AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

“Vendet tona kishin nevojë për ne”: Si e themeluan BIRN-in pesë gra nga Ballkani

Në vitin 2005, pesë gra nga vende që po merrnin veten nga luftëra brutale sfiduan të gjitha gjasat për të themeluar atë që do të bëhej një organizatë e rëndësishme e pavarur mediatike – Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, i njohur si BIRN. Ndërsa BIRN shënon 20-vjetorin, kjo është historia e tyre.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
11 months më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN.

Në vitin 2005, Gordana Igric, Nerma Jelacic, Ana Petruseva, Dragana Solomon dhe Jeta Xharra po qëndronin në kuzhinën e Solomonit në Beograd, duke diskutuar se si ta quanin projektin e tyre të ri të pavarur mediatik. Ato ranë dakord për emrin “Balkan Investigative Reporting Network” – shkurt BIRN – për organizatën që këtë javë feston 20-vjetorin e saj.

“Ishim ulur në tryezën e kuzhinës sime ndërsa një mik imi po dizajnonte logon e BIRN-it. Më kujtohet që i dhashë njëqind euro”, thotë Solomon, njëra nga themelueset e BIRN-it dhe drejtorja e parë vendore e BIRN Serbisë.

“Në fillim kishte shumë improvizim. Kishte mungesë fondesh, por jo mungesë idesh”, kujton ajo.

BIRN u themelua në vitet pas luftërave në ish-Jugosllavi. Themelueset e saj kishin punuar si gazetare për Institutin për Raportim të Luftës dhe Paqes me seli në Londër – IWPR.

Kur IWPR vendosi të përqendrohej më shumë në zona të tjera konflikti si Iraku dhe Afganistani dhe jo më në Ballkan, ato vendosën të vepronin të vetme, duke parë nevojën e vazhdueshme për gazetari cilësore në shoqëritë e post-luftës ku media e pavarur ishte e dobët dhe shpesh nën kontrollin e qeverive.

“Ne zgjodhëm të ishim rojtarë të së vërtetës, jo servilë”, thotë Solomon.

“Vendet tona kishin nevojë për ne”, shton Igric, drejtorja rajonale themeluese e BIRN.

Igric ishte një gazetare e respektuar në atë kohë dhe menaxhere projekti për Ballkanin në IWPR, nga viti 1999 deri në gusht të vitit 2005, periudhë gjatë së cilës raportimet për Ballkanin fituan shumë çmime për shtypin.

“Qëllimi ynë ishte të prodhonim raportime investigative. E vetmja mënyrë për ta realizuar këtë ishte të mblidhnim fonde, për të mbuluar të gjitha këto çështje – si korrupsioni, krimet e luftës dhe të gjitha ato probleme që na shqetësonin në vendet tona. Nuk donim të na ndërhynin apo të na kontrollonin qeveritë”, thotë Igric.

Vazhdimi i trashëgimisë së gazetarisë së luftës

Ana Petruseva (në qendër) dhe Gordana Igric (e para në të djathtë) në një takim në Shkup në vitin 2016, menjëherë pas 10-vjetorit të BIRN. Foto: BIRN

Kur themelueset e BIRN-it vendosën të krijonin një OJQ mediatike, shumëkush mendoi se ideja do të dështonte, sepse besohej se Ballkani do të hynte në një periudhë stabiliteti demokratik pas rënies së regjimit autoritar nacionalist të Sllobodan Millosheviçit në Serbi, i cili kishte qenë i përfshirë në pjesën më të madhe të konflikteve të viteve 1990.

“Në atë kohë, shumë njerëz në nivel ndërkombëtar mendonin: ‘Oh, gjithçka mbaroi. Millosheviçi ra. Do të ketë paqe, unitet, vëllazëri dhe demokraci dhe vendet e Ballkanit do t’i bashkohen BE-së për një kohë të shkurtër.’ Por unë e dija që asgjë nuk ishte zgjidhur dhe tani mund ta shohim këtë më sytë tanë”, thotë Igric.

