AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kur vjen puna te shëndetësia, disa në Kosovë ende i besojnë Serbisë

Zyrtarisht, Serbia dhe Kosova nuk bashkëpunojnë në fushën e shëndetësisë, por disa pacientë nga Kosova – si shqiptarë ashtu edhe serbë – vazhdojnë të kërkojnë trajtim në Beograd, pavarësisht sfidave.

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
11 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Qendrës Klinike të Serbisë (KCS). Foto: Wikipedia.

Jo shumë kohë më parë, M.N. humbi një djalë tetë muajsh. Ai dhe familja e tij provuan gjithçka për ta shpëtuar, madje, kaluan edhe kufirin në veri të Kosovës për të kërkuar trajtim në Serbi.
“Fillimisht e çuam në spital sepse nuk po pinte sa duhet”, kujton M.N. “Gjendja e tij u përkeqësua shpejt, por nuk pati ndonjë shpjegim. Pas tre javësh, vendosëm ta dërgonim në Beograd.”

Ata morën një autoambulancë private, pasi ato të sistemit shëndetësor publik nuk lejohen të hyjnë në Serbi.
Atje, si shtetas i Kosovës, M.N. u desh të paguante për trajtimin njësoj si çdo i huaj, por të paktën djali i tij më në fund u diagnostikua. Mjekët nuk mund të bënin dot asgjë dhe foshnja ndërroi jetë në Prishtinë në fund të qershorit.

Serbia dhe ish-krahina e saj jugore me shumicë shqiptare nuk kanë asnjë marrëveshje formale për të rregulluar bashkëpunimin në shëndetësi, siç do të ndodhte zakonisht mes shteteve fqinje.
Kjo sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe përpjekjet shumëvjeçare të Bashkimit Evropian për të “normalizuar” marrëdhëniet mes të dyja palëve kanë dështuar.

Megjithatë, disa pacientë nga Kosova – si shqiptarë ashtu edhe serbë – vazhdojnë të kërkojnë trajtim në spitalet publike dhe private në kryeqytetin serb. Ata përballen me sfida, duke filluar që nga mungesa e transportit me autoambulanca deri te kostot shtesë.
“Aktualisht, nuk ka ndonjë marrëveshje ndërinstitucionale mes autoriteteve shëndetësore të Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka pengesa ligjore që na ndalojnë të ofrojmë shërbime transporti drejt institucioneve shëndetësore në Serbi”, tha Mentor Zejnullahu, drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Përjashtim bëjnë autoambulancat e qendrave shëndetësore në zonat me shumicë serbe të Kosovës, të cilat vazhdojnë të funksionojnë si pjesë e sistemit shëndetësor serb, pavarësisht se Serbia humbi kontrollin shtetëror mbi Kosovën në vitin 1999.
Në Osojan, një fshat i banuar me serbë në rajonin e Pejës, dy autoambulanca qëndrojnë të parkuara jashtë – njëra me targa të Kosovës dhe tjetra me targa serbe.
Një punonjës i qendrës, që kërkoi të mbetet anonim, tha se autoambulancat e tyre udhëtojnë rregullisht drejt Serbisë, shpesh duke transportuar pacientë shqiptarë nga Kosova.
“Ne jemi një shërbim shëndetësor”, tha ai. “Përpiqemi ta bëjmë punën sipas etikës mjekësore.”

Në Institutin për Kujdesin ndaj Nënës dhe Fëmijës në Beograd, ku u trajtua djali i M.N.-së, doktoresha Snezana Ristic tha për BIRN: “Ne e ofrojmë trajtimin tonë pa pyetur për kombësinë.”

Asnjë dallim i dukshëm në trajtim

Autoambulanca në Osojan, Kosovë. Foto: BIRN.

Një çerek shekulli pas luftës në Kosovë, mosbesimi midis serbëve dhe shqiptarëve vazhdon të jetë i lartë.
Megjithatë, kjo nuk i ka penguar disa njerëz që t’ia besojnë shëndetin e tyre etnisë tjetër.

“Pas përfundimit të luftës kishte më pak pacientë shqiptarë, por më pas ata rifilluan të kërkonin trajtim mjekësor, pavarësisht se shtetet nuk kanë bashkëpunim zyrtar”, tha Nezir Loshaj, një shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili së fundmi ka dalë në pension pasi punonte si teknik mjekësor në spitalin kryesor të Beogradit.

Loshaj ishte vetëm dy vjeç kur, në vitin 1962, ai dhe familja e tij u shpërngulën nga Kosova në Beograd për shkak të punës së të atit. Ai vazhdon të jetë një pikë kontakti për shqiptarët e Kosovës që kërkojnë këshilla për trajtim në Beograd.

“Në fillim, disa ishin hezitues apo dyshues”, tha ai. “Unë isha aty vetëm për t’u siguruar që gjithçka të shkonte mirë.”
“Sa herë që kërkonin trajtim, kurrë nuk kam parë ndonjë ndryshim në qasje apo trajtim të diferencuar për shkak të përkatësisë etnike”, tha ai, duke theksuar se për dekada të tëra, “spitali i Beogradit ishte qendra kryesore për pacientët në të gjithë ish-Jugosllavinë.”

Krist Palushaj, një shqiptar 72-vjeçar nga Klina, afër Pejës, kohët e fundit kërkoi trajtim në Klinikën Ortopedike në Beograd.
“Shkova për disa komplikacione që nuk trajtoheshin këtu dhe trajtimi ishte korrekt”, tha ai.

Palushaj kishte qenë më parë në Beograd, kur kishte çuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Janën.
“Në Beograd zbuluan diçka që nuk ishte vënë re gjatë ekzaminimeve këtu”, tha ai. “E diagnostikuan me kancer në shtyllën kurrizore. Pasi e operuan, ajo u ndje mirë. Por një vit më vonë, në vitin 2021, vdiq nga koronavirusi.”

Krist Palushaj. Foto: BIRN.

Mungesa e bashkëpunimit mes Beogradit dhe Prishtinës krijon probleme edhe për profesionistët e mjekësisë.
Edis Jonuzi, një fizioterapist nga qyteti jugor i Prizrenit u diplomua në Beograd në vitin 2010, por u desh të priste gjashtë vjet për të marrë licencën për të ushtruar profesionin e tij në Kosovë, kur u krijua një mekanizëm për të certifikuar diplomat nga vendi tjetër.

“Për gjashtë vjet kalova një betejë të jashtëzakonshme derisa mekanizmi mbikëqyrës i BE-së në Bruksel e miratoi”, tha ai. “Më pas ishte zv/avokati i popullit për komunitetin serb në Kosovë ai që mundësoi që diploma ime të njihej. Kjo problematikë më ka kushtuar shumë në karrierë dhe në shumë mënyra të tjera.”

Loshaj tha se shëndetësia qëndron mbi politikën.
“Politika mund të vazhdojë tensionet, por spitalet, mjekët dhe pacientët prej kohësh i kanë njohur dokumentet e njëri-tjetrit dhe i kanë pranuar pa shumë zhurmë”, tha ai.

Asnjëri prej negociatorëve kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja nuk iu përgjigj kërkesave për koment për këtë artikull.

Etiketa: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Tjetri
Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.