AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin e Jorgo Goros, konfiskon një apartament

Gjykata e Posaçme e Apelit i gjeti të drejta dënimet e dhëna nga Shkalla e Parë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro dhe dy bashkëpunëtorëve të tij për tjetërsimin e pronave në bregdet, por ndryshoi disponimin lidhur me një apartament të poseduar nga i pandehuri, që u lirua nga sekuestroja, duke e konfiskuar atë. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkise se Himares, Jorgo Goro. Foto: Facebook.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 22 korrik lënien në fuqi të vendimmarrjes së Shkallës së Parë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për tjetërsimin e pronave në bregdet, por në ndryshim ka vendosur konfiskimin e një apartamenti të regjistruar në emër të një personi të lidhur, si dhe ka rrëzuar ankimin e një shoqërie.

Më 13 mars, Goro u deklarua fajtor në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për shpërdorim detyre në dy raste dhe dënimin e tij më 3 vjet e 1 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 20 ditë heqje lirie. Goro u akuzua se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara mundësoi kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, prona të zotëruara nga një shoqëri e Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili fitoi statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Këto prona që u sekuestruan më parë me kërkesë të SPAK, u vendos në shkallën e parë konfiskimi dhe kalimi i tyre për llogari të shtetit.

Goro u akuzua dhe për fshehje e mosdeklarim të një apartamenti. Megjithëse prokuroria pretendoi se ishte pasuri e fshehur e Goros, Shkalla e Parë i hoqi masën e sukestros dhe ia ktheu personit në emër të të cilit është e regjistruar. Përfaqësuesi ligjor i Goros, avokati Sokol Hazizaj argumentoi ndër të tjera gjatë konkluzioneve përfundimtare se apartamenti është i regjistruar në emër të biznesmenit Gentian Sula dhe nuk mund të jetë pasuri e fshehur e të mbrojturit prej tij, edhe nëse do të ishte poseduar në forma të ndryshme.

Fajtorë në këtë proces u deklaruan dhe ish-drejtori i Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Bashi që u dënua përfundimisht me 2 vjet burg dhe juristi i hipotekës, Vezir Gjikolaj, ndaj të cilit u caktua masa 1 vit e 4 muaj burgim.

Trupi gjykues i Apelit të Posaçëm i kryesuar nga gjyqtarja Daniela Shirka dhe me anëtarë gjyqtarët Dhimitër Lara e Miliana Muça, la në fuqi dënimet e caktuara nga Shkalla e Parë, ndërkohë që nuk gjeti të drejtë dhe ndryshoi vendimarrjen përsa i përket apartamentit të sekuestruar duke urdhëruar konfiskimin e tij. Po ashtu, u ndryshua vendimmarrja edhe lidhur me ankimin e një shoqërie, duke mos e pranuar atë.

Hetimi ndaj Goros zbuloi se ai ishte pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet, në pronësi fundore të Artan Gaçit.

Në një tjetër episod u konstatuan paligjshmëri në konfirmimin një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Goro është nënë hetim dhe për një çështje tjetër penale, ku ai është marrë i pandehur për shpërdorim detyre së bashku me dy vartës të tij, lidhur me procedurat e marrjes së tokës nga familjet bujqësore, si dhe në procedurat e kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve.

Tjetri
Prokurorja Armida Hamiti jep shpjegime për të ardhurat e prindërve nga bujqësia

Tërheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Armida Hamiti

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.