AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Një seri artikujsh sensacionalë me burim një ushtarak të lartë iranian, të ripublikuar në gjuhën shqipe – përfshirë edhe në agjencinë shtetërore të lajmeve, ATSH – tregojnë, sipas ekspertëve, se mediat në vend janë të ekspozuara ndaj propagandës së luftës dhe lajmeve të rreme.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
12 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sulmi i Izraelit kundër Teheranit

Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh online në shqip, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), duke pretenduar se Pakistani do të përdorte bomba atomike ndaj Izraelit, nëse ky i fundit do të sulmonte Iranin me to.

Shkrimet në shqip iu referuan kryesisht tabloidit britanik Daily Mail, ndërsa ATSH citoi si burim një faqe ‘online’ nga India. Disa nga këto tekste, që duket se janë qarkulluar në modalitetin “copy-paste”, u përditësuan disa orë më vonë, për të reflektuar ndryshimet në artikullin e Daily Mail, pasi Pakistani mohoi kërcënimin.

Megjithatë, si tabloidi brtianik, ashtu edhe mediat në shqip që i ripublikuan – përfshirë publikime në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, i qëndruan të njëjtit titull bombastik, në të cilin paralajmërohej një luftë atomike, duke përdorur fraza si: “Çmendet bota” apo “Kërcënimi apokaliptik”.

Lajmi kishte si burim të vetëm një nga ushtarakët e lartë iranianë, dhe deklarata e tij dukej si pjesë e propagandës së Teheranit për të krijuar idenë e një fronti shtetesh islamike kundër Izraelit.

Sipas ekspertëve të medias dhe të dezinformimit, shpërndarja e këtyre informacioneve propagandistike – nga njëra palë ose tjetra në konflikt është tregues i dobësive sistematike dhe i tërheqjes së mediave drejt titujve ‘karrem’ [clickbait] që gjenerojnë reagime kryesisht në rrjetet sociale.

“Mediat në Shqipëri bien lehtësisht pre e lajmeve të tilla, jo vetëm për shkak të mungesës së verifikimit profesional të burimeve dhe kontrollit rigoroz të fakteve, por edhe për shkak të problemeve strukturore dhe sistemike”, tha Blerjana Bino, drejtore ekzekutive e qendrës SCiDEV.

Izraeli hapi një kapitull të ri në konfliktin afatgjatë me Iranin të premten, kur Tel Avivi ndërmori një seri sulmesh ajrore duke shënjestruar programin bërthamor të Teheranit dhe gjeneralët e tij kryesorë. Irani është kundërpërgjigjur duke e sulmuar Izraelin me raketa balistike.

Sulmet e ndërsjella ajrore dhe me raketa, të cilat hynë në ditën e pestë të martën, kanë shkaktuar qindra të vrarë dhe të plagosur. Ato vijnë si pasoje e tensioneve të krijuara midis dy shteteve nga avancimi i programit bërthamor iranian, të cilën Izraeli e sheh si një rrezik ekzistencial.

Kjo nuk është hera e parë që mediat shqiptare bien pre e propagandës së luftës nga palët në konflikt. Siç tregoi një studim i BIRN dhe SCiDEV mbi lajmet e rreme të lidhura me luftën në Ukrainë, mungesa e politikave editoriale dhe përpjekjet për të gjeneruar klikime bëjnë që shumë prej këtyre lajmeve të përhapen lehtësisht në media online në gjuhën shqipe.

“Duke qenë se lajmet e rreme krijohen shpesh për t’u shpërndarë në mënyrë virale në rrjetet sociale, ato bëhen tërheqëse për ripublikim nga media që ndjekin tituj ‘karrem’ dhe klikime, në vend të fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar”, shkruhet në studim.

Isa Myzyraj, kryetar i Aleancës për Media Etike, i tha BIRN se kjo situatë vjen për shkak të mungesës së “kapaciteteve dhe vullnetit të mediave për verifikimin e fakteve”.

