AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit

Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me burg të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe gjashtë të pandehurve të tjerë për aferën e sterilizimit, të cilët po gjykohen me gjykim të shkurtuar, pas ndarjes së çështjes për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, procesi të cilit vijon me procedurë të zakonshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të mërkurën më 25 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj tetë të pandehurve për aferën e sterilizimit, procesi ndaj të cilëve është duke u zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, që gjykimi ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë me procedurën e zakonshme, pas ndarjes së çështjes në seancën e 28 majit. Prokurorët e çështjes, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan deklarimin fajtor të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepajt, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Për ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznemsnenin Ilir Rrapaj u kërkua dënimi me nga 10 vjet burgim që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për secilin; ndaj të pandehurve Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Marsela Serjani u kërkua dënimi me 3 vjet e 6 muaj burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar masa me 2 vjet e 4 muaj dhe për Arben Gjatën, Genc Burazerin e Naile Ajazin u kërkua masa e dënimit me 2 vjet që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 1 vit e 4 muaj. Për Mersinin, Gjatën, Burazerin e Ajazin, u kërkua që të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja e tyre në shërbim prove.

Hetimet e prokurorisë zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Prokurorët Kondili e Nakuçi e akuzuan dhe kërkuan gjykimin e Beqajt për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim; ish-zv/ministrin Rrjepaj për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; biznesmenin Ilir Rrapaj për mashtrim; ndërsa gjashtë të pandehurit e tjerë u akuzuan për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

Gjatë seancës paraprake më 21 janar, bazuar në aktet hetimore, gjyqtarja Flojera Davidhi u bëri ftesë prokurorëve që të ndryshonin akuzat për Beqajn, Rrjepajn dhe Rrapajn. Në përfundim, ish-ministri dhe zëvendësi i tij u akuzuan për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturar kriminal”. Ndaj Rrjepajt u la dhe akuza e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa për Rrapajn u caktuan akuzat për vjedhje me pasojë të rëndë e kryer në bashkëpunim të posaçëm, dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtoi edhe Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post prej nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por, edhe në kohën e drejtimit të kësaj agjencie, ai u gjet përgjegjës për abuzime me fondet e Bashkimit Evropian, BE. Beqaj u dërgua për gjykim në fillim të muajit prill së bashku me 10 të pandehurit të tjerë dhe për këtë aferë korruptive me fondet e ndihmës nga BE nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave, përmes faturave fiktive.

Etiketa: Arben GjataEdi RamaEdvin KondiliEned NakuçiFlojera DavidhiGenc BurazeriIlir RrapajKlodian RrjepajKontrata koncesionareMarsela SerjaniNaile AjaziProkuroria e PosaçmeSaimir KadiuSASPACUmbro Staccini.
Tjetri
Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.