AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Shteti në një dorë’: Urdhri i Ramës për shkarkimin e administratorëve pritet me shqetësim

Kryeministri Edi Rama mblodhi të premten kryebashkiakët socialistë, duke i urdhëruar ata publikisht që të shkarkojnë të gjithë administratorët e njësive vendore në varësi të tyre, një akt që shihet nga ekspertët dhe opozita si një hap tjetër i shkeljes së autonomisë vendore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:20 | 11/07/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama me një skulpturë bufi në një nga videot e tij në Facebook. Foto: Edi Rama/Facebook.

“Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia bashkë me të tjerët që të tregojnë sa të zotët janë,” iu drejtua Rama kryebashkiakëve të zgjedhur gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor në 2023-in.

Kjo deklaratë publike e kryeministrit vjen në vazhdën e akteve të tjera të ditëve të fundit ku në disa bashki të rëndësishme në vend ka kërkuar largime masive të drejtorëve për të shkarkuar përgjegjësinë e problematikave me shërbimet publike ndaj qytetarëve.

Edhe njëherë, deklaratat e Ramës janë pritur me shqetësim nga ekspertët e pushtetit vendor dhe nga opozita.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare, i tha BIRN se  këto deklarata të kryeministrit nuk duhet të kalojnë në heshtje, sepse po shkelet ndarja e pushteteve e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Ai bën apel për bashkitë, Shoqatat e Përfaqësuesve të tyre dhe shoqëria civile që të reagojnë në mbrojtje të autonomisë vendore dhe ndarjes së pushteteve, “duke kërkuar sqarime ligjore mbi bazën e këtij ultimatumi dhe duke theksuar nevojën për depolitizim të administratës vendore”.

Haxhimali theksoi gjithashtu se shoqatat e bashkive “duhet të kërkojë një reagim institucional nga Avokati i Popullit dhe Komisioni Parlamentar për Qeverisjen Vendore, si dhe të adresojë çështjen në nivel përmes rrjeteve të bashkëpunimit”.

Shoqata Kombëtare e Bashkive, ku bëjnë pjesë vetëm kryetarët e bashkive të drejtuara nga socialistët, nuk ka reaguar ndaj sjelljes së kryeministrit, ndërkohë që kryebashkiakët e zgjedhur nën siglën e PS-së kanë zbatuar urdhrat publikë të tij.

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, ku bëjnë pjesë kryebashkiakët e opozitës, i quan thellësisht shqetësuese sjelljet e kryeministrit dhe “një praktikë e papranueshme”.

“Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore si një nga shtyllat e funksionimit të pushtetit lokal, ndërsa ligji për vetëqeverisjen vendore përcakton qartë kompetencat, organet dhe mekanizmat e llogaridhënies brenda njësive të qeverisjes vendore. Çdo ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv qendror në punët e brendshme administrative të bashkive cenon këtë autonomi dhe përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve,” thuhet në një deklaratë të saj publikuar në fillimin e turit të shkarkimeve të Ramës në bashkitë e vendit.

Edhe kryetari i grupit të këshilltarëve opozitarë në bashkitë Tiranë, Ilir Alimehmeti, i tha BIRN-it, se këto akte të njëpasnjëshme të kryeministrit tregojnë se ai po kërkon të centralizojë çdo lloj pushteti.

“Po centralizon shtetin në një dorë,” tha ai, duke akuzuar kryebashkiakët socialistë se “janë palë në kapjen e shtetit në një dorë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”.

Alimehmeti e sheh shqetësues mosreagimin e kryebashkiakëve dhe bindjen e tyre për të zbatuar urdhrat verbalë që ndërhyrjnë drejpërdrejtë në kompetencat e tyre ligjore.

Gjatë takimit të së premtes, kryeministri kritikoi gjithashtu funksionalitetin e ndërmarrjeve të ujësjellësve në varësi të këtyre bashkive dhe paralajmëroi centralizimin e tyre në pushtetin qendror, gjë që sipas Agron Haxhimalit, do të zhbënte të gjithë reformën ligjore që është bërë për decentralizimin e tyre.

“Kjo jo vetëm që bie ndesh me parimet e vetëqeverisjes vendore, por rrëzon edhe reformën e rajonalizimit të ndërmarrë vetëm dy vite më parë,” tha ai, duke shtuar se “në vend që të forcohet kapaciteti i bashkive dhe ndërmarrjeve rajonale, kalohet në centralizim”.

 

Etiketa: Agron HaxhimaliAutonomia vendoreEdi RamaIlir AlimehmetiKushtetutaLargimi i administratorevePushteti vendorShoqata e te Zgjedhurve Vendorë
I mëparshmi

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

Tjetri

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

Tjetri
Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.