AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj

Shumica e trupit gjykues të Kolegjit vlerësoi se pretendimet e prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj ndaj konkluzionit të Komisionit se subjekti ka disponuar prej fillim një apartament të deklaruar si të dhuruar nga i vëllai dhe e la në fuqi shkarkimin e tij nga detyra.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:53 | 16/06/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Hyrjet Lamaj në KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 16 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë. Gjatë procesit të vetingut në shkallën e parë, prokurori Lamaj arriti të përmbysi barrat e provës që i’u kaluan për tre prona, por një apartament që iu dhurua në vitin 2015 prej vëllait u konsiderua se kishte qenë prej fillimit pasuri e subjektit të rivlerësimit, konkluzion ku u bazua shkarkimi i tij më 26 maj të vitit 2023. Ndërkohë, KPK nuk gjeti probleme domethënëse në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.

Lamaj e ankimoi si të pabazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK duke pretenduar se indiciet mbi të cilat Komisioni ka mbështetur konkluzionin e tij në lidhje me origjinën e apartamentit të dhuruar, nuk janë të sakta e bien ndesh me prova të tjera të administruara gjatë hetimit administrativ.

Ai argumentoi se apartamenti është blerë nga i vëllai për të qenë në dispozicion të prindërve që të kishin mundësi të ndiqnin gjendjen e tyre shëndetësore. Prokurori Lamaj sqaroi se u ka shërbyer gjithmonë prindërve dhe kur vëllai vendosi përfundimisht të jetonte në Itali, ia dhuroi këtë apartament me qëllim që të ishte në funksion të tyre.

Subjekti u shpreh se vëllai ka pasur mundësi financiare për blerjen e këtij apartamenti dhe se nuk kishte arsye përse të bënte një transaksion të tillë me të vëllanë për të fshehur pasuri, kur pala shitëse ishte kunati i tij.

Pretendimet e subjektit nuk u gjetën bindëse edhe nga Kolegji. Sipas KPA, i vëllai e ka blerë apartamentin ngjitur me të prokurorit Lamaj, një ditë pasi e kishte blerë dhe ky i fundit. Po ashtu, rezulton se i vëllai nuk ka qenë në Shqipëri kur është blerë ky apartament.

Kolegji nënvizoi se vëllai i prokurorit Lamaj kishte blerë dhe dy apartamente të tjerë një kat më lart dhe nuk kishte arsye të bënte një investim të tretë për t’u vendosur prindërit, kur dy banesat e tjera gjendeshin pranë subjektit dhe mund t’ju ofrohej kujdesi kur të kishin nevojë. “Prindërit kishin mundësi të përdornin dy apartamente të tjerë të vëllait, një kat më sipër subjektit duke i dhënë mundësinë që të kujdesej për ta”, konstatoi Kolegji dhe shtoi se ishte e provuar se prindërit kishin jetuar në fshat pasi kishte konsum të vazhdueshëm të energjisë elektrike në banesën e tyre atje.

Nisur nga fakti se vëllai nuk ka qenë në Shqipëri në momentin e nënshkrimit të kontratës, si dhe nga bilanci financiar negativ i konstatuar për blerjen e pasurive nga ana e tij, Kolegji vlerësoi se ka dyshime për deklarim të rremë për këtë pasuri. Në përfundim, shumica e Kolegjit konkludoi se subjekti nuk ka arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe u la në fuqi shkarkimi i tij nga detyra.

Etiketa: Hyrjet LamajKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Vlorë
I mëparshmi

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

Tjetri

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

Tjetri
Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.