AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Prokurori Kledian Llaho parashtron pretendimet e tij në KPA

Prokurori Kledian Llaho i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ngritura në ankimin ndaj konfirmimit të tij, duke pretenduar dhe se nuk janë analizuar rrethanat faktike dhe kërkoi që pasi SPAK të njihet me parashtrimet dhe provat e tij, të tërhiqet nga kërkimi për shkarkim. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kledian Llaho ne KPA

Të mërkurën më 23 korrik, prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, paraqiti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA parashtrimet lidhur me çështjen e vetingut të tij. Ligjërimin e tij për më shumë se dy orë, Llaho e ndau në tre pjesë, në qëndrimet që kishte ndaj ankimit të kryer prej Komisionerit Publik, Fklorian Ballhysa ndaj konfirmimit të tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në atë që ai e cilësoi si sintezë lidhur me çështjen penale dhe administrative ndaj tij dhe në fund paraqiti parashtrimet kundër shkaqeve të ankimit.

Kledian Llaho u konfirmua më 22 dhjetor 2022 me shumicë votash, pasi KPK i konsideroi bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij në kundërshtim të barrës së provës për balancën negative në kriterin e pasurisë, si dhe për konstatimet për figurën dhe profesionalizmin.

Vendimarrja e KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes. Ballhysa kërkoi që çështja ti nënshtrohej shqyrtimit në Kolegj dhe në përfundim të vendosej shkarkimi i Llahos për cënimin e besimit të publikut te drejtësia.

Po ashtu, prokurori Klodian Braho që përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, tha në seancën paraardhëse më 11 korrik, se i qëndronte ankimit dhe kërkonte shkarkimin e Llahos për probleme në tre kriteret, atë të pasurisë, etikës dhe profesionalizëm. Ai theksoi pasaktësi dhe deklarime të paqarta në deklaratat e pasurisë së Llahos, që vinin në dyshim burimin e të ardhurave. Po ashtu, Braho theksoi cenimin e besimit të publikut, duke iu referuar indicieve për mungesë integriteti nga institucionet ligjzbatuese.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur dy masa disiplinore ndaj Llahos, “vërejtje publike” dhe ulje e pagës me 20% për tre muaj e largimin e tij nga pozicioni i drejtuesit të prokurorisë së Sarandës.

Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Në seancën e të mërkurës, Llaho theksoi se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i cili ka marrë kompetencat e Komisionerëve Publikë, nuk ka identifikuar mungesën e proporcionalitetit lidhur me konstatimet për mosdeklarime. Ai argumentoi se në një subjekt tjetër, Komisioneri Publik nuk ka ankimuar mosdeklarimin e 9 milionë lekëve, ndërsa në rastin e tij, e ka kryer ankimin vetëm për 600 mijë lekë.

Subjekti shtoi se në deklarimet e tij dhe intervistën pranë ILDKPKI-së, nuk është konstatuar ndonjë deklarim i pavërtetë. Po ashtu, sipas Llahos, nuk është konstatuar ndonjë përpjekje për fshehje pasurie.

Për konstatimin e bërë lidhur me mosdeklarimin e vlerës së një ndihme të dhënë nga vëllai, subjekti vërejti se Komisioneri Publik ka pretenduar pamundësi financiare të vëllait për shumën 7000 euro, në vlerë më të madhe nga sa ka konstatuar KPK.

Sipas LLahos, vlerësimi mundësisë financiare të vëllait nuk mund të kryhet duke analizuar dhe pasuritë e tjera të tij, por duhet bërë vetëm për shumën e dhënë. Ai argumentoi se vëllai kishte punuar 20 vjet në Itali kur ka blerë një apartament për 50 mijë euro dhe se do të përbënte fyerje të logjikës ekonomike konstatimi i pamundësisë financiare.

Llaho tha se Komisioneri Puyblik nuk ka analizuar një deklaratë noteriale për përfitimin e shumës 400 mijë lekë nga nëna e tij. Ai nënvizoi se megjithëse ka jetuar bashkë me nënën, Komisioneri Publik e llogari sikur ajo ka jetuar vetëm.

Subjekti kërkoi që analiza të kryhet jo vetëm duke u bazuar në të dhënat e certifikatës familjare, por edhe në ato faktike. Sipas tij, SPAK mund të verifikonte nëpërmjet TIMS se ku ka jetuar faktikisht nëna e tij.

