AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

Dhjetra minatorë të Albchrome në Bulqizë iu rikthyen protestës kundër kompanisë të cilën e akuzojnë se nuk mbajti premtimin për rritje pagash. Kompania nuk iu përgjigje pyetjeve për koment.  

Sami CurringaSami Curri
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga protesta e minatorëve të Albchrome në Bulqizë. Foto:Sami Curri/BIRN

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%.

Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në grevë pasi kompania u kishte premtuar një rritje page prej 10%, por nuk e kishte mbajtur fjalën. “Për këtë të drejtë jemi ngrejtur në grevë” tregon ai.

Ndërsa Besnik Zogu, një tjetër minator protestues u shpreh se 5% e rritjes së pagës ishte premtuar që para janarit dhe më pas u tha se deri më 1 maj do të kishte zgjidhje. Por, sipas tij, kanë kaluar katër muaj dhe asgjë nuk ka ndryshuar. “Kaluan katër muaj dhe nuk është bërë asgjë. Kishim disa shokë si përfaqësues, por ndaj tyre kanë marrë masa. Sindikata ka qenë në krah të firmës. Marrin atë rrogë që na e marrin neve nga paga jonë. Çmimet janë ngritur dhe nuk përballohet jetesa më ato pagesa”, shprehet Zogu.

Sipas protestuesve, këtë të premte, punonjësve u janë bllokuar kartat e hyrjes në minierë. Sipas tyre, kjo me synimin për t’i ndaluar të futen në ambientet e brendshme dhe për të vijuar protestën.

Në vitin 2022, Albchrome u shit nga Balfin Group te konglomerati turk “Yildirim International Mining Investments B.V., i cili prej asaj kohe ka marrë në dorë administrimin dhe operimin e aktiviteteve minerare në Bulqizë dhe jo vetëm.

Kompania Albchrome, u pyet nga BIRN në rrugë elektronike lidhur me protestën e minatorëve dhe pretendimet e tyre për premtime të pambajtura lidhur me rritjen e pagave si dhe presione të ushtruara ndaj punonjësve. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kompania nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Sektori minerar konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme të punës, ku punëtorët përballen me kushte të vështira dhe rreziqe të larta për jetën dhe shëndetin. Aksidentet në miniera shpesh çojnë në pasoja tragjike, duke përfshirë vdekje të punëtorëve ose dëmtime të rënda që sjellin paaftësi të përhershme.

Punonjësit e minierës së Bulqizës protestuan edhe në mars të vitit 2025 për rreth një javë, duke kërkuar rritjen e pagës dhe kushtet e punës. Megjithatë, ata ndërprenë përkohësisht protestën pasi kompania u premtoi në atë kohë se do të adresonte kërkesat e tyre dhe do të ofronte një zgjidhje të pranueshme.

Kompania Albchrome, si aktori kryesor në sektorin minerar në Shqipëri, punëson qindra punonjës në Bulqizë, Klos, Mat dhe Elbasan. Sipas të dhënave financiare, kompania ka pasur fitime të konsiderueshme para tatimit në vitet 2021 dhe 2022, respektivisht rreth 3 miliardë lekë dhe 5.4 miliardë lekë, por në vitin 2023 ka regjistruar një humbje prej afërsisht 740 milionë lekësh.

Etiketa: AlbchromeBalfin GroupBesnik ZoguBIRNBulqizëelbasanJetmir AhmetiKlosKushtet e punesMatMinatorëtpagaprotesteShqipërisindikataYildirim International Mining Investments B.V.
Tjetri
SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.