AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Zgjedhje 2025

Celibashi zgjidh ngërçin për mandatin në Tiranë, ai i kalon kushërirës së Adriatik Lapajt

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi të mërkurën t’i japë fund ngërçit ligjor për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë, duke vendosur që ai t’i kalojë Kleana Xhuvelit, kandidates së katërt në listën e mbyllur të këtij koalicioni dhe njëherazi kushërirë e liderit të tij, Adriatik Lapaj.

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
12 months më parë
në Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i “Nisma Thurje”, Endri Shabani, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Behet”; Adriatik Lapaj gjate nje ceremonie ku u njoftua krijimi i koalicionit zgjedhor | Foto: LSA

Vendimi erdhi pas një përplasjeje ligjore të zgjatur për interpretimin e mënyrës së shpërndarjes së mandatit mes kandidatëve të listës së mbyllur dhe atyre të listës së hapur.

Në nisje të mbledhjes, përfaqësuesja ligjore e koalicionit, Dorina Prethi, kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të njohë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur dhe t’ia kalojë mandatin kandidatit më të votuar nga lista e hapur – në këtë rast Adriatik Lapajt. Ajo argumentoi se kërkesat për dorëheqje janë miratuar “në heshtje” nga KQZ-ja, pasi institucioni nuk ka marrë vendim brenda afatit 60-ditor të përcaktuar në Kushtetutë.

“Nëse KQZ nuk reagon brenda afatit ligjor, dorëheqjet konsiderohen të pranuara në heshtje,” tha Prethi, duke i bërë thirrje Celibashit që të shpërndajë mandatin sipas renditjes në listën e hapur.

Por Kryekomisioneri rrëzoi këto pretendime, duke theksuar se listat e mbyllura konsiderohen përfundimtare pas miratimit të tyre dhe nuk mund të ndryshohen. Ai shtoi se një listë kandidatësh është e pavlefshme nëse nuk ka numrin e plotë të emrave dhe se dorëheqjet nuk mund të pranohen automatikisht pa vendim të KQZ-së.

“Pretendimi se dorëheqjet janë miratuar në heshtje nuk qëndron. Pas miratimit të listës, procesi konsiderohet i përfunduar dhe nuk mund të rikthehet për rishqyrtim,” deklaroi Celibashi.

Ai sqaroi gjithashtu se, nëse një kandidat nuk pranon mandatin pas shpalljes së rezultatit, tërheqja duhet të bëhet përpara Kuvendit dhe jo pranë KQZ-së.

Në lidhje me dy kandidatë të listës së mbyllur, Zeqir Kordhoni dhe Kleana Xhuveli, të cilët fillimisht kishin paraqitur dorëheqje, Celibashi tha se ata kanë të drejtë të ndryshojnë mendim deri në momentin që KQZ nuk ka marrë një vendim për shpërndarjen e mandateve.

“Duke qenë se Kleana Xhuveli është renditur më lart në listë dhe ka deklaruar se dëshiron të marrë mandatin, ajo e përfiton atë,” tha Celibashi.

Xhuveli, e pranishme në mbledhje, pranoi për mediat se nuk ka pasur aspirata për t’u bërë deputete, por shtoi se vendimi i Celibashit nuk do të mbyllë betejën ligjore të koalicionit.

“Nisma Shqipëria Bëhet” paralajmëroi se do ta apelojë vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve si dhe në Kolegj Zgjedhor, me synimin që mandati t’i kalojë liderit të saj, Adriatik Lapaj.

Tjetri
Akuzat me Gjokën sjellin dorëheqjen e drejtoreshës së rrugëve

Tuneli 19 milionë euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.