershor, në orën 13:00.

 

Etiketa: Adnan XholiElona AlvoraKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Vlorë
I mëparshmi

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Tjetri

Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së

Tjetri
Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së

Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.