AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama kërkon partneritet lokal për të ardhmen digjitale të vendit

Kryeministri Rama u takua të premten në Berat me përfaqësues të kompanive private të teknologjisë dhe inovacionit, duke i ftuar ato të bashkëpunojnë për risi, ide inovative dhe mbrojtje ndaj boshllëqeve, duke ndihmuar kështu qeverinë të arrijë maturitetin digjital.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
11 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke biseduar me gazetarët pas një takimi në selinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Kryeministri Rama mblodhi disa prej ministrave të kabinetit si edhe përfaqësues të kompanive private të teknologjisë dhe informacionit në vend, me qëllimin për të diskutuar mundësitë e një bashkëpunimi reciprok të frytshëm si për qeverinë, ashtu edhe për bizneset private.

“Jemi këtu për të diskutuar si mund të bëhemi partnerë të drejtpërdrejtë me ju, në funksion të interesave që përpiqemi të mbrojmë, por edhe të lartësimit të nismave tuaja”, tha Kryeministri, duke e quajtur transformimin digjital “një botë të re” që është krijuar për vendin.

“Kemi nevojë për një hapje të sektorit, për të krijuar instrumente tërësisht të reja financiare në shërbim të sektorit. Kemi nevojë për praktikisht çdo gjë; duke mos e njohur si duhet sektorin nga brenda, i referohemi vetëm asaj që njohim nga vitrina globale”, shtoi Rama mbi mungesat që ata kanë identifikuar.

Sipas një raporti të UNDP-së me titull “Busulla e Zhvillimit Digjital”, dimensioni i sigurisë kibernetike në Shqipëri renditet në shkallën më të lartë (5) transformuese, e përshkruar me një kornizë ligjore dinamike dhe përputhje me kornizat ndërkombëtare.

Megjithatë, sipas këtij raporti, teknologjitë e reja mbeten akoma në nivelin bazik (1) rregullator, pa politika të konsideruara dhe ende të panjohura.

Rama shtoi gjatë takimit se, sipas tij, krijimi i një këshilli apo forumi në Kuvend me drejtuesit e kompanive kryesore të teknologjisë në vend do të ishte frytdhënës.

“Mendoj që ia vlen të kemi një këshill në Kuvend, një hapësirë, një forum ku të mblidhemi të paktën tre herë në vit për të diskutuar mbi çështjet dhe mbi të rejat për mirë apo për keq të sektorit”, tha ai gjatë takimit në Berat.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria ka nevojë për të krijuar instrumente krejtësisht të reja financiare në shërbim të sektorit.

“Të angazhohemi për produkte që nuk janë ekzistuese, por që mund të krijohen bashkërisht, në vend që të paguajmë për produkte që vijnë nga jashtë”, ftoi Rama drejtuesit e kompanive private të IT-së.

Ndër të tjera, ai vuri në pah rëndësinë e çështjes së sovranitetit dhe mbrojtjen nga boshllëqet që mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike.

“Tendenca për t’u pavarësuar nga shërbimet globale është gjithmonë e më e fortë, në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit nëpërmjet sulmeve kibernetike”, theksoi Kryeministri.

Ai pohoi se, teksa sektori publik po forcon dita-ditës mbrojtjen, ekziston shqetësimi se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm.

“Ne jemi tashmë të pavarur në shërbimet tona digjitale, por jam i vetëdijshëm për sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat, ku ka një mungesë informacioni për rreziqet që mund të vijnë nga sulmet kibernetike”, përfundoi Rama, duke shtuar se pikërisht në këtë pikë duhen ofertat e talenteve të reja për ndërtimin e mekanizmave të sensibilizimit.

Etiketa: Edi Ramateknologji
Tjetri
Kur arti (s’)tregon me gisht gënjeshtrat zyrtare

Kur arti (s’)tregon me gisht gënjeshtrat zyrtare

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.