AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri sulmon gjyqtaren pas rrëzimit të padisë ndaj Bashës

Kryeministri Edi Rama sulmoi një gjyqtare të Tiranës, duke thënë se kishte nivel logjik “nën kapacitetin e një 12-vjeçari”, pas rrëzimit si “të pabazuar në prova dhe ligj” të padisë së tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës. Rama ironizoi arsyetimin e gjykatës dhe akuzoi KLGJ-në dhe ILD-në, të cilat i quajti “qeveri e gjyqësorit”, se ishin “në gjumë”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Foto: Facebook.

Kryeministri Edi Rama sulmoi të enjten një gjyqtare të Gjykatës së Tiranës, pas vendimit të kësaj të fundit për të rrëzuar padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në prova dhe ligj”.

“Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve të këtij vendi, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, tipa që e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!!!”, shkroi Rama në postimin e tij në X.

Rama nuk përmendi emrin e gjyqtares, por BIRN mësoi se gjyqtarja e çështjes është Engjëllushe Tahiri. Tahiri mori vendim të mërkurën për të pushuar një padi të vitit 2018, në të cilën Rama akuzonte Bashën, atëherë drejtues i opozitës, për shpifje dhe kërkonte dëmshpërblim prej 1 milion lekësh. Padia i referohej deklaratave të Bashës se Rama kishte marrë në mbrojtje ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili rezultonte në disa prej përgjimeve të ashtuquajturës “Dosja 339” dhe akuzohej nga opozita si i përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 përmes përdorimit të personave të dyshuar si anëtarë të krimit të organizuar.

Pasi shqyrtoi çështjen, gjykata e gjeti pretendimin e kryeministrit, se akuzat ishin shpifje, të pabazuar në prova dhe ligj. “Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Gjykata e Tiranës për vendimin e marrë nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Në vendimin e arsyetuar, ku referohen vendime të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë, Tahiri ka theksuar faktin se Basha ishte në pozicionin e drejtuesit të opozitës, ndërsa ka theksuar mbrojtjen për lirinë e shprehjes. “Në këtë këndvështrim, edhe thëniet e tij janë bërë në kuadër të ushtrimit të lirisë së shprehjes së garantuar nga neni 22, paragrafi i parë i Kushtetutës. Mund të thuhet se deklarata është bërë në kontekstin e një politikani në opozitë, i cili, i pyetur për një çështje të caktuar, shpreh mendimin e tij mbi ngjarje që përbëjnë edhe interes publik”, arsyeton gjyqtarja.

Pas këtij njoftimi, kryeministri sulmoi gjyqtaren në rrjetin X. “Gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se, unë ‘si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata’, pra shpifja e Lulit ‘nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik’”, shkroi Rama. Sipas kryeministrit, arsyetimi në këtë rast ishte qesharak dhe ai e cilësoi atë “ngjarje satirike gjyqësore”.

Rama, në qëndrimin e tij, i referohet pjesës së arsyetimit mbi provimin apo jo të dëmeve, por citimet janë perifrazime të vetë kryeministrit dhe jo të marra nga vendimi, ku thuhet se dëmi i pretenduar “nuk u provua”.

“Gjykata konsideron se nuk u provua gjatë ecurisë së këtij gjykimi ardhja e ndonjë dëmi palës paditëse në jetën publike të tij, sa kohë vijon të ushtrojë detyrën si kryeministër dhe kryetar i partisë qeverisëse”, thuhet në arsyetim.

Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon kryeministri në deklaratë, Tahiri, e cila në vitin 2023, kur ka kaluar pa probleme vetingun ku vlerësohet edhe profesionalizmi, ka qenë ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë dhe e ka marrë çështjen vetëm një vit më parë pasi u trasferua në Gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë, në të njëjtin postim Rama kërkoi ndërhyrje të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të cilët i akuzoi se ishin “në gjumë”, “për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!”. KLGJ nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse kishte komente mbi sulmin.

Ironikisht, sulmi ndaj gjyqtares dhe presioni për të vënë në lëvizje ILD, KLGJ dhe KLP, vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri premtoi mbrojtje me çdo kosto të pavarësisë së gjyqësorit, në një takim me deputetët socialistë.

Etiketa: dëmshpërblimDosja 339Edi RamaEngjellushe TahiriGJEDNJGjykata e LarteGjykata e TiranësgjyqtarjaILDKLGJKLPKrimi i organizuarKryeministriLiria e ShprehjesLulzim BashaOpozitapadi për shpifjepavarësia e gjyqësoritpresion ndaj gjyqësoritShpifjeVangjush Dakovendim gjyqësorVetingu
Tjetri
Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.