AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Ekonomia

Aktivistët kërkojnë drejtësi sociale për punëtorët e huaj në Shqipëri

Organizata “Drejtësi Sociale” ka reaguar lidhur me shkeljen e të drejtave të punëtorëve të huaj në Shqipëri, duke theksuar se mosrespektimi i të drejtave në punë është një nga shkaqet kryesore për të cilat vetë shqiptarët emigrojnë për të punuar jashtë vendit.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
11 months më parë
në Ekonomia, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga Drejtësi Sociale

Në një postim publik në faqen zyrtare në Facebook, organizata që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shprehur mbështetjen për të drejtat e punëtorëve emigrantë në Shqipëri, pas publikimit të një artikulli nga BIRN Albania që dokumentonte shfrytëzimin e disa punëtoreve filipinase nga pronarët e një kompleksi turistik në bregdet.

“Kontrata të dyfishta dhe të parealizuara, orare të tejzgjatura, bllokim pasaportash dhe kërcënime për deportim” – kështu e përshkruajnë ekspertët e organizatës situatën e punëtorëve emigrantë të ardhur në Shqipëri përmes kontratave të punësimit.

“Drejtësi Sociale” thekson se në Shqipëri të drejtat e punëtorëve shpeshherë shkelen dhe nëpërkëmben, çka përbën një ndër arsyet kryesore përse qytetarët shqiptarë largohen nga vendi, duke sjellë kështu mungesë të fuqisë punëtore në tregun vendas.

Sipas organizatës, vetëm gjatë vitit të fundit kanë ardhur në Shqipëri rreth 15 mijë punëtorë të huaj me kontrata të përkohshme pune, të cilët janë përballur me kushte pune krejt të ndryshme nga ato të parashikuara në kontratë.

Një investigim i BIRN Albania zbuloi se kontratat e punës me punëtorët e huaj jo vetëm që nuk respektohen, por në disa raste, vetë pronarët e bizneseve që i rekrutojnë tentojnë t’i dëbojnë ata në mënyrë të paligjshme, kur ata ankohen për kushtet e punës apo kërkojnë të ndërpresin marrëdhënien e punësimit.

“Në një vend ku mungon respektimi i të drejtave të punëtorëve, ku sindikatat janë të pafuqishme dhe vëmendja politike për çështjet e punës është minimale, do të përballemi shumë shpejt me një krizë të thellë në lidhje me të drejtat e emigrantëve të punësuar në Shqipëri”, thuhet në reagimin e “Drejtësi Sociale”.

Tjetri
Nxjerrja e naftës në Shqipëri goditet nga çmimi i ulët dhe përmbytjet

Bankers paralajmëron padi arbitrazhi ndaj Shqipërisë

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.