Nerma Jelacic, e cila vinte nga Bosnja dhe përfundoi në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate teksa përpiqej t’i largohej luftës, punoi për The Observer, Daily Telegraph, Financial Times dhe IWPR përpara se të bashkohej me themelueset e tjera të BIRN-it.

Edhe Jelacic-it i kishin thënë se themelimi i një OJQ-je të re, veçanërisht një rajonale që operonte përtej kufijve në Ballkan, ishte jopraktik dhe me shumë pak gjasa për sukses.

“Mbaj mend që flisja me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë në Bosnje dhe në të gjithë Ballkanin. Ata na pyesnin: ‘A jeni në terezi?’” kujton Jelacic.

Por skeptikët doli se gaboheshin. Njëzet vjet më vonë, BIRN është shndërruar në një rrjet të madh të pavarur me seli në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe me organizata vendore në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Rumani dhe Serbi. Organizata ka fituar gjithashtu 155 çmime për lirinë e shtypit në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Jelacic e përshkruan këtë arritje si “përtej suksesit”.

“Fakti që rrjeti është themeluar dhe vazhdon të ekzistojë edhe pas dy dekadash është thelbësor”, thotë ajo. “Padyshim, ai ka shërbyer gjithashtu si frymëzim për përpjekje të ngjashme, jo vetëm në Ballkan, por edhe në zona të tjera konflikti.”

Balkan Insight, publikimi kryesor i BIRN në gjuhën angleze, u botua për herë të parë në shtator të vitit 2005 si një buletin i shpërndarë me email. Historia e parë që faqja publikoi kishte në fokus autorët e një krimi lufte në Kosovë. Që atëherë, ky medium ka vazhduar të mbulojë pasojat e konflikteve të viteve 1990, edhe pse shumë nga krimet e luftës janë anashkaluar nga mediat vendore dhe mohuar nga politikanët nacionalistë në rajon.

“Na duhej një media jo-nacionaliste”

Një nga programet e para televizive të “Jeta në Kosovë” të realizuara nga BIRN Kosova në vitin 2005. Foto: BIRN

Jeta Xharra, nga Kosova, ishte e vetmja shqiptare mes pesë themelueseve të BIRN. Ajo kishte punuar për BBC-në gjatë luftës në vendin e saj dhe më pas, si gazetare e re dhe studente pasuniversitare, për IWPR-në në Londër.

Pas përfundimit të studimeve master në Mbretërinë e Bashkuar, Xharra synonte të kthehej në Kosovë, ku besonte se mund të bënte një ndryshim në një shoqëri të shkatërruar nga lufta.

“Vendet në Ballkan ishin aq të brishta, të lënduara dhe të traumatizuara saqë raportimi i balancuar ishte thelbësor për ta bërë paqen të funksiononte në Ballkan. Ishte një kohë kur duhej t’i bënim vendet tona funksionale, sepse luftërat etnike vazhdonin të hidhnin hije mbi periudhën pas luftës”, thotë ajo.

“Nacionalizmi do të kishte mbizotëruar, nëse nuk do të kishim media të balancuara, jo-nacionaliste.”

Xharra thotë se iu bashkua BIRN-it për shkak të qasjes së tij jo-nacionaliste dhe pluraliste – në kontrast të qartë me shumicën e organizatave mediatike në rajon.

“Ndjeva se kjo ishte një skuadër që më trajtonte ndryshe nga çdo mënyrë tjetër që shqiptarët ishin trajtuar në ish-Jugosllavi”, thotë ajo.

“Tani, duhet ta kuptoni, historikisht dhe tradicionalisht, kjo ka shumë rëndësi, sepse kulturalisht, shqiptarët ishin trajtuar si qytetarë të klasës së dytë në ish-Jugosllavi. Po, dhe kjo skuadër më trajtonte si të barabartë. Ishte diçka shumë e rëndësishme.”

Ana Petruseva, drejtoreshë e zyrës së BIRN-it në Maqedoninë e Veriut dhe kryeredaktore e Balkan Insight deri në vitin 2016, kujton gjithashtu ditët kur u themelua BIRN-i dhe Balkan Insight.

