AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e ish-kreut të ARRSH për korrupsion dhe pastrim parash

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, tre bashkëpunëtorë të tij dhe 18 zyrtarë shtetërorë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë për të lehtësuar përfitimin e fondeve publike në vlera të mëdha.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:40 | 04/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH. Foto: LinkedIN.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 4 qershor përfundimin e hetimit ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Evis Berberi, i cili u arrestua në mars të vitit të kaluar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Përveç Berberit, për korrupsion dhe pastrim parash akuzohen dhe pronarët ndër vite të kompanisë DAAM, që sipas SPAK zotërohet de facto nga ish-kreu i ARRSH, Valter Begaj, Brunilda Buli dhe Ervis Lami.

Për korrupsion, pastrim parash dhe mashtrim  janë marrë ta pandehura dhe dy shoqëritë Net Group sh.p.k. dhe DAAM sh.p.k.. Ndërsa për për shkelje të barazisë në tendera akuzohen edhe  18 anëtarë të komisoneve të procedurave të prokurrimeve publike. Disa prej tyre akuzohen dhe për falsifikim e shpërdorim detyre.

Dosja penale ndaj të pandehurve është depozituar në gjykatë dhe është kërkuar kalimi i çështjes për gjykim.

Sipas SPAK, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi. Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Tetë procedura prokurorimi që janë hetuar nga SPAK rezulton që së bashku, të kenë pasur fonde me vlerë totale prej rreth 526 milionë lekëve.

Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k. në zotërim të të pandehurit Valter Begajt dhe përfitimet monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që dyshohet se kontrollohet prej tij.

Prokuroria konkludon se Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë DAAM sh.p.k. dhe për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

“Është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre”, citohet në njoftim dhe shtohet se gjatë kësaj kohe, të pandehurit Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, raportonin vazhdimisht për ecurinë e aktivitetit tregtar të shoqërisë tek i pandehuri Berberi. Po ashtu, ka rezultuar se ishte ish-kreu i ARRSH-së që vendoste në lidhje me përdorimin e fondeve të shoqërisë DAAM sh.p.k.

“I pandehuri Evis Berberi ishte personi që vendoste për marrjen në punë dhe caktimin e pagës të punonjësve të shoqërisë, “DAAM”sh.p.k, si dhe për marrjen e licencave profesionale për projektim dhe mbikëqyrje, në funksion të ushtrimit të aktivitetit tregtar të saj”, shprehet SPAK.

Po ashtu, ka rezultuar se ai është informuar në mënyrë të vazhdueshme për investimet e bëra nga shoqëria “DAAM”sh.p.k, në pasuri të paluajtshme, si dhe ka pasur të drejtë veprimi në llogaritë bankare të kësaj shoqërie, të cilat i ka kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë tërheqje në cash.

Berberi ka vepruar në procedurat e prokurimit në cilësinë e titullarit të autoriteteve kontraktore. Në në një rast tjetër, akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë Net Group sh.p.k. të zotëruar nga Begaj, pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi.

“Në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë”, citohet në njoftim.

Për transferimin e këtyre vlerave të korrupsionit, nga të pandehurit Berberi, Begaj, Lami dhe Buli, është ngritur një mekanizëm përmes faturave fiktive, mes shoqërisë Net Group sh.p.k dhe DAAM sh.p.k, me qëllim mbulimin dhe fshehjen e natyrës së vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, të transferimit dhe zhvendosjes së tyre.

Veç korrupsionit, në këto procedura tenderimi janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste. Në një procedurë, sipas SPAK është favorizuar shoqëria EuroElktra sh.p.k..

Në këto procedura prokurimi, Berberi akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, të pandehurit Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.

Nga hetimi është evidentuar falsifikimi i dokumentacionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, pasi rezulton se nuk është kryer dhe administruar në kohën e duhur dokumentacioni që duhej të mbahej nga anëtarët e komisionit. Për këtë rast akuzohen të pandehurit Bledar Aliaj, Blerta Musabelli e Kamelia Tafaj. Sipas prokurorisë, provohet se në tre raste, procesverbalet e testimit të tregut dhe procesvebali i miratimit të dokumenteve standarde të tenderit janë përgatitur pas përfundimit të procedurave të prokurimit.

Po ashtu, është konstatuar se dhe shoqëria Net Group sh.p.k. ka falsifikuar dokumentet e paraqitura në tre procedura prokurimi, me qëllim plotësimin e kritereve. Me anë të dokumenteve fiktive, kjo shoqëri ka paraqitur si të realizuara shërbime të pakryera në vlerën e 80 milionë lekëve.

Me kërkesë të SPAK, gjykata ka sekuestruar kuotat e shoqërisë DAAM sh.p.k.; 4 pasuri të paluajtshme të llojit “arë”; 1 pasuri të paluajtshme; si dhe 6 automjete. Prokuroria bënë me dije se po vijon ende hetimet për këtë çështje.

Etiketa: Altin MarkoArtan LeskovikuAutoriteti Rrgor ShqiptarBledar AliajBlerta MusabelliBrunilda BuliDAAMErald EleziErvis LamiEvis BerberiGentjan GjyliSPAKValter Begaj
I mëparshmi

Raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura shtyhet pa afat

Tjetri

Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Tjetri
Guidë verore: Bukuritë e fshehta të Ballkanit

Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.