AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së

Në një kthesë të rëndësishme, Kosova thotë se do të pranojë kërkesa për kompensim nga viktimat e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallur fajtorë në Hagë.

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
1 year më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dhomat e Specializuara të Kosovës.

BIRN raporton se Kosova ka rënë dakord të paguajë kompensim për viktimat e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të shpallur fajtorë për krime lufte në Hagë.

Urdhra dëmshpërblimi ishin lëshuar në dy rastet e para të trajtuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë; të akuzuarit, megjithatë, thanë se nuk ishin në gjendje të paguanin, ndërsa Kosova tha se ligji që krijoi gjykatën nuk parashikonte pagesa për kompensim të viktimave nga shteti.

Megjithatë, Ministria e Drejtësisë e Kosovës tani e ka informuar gjykatën se viktimat mund të kërkojnë kompensim përmes Programit të Kompensimit të Viktimave të Krimit të vendit; anonimati i tyre do të mbrohet gjithashtu.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, i tha BIRN se Avokati i Viktimave, një avokat i emëruar për të përfaqësuar interesat e viktimave në gjyqe, “do të jetë i/e kualifikuar të aplikojë në emër të viktimave për të garantuar mbrojtjen e tyre dhe për të ruajtur anonimatin e tyre”.

Përfituesit e parë mund të jenë tetë viktima në çështjen kundër ish-luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili u dënua në vitin 2023 me 16 vjet burg për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, si edhe për ndalim arbitrar dhe torturë.

Mustafa u urdhërua t’i paguante 207,000 euro viktimave, por familja e Mustafës tha se ai nuk kishte pasuri të tjera përveç shtëpisë ku jetonin. Që atëherë, Griep tha se viktimat kishin marrë “një përqindje të caktuar të dëmshpërblimeve që u ishin caktuar” nga i akuzuari, pa specifikuar saktësisht se sa.

Salih Mustafa në gjyq, gjatë dhënies së vendimit të apelit të enjten, 14 dhjetor 2023. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestream

Pasi Mustafa nuk dorëzoi një deklaratë pasurie, Griep i tha BIRN: “Gjykata e gjeti të përshtatshme të fillonte një hetim të pavarur mbi pasuritë e Mustafës.”

Griep konfirmoi gjithashtu se një nga viktimat kishte refuzuar të pranonte kompensim; një i afërm i tha BIRN: “Ajo donte drejtësi për vuajtjet e saj, jo para. Ajo nuk donte të përfitonte prej kësaj.”

Rasti i dytë ka të bëjë me luftëtarin e kohës së luftës Pjetër Shala, i cili u dënua në mesin e vitit 2024 me 18 vjet burg dhe u urdhërua t’i paguante 208,000 euro viktimave; megjithatë, gjyqtarët zbuluan se ai nuk kishte mjete për të paguar shumën e plotë, ndërsa Shala ka apeluar kundër urdhrit për dëmshpërblim.

Dhomat e Specializuara dhe Bashkimi Evropian, mbështetësi kryesor financiar i gjykatës, i kanë kërkuar Kosovës të krijojë një mekanizëm me anë të të cilit viktimat do të kompensoheshin.

Ligji i Kosovës parashikon kompensim për viktimat e krimit të dhunshëm në përgjithësi, nëpërmjet Programit të Kompensimit të Viktimave të Krimit, por gjykatat e saj nuk kanë dhënë kurrë kompensim për viktimat e krimeve të luftës. Në përgjithësi, dëshmitarët që dëshmojnë nën masa të caktuara për të mbrojtur identitetin e tyre, nga frika e hakmarrjes, kanë shmangur ndjekjen e padive civile për shkak të rrezikut të zbulimit të identitetit të tyre; në Kosovë, gjykatat civile nuk e parashikojnë anonimatin.

Pavarësisht gatishmërisë së re të Kosovës për të bërë pagesa nëpërmjet Programit të Kompensimit të Viktimave të Krimit, Dhomat e Specializuara thanë se shumat mund të jenë të kufizuara dhe sugjeruan krijimin e një fondi për të marrë donacione vullnetare nga donatorë ndërkombëtarë.

Kjo, shtoi ajo, nuk i liron të akuzuarit nga detyrimi i tyre për të kompensuar viktimat e tyre, “as nuk e liron Kosovën nga përgjegjësia e saj për të përmbushur detyrimet e saj ndaj viktimave dhe për të krijuar një mekanizëm dëmshpërblimi”.

Etiketa: Angela GriepDhomat e SpecializuaraGjykata Speciale e KosovëskompensimPjetër ShalaSalih MustafaUCK
Tjetri
“Edhe shqiptar, edhe grek”: Filmi eksploron përvojën e shqiptarëve të “Gjeneratës B” në Greqi

“Edhe shqiptar, edhe grek”: Filmi eksploron përvojën e shqiptarëve të “Gjeneratës B” në Greqi

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.