AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

Vendimi i KPK për shkarkimin e ish-gjyqtares Majlinda Andrea të dënuar për korrupsion, me arsyetimin se largimi nga detyra zgjidhte përfundimisht statusin e saj të magjistratit të mbetur pezull nga mosushtrimi i kompetencave prej ILD-së dhe KLGJ-së, u gjet i drejtë nga Kolegji, që e rrëzoi si të pabazuar kërkimin e Komisionerit Publik dhe drejtuesit të SPAK për përfundimin e procesit të vetingut të këtij subjekti pa një vendim përfundimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
10 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimmarrjen për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për shkarkimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet burg, por që u konvertua në shërbim prove.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi se institucionet e drejtësisë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre për hetimin dhe procedimin disiplinor të magjistratëve, për gjashtë vjet radhazi nuk kishin ushtruar kompetencat e tyre për t’i hequr Andreas statusin e magjistratit dhe vendimarrja për ta shkarkuar u konsiderua si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht statusin e saj të magjistratit.

Por, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e cilësoi të gabuar arsyetimin e Komisionit. Ai vlerësoi se ushtrimi nga ana e Komisionit i kompetencës kushtetuese së kryerjes së procesit të rivlerësimit duke sjellë shkarkimin e magjistratit të dënuar, nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë ardhjen e pasojës, për shkak të mosveprimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD-së dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ-së, të cilët Kushtetuta i detyron të veprojnë në rastin konkret.

Edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i qëndroi ankimit dhe kërkoi që procedura e vetingut të Andreas të deklarohej e përfunduar pa një vendim përfundimtar. Gjatë shqyrtimit në Kolegj, u konstatua se ILD dhe KLGJ ishin ende në kushtet e mosveprimit lidhur me çështjen e ish-gjyqtares Andrea.

Në përfundim të gjykimit, kërkesa e Komisionerit dhe e drejtuesit të SPAK u gjet e pabazuar nga Kolegji që vendosi lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit.

Etiketa: Altin DumaniFlorian BallhysaKëshillit të Lartë GjyqësorKolegji i Posaçëm i ApelimiMajlinda Andrea
Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.