AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

Një lulishte me vlerë sociale dhe simbolike në zemër të Kukësit po betonizohet me bekimin e bashkisë në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike, në kulmin e një aksioni që pretendon se po u kthen hapësirat publike qytetarëve.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
08:07 | 18/07/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Betonizimi i lulishtes në qendër të Kukësit ka zemëruar banorët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Foto: Bashkim Shala,

Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit.

Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA.

“Qëllimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për argëtim, aktivitet fizik për të gjitha grupmoshat, në një mjedis të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë,” reklamoi kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj në një postim në faqen e tij në Facebook.

Por projekti i Bashkisë ka zemëruar banorët, këshilltarët bashkiakë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shprehen kundër planeve për betonizim.

Lulishtja në zemër të Kukësit nuk është vetëm një vend pushimi, por ka edhe një vlerë simbolike. Ajo është ngritur mbi kampin e përkohshëm të strehimit për qindra familje kosovare gjatë krizës humanitare të vitit 1999.

“Në verën e vitit 1999, pas largimit të refugjatëve nga Kosova, “CARE International” financoi me një vlerë prej 350 mijë USD me kërkesën tonë për ndërtimin e lulishtes, pikërisht në vendin ku kishin qëndruar dhjetra traktorë me familje nga Kosova,” kujton Safet Sula, ish-kryetar i Bashkisë së Kukësit në vitet 1996-2000.

Dizenjimi dhe mbikëqyrja e punimeve iu besua asokohe lulishtarit të ndjerë, Mehmet Leza, i cili vendosi edhe mbjelljen e drurëve dekorativë. Sula thotë se lulishtja për asnjë arsye nuk duhet të prishet.

“Lulishtja që është thuajse e vetme, i duhet qytetarëve të Kukësit,” tha ai për BIRN.

Financimi i vitit 1999 nuk ishte i vetmi. Para të tjera të taksapaguesve u investuan në vitin 2018 si pjesë e projektit të madh qeveritar të quajtur “Rilindja Urbane”. Nga fondi prej 147 milionë lekësh për shtrimin e rrugës me gurë dekorativë dhe lyerjen e fasadave, lulishtja përfitoi një fond prej 59.5 milionë lekësh.

Aurora Guska, avokate në profesion dhe banore e zonës thotë se lulishtja është “krenaria e Kukësit” dhe nuk duhet të prishet. Edhe Artan Laçi, një tregtar në zone, e quan ndërhyrjen e fundit një lajthitje.

“Në vend që lulishtja të pasurohet dhe të kompozohet me bimë dhe lule, ajo betonizohet,” theksoi ai.

Rifat Demalia, drejtor i Qendrës për Progres Rinor adreson gjithashtu kritika jo vetëm për betonizimin, por edhe për mungesën e transparencës dhe të konsultimit me komunitetin.

“Jam kundër, totalisht kundër këtij projekti, pasi prish dekorin dhe strukturën e lulishtes. Ka disa vende tjera ku mund të zhvillohej projekti, pikërisht në zona të pazhvilluara brenda lagjeve apo në sheshe të lira ku sot parkohen automjete,” tha Demalia.

“Nuk ka konsultime me grupet e interesit, qytetarët dhe shoqërinë civile. Shpërndarja e informacionit duhet të bëhej para se të fillonte investimi,” shtoi ai, duke theksuar se banorët ishin shpërfillur totalisht.

Urbanisti Andrit Shehu kujton se eksperienca me lojërat në ambiente të hapura ka qenë e hidhur.

“Pajisjet e këtyre lojërave dëmtohen për një kohë të shkurtër dhe sipërfaqja mbetet veçse një karakatinë,” tha Shehu, ish-drejtor i Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Kukës.

Një punonjës i sektorit të gjelbërimit, i cili foli në kushtet e anonimatit është gjithashtu i dëshpëruar me betonizimin.

Bashkia ka zëvendësuar barin me beton si pjesë e një projekti për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë. Foto: Bashkim Shala.

“E kemi mbajtë me shumë vështirësi këtë lulishte, pasi dihet mungesa e ujit industrial në Kukës. Për vaditjen e saj ka financuar rreth 10 mijë USD një emigrant nga Kukësi që punon e jeton në SHBA në hapjen e një pusi, ndërsa tani i vënë kazmën barit,” tha ai.

Bashkia e Kukësit refuzoi të japë informacione shtesë për projektin e lulishtes, ndërsa deputetë të zonës dhe prefekti i zhvlerësuan shqetësimet e banorëve.

“Kryetari i Bashkisë, zoti Halilaj i ka sqaruar të gjitha përmes faqes së tij zyrtare në FB. Nuk kemi asgjë për të shtuar. Theksojnë se projekti është bërë nga zyra e urbanistikës në bashki,” tha sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit, Fadil Morina.

“Nuk ka asnjë problem. Është një park për fëmijë,” tha deputeti socialist, Eduard Shalsi përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp, ndërsa akuzoi këtë reporter për “interpretime të gabuara”.

Prefekti Dritan Baji tha se nuk kishte dijeni për projektin, pasi “kemi pavarësi pushtetesh”.

Ndryshe nga zyrtarët e mësipërm, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit, Albert Muja shpreh shqetësimin për mosrespektimin e procedurave, pasi projekti nuk ka kaluar përmes Këshillit.

“Çdo investim duhet të kalojë në Këshillin e Bashkisë. Është një hapësirë publike e gjelbërt që është betonizuar dhe i është dhënë një organizatë të huaj për të investuar. Shkelja ka të bëjë me lejen. Nuk kemi asnjë dokument që është financuese TIKA, apo kush është TIKA,” tha Muja, ndërsa thekson se kryetari i Bashkisë do të thirret në mbledhjen e ardhshme për të raportuar për këtë çështje.

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Bashkinë e Kukësit, i cili për momentin është mjaftuar me një komunikim verbal me përfaqësuesit e bashkisë për betonizimin e lulishtes.

“Kam kërkuar informacion lidhur me këtë problem dhe përgjigja e bashkisë ka qenë për një kënd lojrash për fëmijë. Në vijim do bëjmë verifikimet e duhura dhe do procedojmë, por me sa jam informuar, punimet janë pezulluar,” i tha BIRN Besar Tota, drejtor i IKMT-së për qarkun e Kukësit.

Etiketa: Albert HalilajAndrit ShehuBashkia e KukësitBesar TotaDritan BajiEduard ShalsiFadil MorinaHapësira publikeInspektoriati Kombetar i Mbrojtjes se TerritoritKonsultimi publikRifat DemaliaRilindja UrbaneSafet SulaTIKA
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Tjetri

Tërheqja e Dumanit nga kërkesa për shkarkim, la në fuqi konfirmimin e prokurorit Robert Kote

Tjetri
Prokurori Robert Kote konfirmohet me shumicë votash

Tërheqja e Dumanit nga kërkesa për shkarkim, la në fuqi konfirmimin e prokurorit Robert Kote

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.