AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

Dhjetëra banorë të fshatrave të Kaçinarit në Mirditë protestuan të enjten kundër pushimit të hetimeve për HEC-et e parashikuara në zonë dhe për disa minuta bllokuan hyrjen e institucionit. Ata akuzojnë Prokurorinë se nuk ka kryer hetime dhe ka zhdukur dokumente.

Elvis HilangaElvis Hila
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e Kaçionarit në protestë para prokurorisë. Foto: Elvis Hila

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit.

Ai shtoi se vetëm dy persona, banorë të zonës, rezultojnë në letra si mbështetës të ndërtimit të HEC-eve, por sipas tij, të dy këta firmëtarë, edhe pse me origjinë nga zona, nuk jetojnë fare në Shqipëri. “Është absurditet që institucionet janë bërë palë me këtë paligjshmëri, por ne nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjmë vetëgjyqësi,” tha Beqiri.

Një tjetër protestues u ankua se kompania, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po ushtron presion në zonë për të detyruar banorët të tërhiqen. “Përveç punimeve që kanë nisur prej disa kohësh, ata po ushtrojnë edhe terror në zonë, me mbështetje të Policisë së Shtetit. Ju bëj thirrje të heqin dorë nga Kaçinari, pasi nuk do lejojmë zbatimin e këtyre projekteve,” tha banori.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i banorëve, Marash Logu, i cili deklaroi se koncesioni është i mbushur me shkelje dhe duhej hetuar me përparësi nga organet kompetente. “Këto projekte kanë ndikim shumë negativ në zonën e Kaçinarit dhe ky koncesion ka probleme të shumta ligjore,” tha Logu.

Ai shtoi se Prokuroria duhet të kishte hetuar, pasi edhe gjykata i ka caktuar dy herë detyra për të vepruar, por asgjë nuk është bërë.
“Është absurditet që kjo çështje të pushohet, në një kohë kur janë konsumuar vepra penale nga institucionet e shtetit dhe individë të tjerë,” tha ai.

Prokuroria njoftoi të mërkurën pushimin e hetimeve. Në njoftim thuhet se hetimet kishin nisur pas kallëzimit të banorëve të zonës, të cilët pretendonin se në këtë proces kishte elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, por pas një shqyrtimi të plotë të dokumentacionit ligjor dhe teknik, nuk janë konstatuar shkelje të ligjit dhe procedurat janë ndjekur në përputhje me rregulloret përkatëse.

Ndërkohë, mësohet se kompania koncesionare “Shpërdhaza Energji” ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori dhe një padi civile në gjykatë ndaj dy individëve, të cilët i konsideron si organizatorët kryesorë të fushatës kundër projektit.  Këta persona akuzohen nga kompania për shpifje dhe përhapje të informacionit të rremë me qëllim deformimin e opinionit publik dhe pengimin e një projekti të ligjshëm, të miratuar nga institucionet përkatëse.

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve të vogla në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018 dhe, pas rinovimit të lejeve, kompania “Shpërdhaza Energji” ka nisur punimet në terren për zbatimin e projekteve, sipas planit dhe në përputhje me lejet dhe miratimet ligjore.

Etiketa: Banorëenergji e rinovueshmefalsifikim dokumenteshHEChetimehidrocentraleKaçinarkallëzim penalkoncesionekonflikt komuniteti-kompaniligjshmëriMarash LoguMirditëMjedisindjekje penalepadi civile.presion policorProkuroriaprotestepushim çështjejerezistencë lokaleShkelje ligjoreShpërdhaza EnergjiShpërdorim detyretë drejtat e komunitetitvetëgjyqësizhdukje dokumenteshzhvillim i qëndrueshëm
Tjetri
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.