AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Kori që nuk hesht para mortit: 60 vite këngë, kujtesë dhe trashëgimi vokale në Gjakovë

Kori legjendar i Gjakovës shënon 60-vjetorin mes harresës shtetërore dhe dëshirës për të mbijetuar, ndërsa zërat e burrave që këndojnë për të vdekurit, mbajnë gjallë një traditë të rrallë vokale dhe patriotike.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
10 months më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Diregjenti Rauf Dhomi

Qetësia solemne e varrezave të Gjakovës prishet nga zërat burrërorë të një kori që këndon lamtumirën. Pranë varrit të një prej anëtarëve, Kori i Burrave të Gjakovës përcjell mikun me një këngë të dirigjentit Rauf Dhomi, që tingëllon si homazh, por edhe si thirrje për kujtesë.

Ky ansambël, që ka përcjellë me këngë emra të shquar të kulturës kombëtare si Anton Çetta, Çesk Zadeja, Vaçe Zela, Tish Daija apo princin Leka Zogu, si dhe qindra dëshmorë të luftës së UÇK-së, po shënon këtë vit 60-vjetorin e themelimit.

Por përtej vlerësimit simbolik dhe mirënjohjes publike në raste mortore, autoritetet lokale dhe qendrore në Kosovë nuk kanë marrë ende asnjë nismë konkrete për përkujtimin apo mbështetjen institucionale të tij.

Themeluesi i tij, kompozitori dhe akademiku Rauf Dhomi, që numëron dy operat e para të krijuara në Kosovë, shmanget të flasë gjatë për mungesën e vëmendjes shtetërore.

“Kur fillova punën në qershorin e largët të vitit 1965, nuk mendoja se ky kor do të ishte kaq jetëgjatë,”  tha për BIRN Dhomi, aktualisht Akademik në Prishtinë dhe në Tiranë. “Është e vështirë të përshkruaj rolin e madh që luajti ky ansambël me këngët e veta në edukimin patriotik të rinisë dhe të mbarë popullit”, shtoi ai.

Gjakova, qyteti me 95 mijë banorë,  jeton intensivisht me muzikën, veçmas me këngën.  Grupet muzikore janë të shumta, dhe krijimi i tyre daton disa dhjetëvjeçarë më parë. Qamili i vogël, Ismet Peja, Mazllum Mezini, Florent Nushi, Shkëlzen Jetishi, janë disa nga emrat më të njohur të kësaj fushe.

Kori u themelua në fillim të viteve ’60, në një kohë kur kultura shqiptare në Kosovë po afirmohej nën kushte të vështira politike dhe sociale. Ai lindi si një përgjigje artistike ndaj nevojës për të ruajtur dhe zhvilluar traditën vokale shqiptare, duke qenë një formë rezistence kulturore ndaj asimilimit. Në dekadat që pasuan, kori u bë pjesë e pandashme e jetës publike dhe ceremoniale në qytet.

Gjatë dekadave, kori ka pasur deri në 54 anëtarë dhe ka marrë pjesë në mbi 170 aktivitete kulturore e përkujtimore në qytete të ndryshme shqiptare, nga Durrësi e Korça, deri në Ulqin e Tiranë. Është vlerësuar nga personalitete si presidenti Ibrahim Rugova dhe muzikologë të njohur si Rifat Teqja, Engjëll Berisha, Zhani Ciko e prof. dr. Zekeria Cana.

Kori i Burrave – Rauf Dhomi dhe disa koriste ne varrezën e Gjakovës

Në një qytet me traditë të gjatë muzikore si Gjakova, kori përfaqëson një nga kulmet artistike kolektive.

“Ne kemi punuar në sektorë të ndryshëm dhe baca Rauf na testoi para përfshirjes në ansambël,” kujtoi Mazllum Morina. “Shumica u bashkuan me Korin në fundin e viteve ’60, pas kontributit në Ansamblin “Hajdar Dushi”, shtoi ai.

Megjithëse I ka kaluar të 80 vjetët Mazllumi prej disa kohësh këndon edhe me një  ansambël të vogël popullor, duke mos e harruar lidhjen me këngën.

Teksa përcjellin në banesën e fundit anëtarin themelues të Korit, Shefik Pallaska, në drekën e përmortshme ata kujtojnë nën zë një këngë korçare, pjesë e repertorit ndër vite.

“Shefiku bënte kujdes për tekstet e këngëve në krahinat e tjera shqiptare dhe për origjinalitetin e tyre”, shtoi Mazllumi.

Kori i Burrave dallohet për cilësitë e mrekullueshme vokale dhe profesionale, ndaj meraku i tyre për vazhdimësinë është jo i vogël.

Megjithëse jeton tashmë në Prishtinë, dirigjenti Rauf Dhomi është ofruar për ta ringritur ansamblin koral.

“Dëshira e koristëve dhe e të rinjve që duan të rreshohen në radhët e tij është e madhe, por përgjigja e autoriteteve mungon,” tha ai.

“Ashtu siç mungon ende edhe një historik i plotë mbi rrugëtimin 60-vjeçar të Korit të Burrave,” shtoi dirigjenti.

Në dhjetor Dhomi do të festojë me miq e shokë 80-vjetorin e lindjes, dhe ai e ka një mendje një dhuratë.

“Do të kishte qenë shumë më bukur nëse më parë do të kremtohej 60-vjetori i Korit të Burrave të Gjakovës,” përfundon ai.

 

Etiketa: Gjakovekori i burraveRauf Dhomi
Tjetri
Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës

Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.