Para se t’i bashkohej BIRN-it, Petruseva ishte drejtoreshë e IWPR-së në Maqedoni. Ajo kishte punuar më parë si gazetare për një sërë mediash në Maqedoninë e Veriut dhe në arenën ndërkombëtare, përfshirë Reuters, Deutsche Welle, Televizionin Telma dhe gazetën e përditshme Dnevnik.

Petruseva kontaktoi për herë të parë me Igric në vitin 2001, kur po raportonte për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit që i dha fund konfliktit të shkurtër mes forcave të sigurisë maqedonase dhe kryengritësve shqiptarë etnikë.

Megjithatë, duke qenë se po punonin për media online – një fushë ende në zhvillim në atë kohë – ato u takuan personalisht vetëm në vitin 2004. Përfshirja e Petrusevës në median digjitale e çoi atë në krye të Balkan Insight, për të cilin thotë se donte të njihej si një publikim “etik dhe i përgjegjshëm”, si dhe “një burim shumë i besueshëm informacioni”.

“Jam vërtet krenare për atë që është bërë Balkan Insight”, shtoi ajo.

Nga pesë themelueset e para të BIRN, vetëm Petruseva dhe Xharra janë ende pjesë e tij. Petruseva është drejtoreshë e BIRN Maqedonia e Veriut, ndërsa Xharra është drejtoreshë e BIRN Kosovës.

Igric u tërhoq nga puna në vitin 2018, ndërsa Solomon dhe Jelacic kanë ndjekur karriera të suksesshme në nivel ndërkombëtar pasi u larguan nga BIRN-i.

Jelacic tani është një eksperte e njohur botërisht në fushën e drejtësisë në vendet post-konfliktuale, një temë që BIRN e ka mbuluar gjerësisht.

“Dhe kjo ishte një lloj vazhdimësie e natyrshme, sepse BIRN Bosnja ishte shumë i përqendruar në çështjet e drejtësisë tranzicionale dhe llogaridhënies”, thotë ajo.

Ajo është aktualisht drejtoreshë për menaxhimin dhe marrëdhëniet e jashtme në Komisionin për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Llogaridhënie (CIJA), një organizatë joqeveritare që merret me mbledhjen e provave sipas standardeve të së drejtës penale për të avancuar përpjekjet për drejtësi penale dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.

Para kësaj, ajo drejtonte programet e komunikimit dhe ndërgjegjësimit për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë.

Ashtu si Jelacic, edhe Solomon ka punuar për organizata ndërkombëtare pas largimit nga BIRN. Ajo ka qenë pjesë e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Ukrainë dhe aktualisht punon për qeverinë britanike.

“Diçka e freskët dhe e re”

Stafi i BIRN në një takim rajonal në vitin 2022 në Tiranë. Foto: BIRN.

Sipas Gordana Igric, qëllimi kryesor i BIRN-it ishte të sillte standardet ndërkombëtare të gazetarisë në Ballkan, në një kohë kur mediat vendore ishin të keqfinancuara dhe nuk bënin raportime të thelluara investigative, madje as redaktim të duhur të materialeve që publikonin.

“Shumë media thjesht botonin çfarëdo që shkruanin gazetarët, pa verifikim, pa strukturë, pa burime të sakta për astikujt e tyre”, thotë ajo. Kjo gjendje u bë frymëzim për njërin nga programet e para trajnuese të BIRN-it: Bursa për Gazetari Ekselente, që zhvillon aftësitë e nevojshme për gazetari të fortë dhe investigative.

Ishte në këtë mjedis që BIRN, ende në hapat e parë, filloi të ndërtonte reputacionin e tij për “investigime fantastike dhe demaskuese”, kujton Igric – një nismë që ishte “diçka e freskët dhe e re për Ballkanin”.

Pjesa e dytë e kësaj serie, e cila do të publikohet më 1 korrik, do të fokusohet në zhvillimin e BIRN-it nga viti 2005 deri në ditët e sotme.

Etiketa: Ana PetrusevaBalkan InsightBIRNDragana SolomonGordana IgricJeta XharraNerma Jelacic
Tjetri
Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.