AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Skenë filmi: Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut të Spaçit kanë sjellë zemërim dhe kundërshti mes ish të burgosurve politikë dhe aktivistëve të mbrojtjes së trashëgimisë, të cilët apelojnë që historia të mos fshihet.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:00 | 02/06/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërhyrjet restauruese në ish-burgun kamp të Spaçit bien në kontrast me historinë e tij.

Një godinë përdhese, e njohur dikur si dhoma e vizitave në burgun famëkeq të Spaçit, të vret sytë nga suvaja dhe bardhësia e bojës së freskët, duke krijuar një kontrast të madh me godinat me tulla gri të asaj që ka mbetur nga ish-kampi i rrënuar i regjimit komunist, i cili mbrohet si monument kulture i kategorisë së dytë.

Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simbol i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze.

Por një takim kortezie mes kryeministrit Edi Rama, regjisorit Namik Ajazi dhe ish-të përndjekurit Visar Zhiti në shtator të vitit 2023, vuri në lëvizje një projekt jotransparent për ndërhyrje restauruese në këtë sit, duke ngjallur zemërim dhe kundërshti nga ish-të përndjekurit politikë.

Ajazi dhe Zhiti i kanë paraqitur kryeministrit planet për të realizuar një film kushtuar këtij burgu si një homazh për vuajtjet e të burgosurve politikë dhe i kanë kërkuar atij ndihmë në realizimin e këtij projekti. Premtimi verbal i Ramës ka vënë në lëvizje Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili ka tenderuar në muajin prill punime me vlerë mbi 100 mijë euro që parashikojnë ndërhyrje në disa godina ekzistuese.

Regjisori Namik Ajazi pranoi në një bisedë telefonike me BIRN se ndërhyrjet do të jenë në funksion të projektit të tij të filmit, edhe pse nuk ka ndonjë marrëveshje me institucionet shtetërore për qëllimin e këtyre ndërhyrjeve.

“Kemi një marrëveshje gojore me kryeministrin dhe ministrin e Kulturës,” tha Ajazi, ndërsa i quajti ndërhyrjet si “pjesore dhe në shërbim të projektit të qeverisë për konservimin e burgut”.

Ajazi ishte të hënën në Spaç bashkë me zyrtarë të Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe pretendoi për BIRN se punimet nuk kanë cënuar orgjinalitetin e godinave.

“Ne nuk kemi studio të specializuara që të bëjnë suvatim me llaç në ngjyrë gri, por me efekte speciale në film ato do të duken siç kanë qenë origjinal,” tha Ajazi.

Shkrimtari Fatos Lubonja, i cili ka vuajtur një pjesë të dënimit të tij 17-vjeçar si i burgosur politik në Spaç, i kundërshtoi ndërhyrjet dhe theksoi se “nuk mund bëhet një restaurim nisur nga nevojat e një filmi”. Lubonja tha gjithashtu se ndërhyrjet e bëra nuk respektojnë të vërtetën.

“Ja marrim një detaj, kullës së rojës, që duket sikur ka dalë nga filmat hollivudianë, nuk i ngjan asaj të vërtetës që kanë në kujtesë ata që kanë vuajtur në këtë burg,” tha Lubonja.

Konservimi i burgut të Spaçit është një çështje e debatueshme edhe nga specialistë të ndryshëm të trashëgimisë kulturore se si mund të realizohet.

“Mendoj se duhet të ruhet, por duhet të jemi të vetëdijshëm që s’mund të kthehet siç ka qenë, sepse është shumë autentike dhe unë mendoj se ndërtesat flasin shumë më tepër në gjendjen që janë se sa të suvatohen me suvanë e 2025-ës,” tha Lubonja, ndërsa shtoi: “kjo është si të fshish historinë”.

Kryeministri Rama bashkë me regjisorin Namik Ajazi dhe shkrimtarin Visar Zhiti gjatë takimit të vitit 2023. Foto: Facebook.

Edhe Zenel Drangu, kryetar i shoqatës së të përndjekurve politikë të Shkodrës, një prej të burgosurve që ka vuajtur më gjatë brenda mureve të këtij burgu (1973 -1989) e sheh gjithashtu restaturimin me shqetësim dhe jo në përputhje me të vërtetën.

“Nuk mund të bëhet si një burg modern i ditëve të sotme, kur ai ka qënë një eksperiment njerëzor me ne që kemi vujtuar aty, ku e vetmja gjë që mendonim gjithë ditën ishte buka,” tha Drangu.

“Ato qeli duhet të tregojnë të vërtetën se si kemi vuajtur,” shton ai, duke paralajmëruar një reagim konkret të shoqatave të ish-të burgosurve politike për të kërkuar ndërprerjen e punimeve.

Aktivistë të trashëgimisë kulturore kanë reaguar publikisht kundër restaurimeve pas postimit në platformën Facebook të fotove që tregojnë godinat e lyera me të bardhë nga Arnen Sula, drejtor i organizatës “Tek bunkeri”.

Sula, një aktivist i ri që ka udhëhequr disa projekte me fokus ruajtjen e memories, kryesisht të realizuara në Spaç, i quan ndërhyrjet “të papërgjegjshme”.

“Ndërhyrjet janë të pakontrolluara dhe po dëmtojnë rëndë paraqitjen autentike të objektit, duke fshirë gjurmët e së kaluarës dhe duke zhdukur memorien historike që ai mbart,” shkruan ai, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.

Sula i tha BIRN-it se shqetësimi i tij nuk është i veçuar dhe se shumë aktivistë e organizata të tjera po kërkojnë që punime të tilla të bëhen duke respektuar vuajtjet e ish të burgosurve dhe rrëfimet e tyre mbi burgun.

“Vetëm kështu mund të garantohet një restaurim i kujdesshëm që respekton realitetin e Spaçit siç ka qenë,” thotë ai, duke kërkuar që të mos përdoret një vend kujtese si skenë filmi.

I njohur në dokumente si reparti 303, burgu i Spaçit, shërbeu si një kamp punë të detyruar për të burgosurit politikë të regjimit komunist.

Sipas hartës së vitit 1968, të gjitha godinat ishin njëkatëshe prej pupuliti, por në vitet e mëvonshme pamja e këtij kampi ndryshon disa herë fizionominë pasi u ndërtuan fjetoret 3-katëshe dhe ndryshoi funksioni i disa prej godinave të tjera.

Projekti i publikuar nga IKTK parashikon disa ndërhyrje në godinat të mbetura ende në këmbë, ndër to dhe rindërtimin e tarracës së apelit, ku të burgosurit niseshin për në minierë për të plotësuar normën e tyre ditore për nxjerrjen e 600 kilogrameve pirit. Drejtoresha e IKTK, Joli Mitrojorgji nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Pavarësisht rrënimit dhe mungesës së kujdesit, kampi i Spaçit është kthyer sot në një vend pelegrinazhi çdo muaj maj për ish të burgosurit politikë që kanë mbetur ende gjallë, pasardhësit e tyre dhe aktivistët e drejtave të njeriut.

Gjatë punimeve në ambientet e Spaçit.

 

Etiketa: Arnen SulaBurgu i SpacitEdi RamaFatos LubonjaInstituti Kombetar i Trashegimise KulturoreIsh-të perndjekurit politikeNamik AjaziVisar ZhitiZenel Drangu
I mëparshmi

Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident

Tjetri

Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

Tjetri
Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.