AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, i kërkoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë ta mbrojë, ndërsa tha se kryeministri e kishte “ekspozuar ndaj një linçimi të pashembullt mediatik”. Në të njëjtën kohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, vijoi sulmin e nisur nga Rama dhe deklaroi se kishte kallëzuar rastin për shkelje disiplinore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. KLP ende pa reagim.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së mbajtur më 10 janar 2025. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, reagoi të premten me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si “fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit”. Në kërkesë, Gjeli tha se kryeministri e kishte ekspozuar “ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv”.

Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, tha se anëtarët po e shqyrtonin kërkesën dhe ende nuk kishte një qëndrim.
Ndërkohë, pas publikimit të kërkesës së Gjelit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se kishte bërë ankim për fillim të procedimit disiplinor ndaj prokurores. Manja pretendoi se ajo kishte vendosur pushimin e çështjes pa kryer asnjë veprim hetimor dhe pa bërë verifikime.

“Rast flagrant të mos ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit për ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit”, tha Manja, duke e përshkruar vendosjen e 10 kontejnerëve si park.Manja këmbënguli se prokurorja kishte bërë shkelje disiplinore duke mos nisur hetimet pas materialit kallëzues.

Por Gjeli, në kërkesë për KLP, bëri me dije se referimi që ajo kishte marrë ishte krejt i ndryshëm nga pamjet që u shfaqën në media dhe se vendi i ngjarjes që i ishte bërë me dije nga policia dhe IMT kishte ndryshuar. “Vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontejnerët, lidhur energjia elektrike dhe kontejnerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm”, tha Gjeli në kërkesë.

Ajo bëri me dije se në kallëzim i ishte referuar se kontejnerët ishin të vendosur në pllaka guri dhe se në shesh nuk ishin kryer punime. Madje, IMT si kallëzues e kishte referuar rastin si kundravajtje administrative. Gjeli thotë se i kërkon KLP të analizojë sjelljen e kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve, të bëjë një deklaratë zyrtare në mbrojtje të trupës së prokurorëve nga sulme të papranueshme politike dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të magjistratëve “që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura”. Ajo shton se është e hapur të hetohet.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri sulmon haptazi gjyqtarë dhe prokurorë. Sulmet më të ashpra u bënë ndaj prokurorëve të SPAK që po hetojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Rama shpërtheu atëherë në figura letrare si “drejtësia i ka sytë me gjak”, akuzoi për arrestime pa vendim gjykate e të ngjashme. Fushata u pasua me linçim të prokurorëve në media. Por pretendimet e Ramës dhe qëndrimet e tij publike duket se u rrëzuan, pasi arresti i Veliajt u konfirmua në të treja shkallët e gjyqësorit. Sulmet e kryeministrit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve e sistemit në tërësi shihen nga ekspertët si një përpjekje për të minuar besimin e publikut te institucionet e drejtësisë.

Etiketa: Edi RamaElsa GjeliErion VeliajIMTInspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPMirela Bogdanireporter.alShqipëriSPAKThethTiranaUlsi Manja
Tjetri

Katër pamjet e Thethit

nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.