AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

Dhjetëra pasuri të paluajtshme me vlerë në bashkëpronësi të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës së dyshuar të trafikut të kokainës me bazë në Durrës u sekuestruan me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:13 | 28/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njera nga pronat e sekuestruara. Foto: SPAK.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën sekuestrimin e dhjetra pasurive të paluajtshme në pronësi të Elvis Doçit dhe personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, apo personave të lidhur me ta. Sipas SPAK, në vijimësi të hetimit pasuror të 52 anëtarëve të organizatës kriminale të trafikut të kokainës me bazë në Durrës, si dhe të pasurive të personave të lidhur me ta, është bërë e mundur që të identifikohen dhe sekuestrohen edhe 21 prona të tjera të paluajtshme, njësi apo troje që llogariten paraprakisht në vlerën e 12 milionë eurove.

Konkretisht, janë sekuestruar tetë njësi në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., me sipërfaqe ndërtimore totale prej 2795 m2. Ortaku i kësaj shoqërie, Nazmi Shahini, sipas njoftimit rezulton të jetë person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror, J.D.. Po ashtu, është sekuestruar dhe një truall me sipërfaqe 300 m2 në plazhin e Durrësit në pronësi të Shahinit.

Gjykata ka vendosur sekuestro për gjashtë pasuri të zotëruara në bashkëpronësi nga Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës dhe nga bashkëshortja e tij. Sipas njoftimit, Doçit i janë sekuestruar dy njësi në Durrës me sipërfaqe totale 312 m2; një bodrum me sipqërfaqe 20 m2; si dhe tre prona të tjera po në Durrës, me sipërfaqe totale 133 m2.

Personave të tjerë të lidhur me Doçin u janë sekuestruar katër prona me vlerë të konsiderueshme në Durrës – katër troje me sipërfaqe totale 2071 m2, ku gjenden tre ndërtesa me sipërfaqe përkatësisht 500 m2, 54.52 m2 dhe 52 m2.

Po ashtu, është sekuestruar dhe një truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2 me vendndodhje në Durrës, e cila rezulton në pronësi të shtetasve E.Z. dhe K.J.

Hetimi ndaj anëtarëve të kësaj organizate kriminale, që nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u cilësua si një nga më të rrezikshmet në vend, është regjistruar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”,  kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

SPAK sqaron se është duke vijuar hetimin pasuror për gjithë subjektet e këtij hetimi penal.

Përmes një konference të përbashkët të zhvilluar më 21 maj, prokurorët e SPAK, të Prokurorisë së Barit në Itali dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit deklaruan goditjen e e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Durrës. Hetimi i përbashkët u krye gjatë periudhës 2020-2025 dhe u konkludua me caktimin e masave të sigurimit personal për 52 persona në Shqipëri e Itali. Sipas prokurorisë, është dokumentuar veprimtaria e paligjshme e kësaj organizate në Shqipëri, në Pulia e në gjithë Italinë, në Gjermani dhe Holandë, si dhe në vende të Amerikës Latine prej nga sigurohej lënda narkotike e llojit kokainë.

Gjykata e Posaçme ka lëshuar 29 masa sigurimi “arrest me burg” në Shqipëri, mes të cilëve edhe ndaj Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” dhe i dyshuar si një ndër drejtuesit e organizatës. Doçi, i cili e ka marrë nofkën “Visi i Pojës” për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin, i ka shpëtuar arrestimit gjatë operacionit të 21 majit dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë, në Itali janë lëshuar gjithashtu 22 masa sigurie ndaj anëtarëve të tjerë të organizatës.

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës. Për të realizuar këtë hetim janë përdorur edhe të dhënat nga aplikacionet SKY ECC.

Po ashtu, janë dokumentuar edhe 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë me vlerë rreth 5 milionë euro. Pasuritë dhe vlerat cash të sekuestruara u tha se kapin vlerën e rreth 7 milionë eurove. Ndërkohë, janë sekuestruar 3 restorante dhe një bar-kafe në Durrës, gjashtë shoqëri dhe një stacion televiziv privat në Vlorë.

 

Etiketa: Altin DumaniElvis DoçiOrganizata kriminaleSPAKTrafiku i kokainesXhevdet Troplini
I mëparshmi

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Tjetri

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

Tjetri
Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.