Ai shton se situata mund të përmirësohej nëse mediat shmangnin burimet tabloide.

Emirjon Senja, gazetar dhe trajner për dezinformimin, thekson se lajmet e rreme në media shqiptare nuk qarkullojnë për arsye ideologjike, por shumica e rishpërndarjeve bëhen për qëllime përfitimi.

“Besoj që shumica e mediave dhe gazetarëve që rishpërndajnë lajme të tilla e bëjnë këtë për qëllime tërësisht financiare, përmes reklamave në platforma të ndryshme”, tha ai.

Edhe Blerjana Bino i tha BIRN se rastet e tilla janë të përsëritura tashmë në kontekstin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe vijnë si pasojë e problemeve të brendshme të mediave shqiptare.

“Këto probleme lidhen me mungesën e modeleve të qarta të financimit që inkurajojnë cilësinë, varësinë e tepruar nga reklamat dhe klikimet, si dhe me kufizimet në burime njerëzore dhe teknologjike brenda redaksive”, tha Bino.

Ajo shton se Shqipëria nuk ka imunitet ndaj propagandës, pavarësisht burimit. Duke analizuar lajmin mbi kërcënimin bërthamor të shpërndarë gjerësisht të hënën, Bino tha se qëllimi është përhapja e një narrative destabilizuese.

Ajo vë në dukje se, ndryshe nga aktorë të tjerë, Irani mbështet drejtpërdrejt dhe tërthorazi disa media në gjuhën shqipe, duke targetuar veçanërisht Shqipërinë.

“Përmes këtyre mjeteve, Irani kërkon të krijojë konfuzion, të dobësojë lidhjet strategjike të Shqipërisë me Perëndimin dhe të ndikojë në stabilitetin e brendshëm të vendit”, theksoi Bino.

Media iraniane ose pro-iraniane në gjuhën shqipe përfshijnë agjencinë ‘Pars’ dhe portali Gazeta Impakt.

Megjithatë, propagandë shpërndahet dhe nga armiqtë e regjimit. Sipas Isa Myzyrajt, gazetarëve u dërgohen me e-mail apo mjete të tjera komunikimi, video në shqip të prodhuara me Inteligjencë Artificiale (IA) nga MEK, grupi opozitar i muxhahedinëve iranian i strehuar në Manëz të Durrësit.

Videot e krijuara me IA shpërndahen edhe nëpërmjet platformave sociale.

“Profile në rrjetet sociale që mbështesin narrativën pro-Iranit apo pro-Izraelit po shpërndajnë lajme të pavërteta, të cilat duken si pjesë e fushatave më të mëdha të propagandës së strukturuar”, tha Emirjon Senja.

Sipas tij, këto postime shfrytëzojnë kontekstin e luftës në Rripin e Gazës – i cili e ka polarizuar komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe Shqipërinë, duke bërë që palët të pozicionohen dhe të shpërndajnë narrativat përkatëse pa verifikim.

“Kohët e fundit në platformën X po qarkullojnë shumë video të krijuara me AI që pretendojnë të tregojnë shkatërrimet e shkaktuara nga raketat iraniane në Tel Aviv”, tha Senja, ndërsa shtoi se, përveç publikut, në disa raste viktima të këtyre postimeve kanë qenë edhe vetë gazetarët.

Etiketa: Agjencia Telegrafike ShqiptareATSHBlerjana BinoDezinformimiEmirjon SenjaInteligjencë ArtificialeIsa MyzyrajIzraeliKosovëMaqedoniMediamedia onlinemedia shqiptareMEKMuxhahedinëreklamaRrjetet socialeSCiDEVShqipëriastabilitetteknologji
Tjetri
‘E ka shteti’: Nga tenderat te biznesi i ndërtimit, si u pasuruan drejtorët e Bashkisë

Afera 5D, dënohen edhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.