AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Ndërsa Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ai ka nisur një fushatë të kushtueshme PR-i jashtë vendit - në një përpjekje për të bindur publikun në Shqipëri, një proces që ngre pyetje mbi kufijtë mes informimit dhe manipulimit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
11 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan të martën, një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një informacion i përmbledhur mbi këtë raport ku vihej theksi në ‘arrestimin e padrejtë’ të Veliajt u publikua po atë ditë në disa rrjete mediatike të studios amerikane në një mekanizëm që në fushën e komunikimit njihet si operacion i marrëdhënieve me publikun (PR).

Fillimisht lajmi mbi këtë raport u publikua në një uebsajt (prnewswire) që ofron shërbime me pagesë, të tilla si artikuj PR-i, një praktikë kjo e njohur tashmë në botë dhe më pas duke cituar studion si ofrues i përmbajtjes dhe duke bashkëngjitur linkun e këtij portali, ai u publikua dhe në dy kanale TV lokale – pjesë të rrjetit medias së njohur amerikane Fox.

Edhe pse në kanalet  fox5sandiego dhe fox56news publikimi sugjeronte se nuk bëhej fjalë për një lajm prodhuar nga redaksia, por ishte një deklaratë për shtyp e ofruar nga studio ligjore Kasowitz LLP, në disa media shqiptare të pozicionuara pranë Veliajt, titujt sugjeruan se raportit në fjalë po i jepte ‘jehonë’ një media e madhe amerikane.

“’Fox News jehonë lajmit të studios ligjore të Veliajt: Arrestimi i një të zgjedhuri në mënyrë demokratike, i pajustifikuar”, shkruante një gazete në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që pas arrestimit të tij më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Fill pas arrestimit ai nisi një fushatë agresive denigruese në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes së tij që kulmuan dhe me një protestë të punonjësve të bashkisë dhe simpatizantëve të tij para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Edhe kryeministri Edi Rama sulmoi hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut dhe madje adresoi kritika për prokurorë dhe gjyqtarë, por ndryshoi shpejt kurs në narrativën publike duke e ‘harruar’ atë që ai e quante ‘burg pa gjyq’ të Veliajt.

Por, Veliaj vetë duket se nuk ka hequr dorë nga operacionet e PR-it, gjë që për ekspertët e komunikimit, edhe pse është një gjë krejt e ligjshme, po përdoret për të manipuluar opinionin publik.

“Ky është një rast klasik ku kemi të bëjmë me një operacion të marrëdhënieve me publikun me pagesë,” thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

“Qëllimi këtu është të ndërtohet një narrativë alternative dhe për të ndikuar perceptimin publik, për rastin e z.Veliaj”, shtoi ai.

Çela sugjeron gjithashtu se kemi të bëjmë “me një strategji komunikimi që kalon kufirin drejt një forme dezinformimi”.

“Përdorimi i PR-it ndërkombëtar për të ndikuar në opinionin publik vendas, përmes kanaleve që nuk janë të verifikueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, është një formë e komunikimit politik që shfrytëzon mungesën e transparencës dhe kthehet në një instrument për manipulimin opinionit publik”, shpjegoi eksperti i komunikimit.

Sipas tij, jehona e medias ndërkombëtare është përdorur në funksionin të garantimit të një lloj legjitimiteti të pretendimeve të z.Veliaj dhe narrativave që ai ka mbështetur në diskursin publik. Dhe problemi qendron kur kjo strategji ndërthuret me informacione të njëanshme apo të pakonfirmuara.

Në këtë rast, theson Çela, “publikut shqiptar në mënyrë të tërthortë, duke përdorur një media të huaj fillimisht dhe më pas një rrjet mediumesh vendase i ofrohet një rrëfim i njëanshëm, i bazuar në të pavërteta ose gjysmë të vërteta”.

Për Elvin Lukun, profesor gazetarie në Universitetin e Tiranës dhe drejtues i qendrës Medialook, i gjithë operacioni mediatik me pagesë i Veliajt është një praktike legjitime – pavarësisht se në mediat shqiptare është spekuluar me emrin e Foxnews, duke mos cituar në mënyrë të qartë burimin e informacionit.

“Publikimi i lajmeve edhe kundrejt pagesës është një praktikë e njohur në mediat ndërkombëtare, mjaft që këto të fundit të tregojnë edhe burimin se nga vijnë këto lajme”, thotë Luku duke marrë si shembull faktin që filiali i Fox News që e ka publikuar, që në krye ka treguar se lajmi ka si burim studion ligjore Kasoëitz LLP, pranë kryebashkiakut të arrestuar Veliaj.

Por, ndërkohë mënyra e transmetimit të këtij lajmi në mediat shqiptare nuk ka ruajtur këtë standard pasi sipas Lukut, “në fokus të raportimit të tyre kanë vënë theksin se një media e madhe amerikane si Fox News, e njohur edhe për qëndrimet e saj pro presidentit aktual, ka publikuar raportin në të cilin përcaktohet si i padrejtë ndalimi i një politikani të zgjedhur si Erion Veliaj”

“Ndërkaq ka patur edhe media të cilat citojnë Fox News që i kanë kushtuar hapësirë arrestimit të padrejtë të kryebashkiakut Veliaj, pa e atribuar në titull burimin. Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një informacion i cili luan me spekulimin, por gishti duhet drejtuar të profesionalizmi i medias, jo te z.Veliaj”, përfundoi Luku.

Gjykata e Lartë pritet të rivlerësojë masën e sigurisë ndaj Veliaj me 8 korrik.

Etiketa: Ajola XoxaAlistair CampbellDezinformimiEdi RamaElvin LukuErion VeliajErlis ÇelaFox NewsKasowitz LLPmedia shqiptareMediaLookMishcon de Reya LLPSPAKTony Blair
Tjetri
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.