Ai kundërshtoi konstatimet për gjendje konfliktuale në hetimin e dy çështjeve. Sipas tij, konfliktet e paqëna janë sajuar me qëllim largimin e tij nga hetimi çështjeve, pasi nuk e korruptonin dot.

Llaho e cilësoi të pqaratë konstatimin e drejtuesit të SPAK lidhur me nënindikatorët në aspektin professional.

Lidhur me informacionet nga institucionet ligjzbatuese, Llaho tha se nuk ishte njohur dhe se ishte në pamundësi për të paraqitur mbrojtje. Sipas tij, mbetet e paqartë se përse duhet që të konsiderohet mangësi e integritetit.

Lidhur me pretendimet e një denoncuesi, ai ngriti pretendime se SPAK ka qëndrim të njëanshëm, duke besuar denoncuesin.

Para se të vijonte me parashtrimet, Llaho kërkoi që të paraqiste një sintezë. Sipas tij, së fundmi Gjykata e Posaçme kishte vijuar për herë të tretë zgjatjen e masës së caktuar ndaj tij për pezullim nga detyra. Subjekti tha se gjendja e tij emocionale është e rënduar, pasi SPAK është palë në atë proces. Po ashtu, pretendoi se kërkesa e SPAK për vijimin e pezullimit është e njëjtë, pa konstatuar asgjë të re. këtë situatë ai e cilësoi si një trysni edhe ndaj trupit gjykues që sjell dyshim mbi paanshmërinë.

Lidhur me konstatimin e Komisionerit Publik për deklarime kontradiktore, të pasakta e të pamjaftueshme për pasurinë, që pamundësinë kryerjen e hetimit administrativ, Llaho pretendoi se është keqpërdorur sinqeriteti i tij tepruar në deklarime.

Ai vërejti se ka deklaruar jo vetëm burimin e likujditeteve që dispononte, që ishin të ardhurat nga shitja e një apartamenti, por edhe burimet që kishin shërbyer për blerjen e asaj banese. Sipas Llahos, detyrim ishte vetëm deklarimi burimit të pasurisë që dispononte dhe se nuk mund të konstatohet pasaktësi në deklarimet për burimet e burimit të pasurisë. Subjekti tha se ftonte SPAK-un që pasi të njihej me parashtrimet e tij, të tërhiqej nga ankimi.

Sipas Llahos, Komisioneri ka analizuar me detaje çdo pasaktësi, por nuk është përpjekur për të verifikuar nëse ka pasur pamundësi financiare.

Lidhur me shkaqet e ngriturta në aspektin e figurës, Llaho vërejti se probleme në këtë kriter ka kur konstatohet kontakt i papërshtatshëm.

Për aspektin profesional, ai pretendoi se gjithë çështjet e ngritura bien në kundërshtim me jurispudëncën e KPA-së. Për një çështje ai konstatoi se është ende në shqyrtim dhe nuk mund të trajtohet nga Kolegji.

Ajo kundërshtoi dhe shkaqet e ngritura për konflikt interesi, duke parashtruar interpretimin e tij ligjor lidhur me situatën e konfliktit të interest. Sipas subjektit, konflikti interesi lidhur me rastet kur ka të bëjë me ndikim tek çështjet që heton.

Në vijim ai parashtroi se është sulmuar për shkak të hetimeve që ka kryer ndaj paligjshmërive. Sipas Llahos, në një rast kishte konfiskuar një truall me vlerë rreth 10 milionë euro dhe se me pezullimin e tij nga detyra, shqyrtimi i asaj çështje jo vetëm nuk kishte përfunduar, por mund të kishte marrë dhe drejtim tjetër.

Llaho përmendi dhe një tjetër rast, duke shpjeguar se gjashtë kallëzime ndaj një shtetasi ishin avancuar vetëm kur kishte marr rolin e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës.

Sipas subjektit, duke se institucionet e drejtësisë, me masën e sigurimit të pezullimit nga detyra ndaj tij, jo vetëm kanë bllokuar hetimet ndaj atij personi, por nënvizoi se dukej se,ç do person me veprimtari kriminale mund ta përdorte drejtësinë për hakmarrje.

Për 14 denoncime të reja, nuk u gjetën shkaqe për vijimin e hetimit të tyre.

Kolegji vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe administroi aktet e dorëzuara nga subjekti. Po ashtu, u pranua kërkesa e palëve për administrimin e një vendimi gjyqësor. Seanca u shty për më datë 30 korrik, në orën 11:00.

Tjetri
Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë

Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.